Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

personal

  • 1 personal

    personal

    English-Albanian dictionary > personal

  • 2 personal

    personale

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > personal

  • 3 personal computer

    ['pë:sënël këm'pju:të:] kompjuter personal; kompjuter për përdorim personal ose individual; makinë llogaritëse; kompjuter (shkurtim PC, shumës PCs)
    Kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer ( hardware - pjesë fizike e tij) dhe softuer ( software - programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit.
    Hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera ( Keyboard), monitori, shtypësi ( Printer), miu ( Mouse), disku i ngurtë ( Hard Disk), njësia e diskut, disketa ( Floppy Disk), njësia e disketës, CD-ROM-i ( CD ROM), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi ( Scanner), kamera digjitale etj.
    Softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.)

    English-Albanian dictionary > personal computer

  • 4 Fjalor i shkurtër terminoiogjik i informatikës

    A
    Abort - ndërprerje e operacionit, procesit ose procedures gjatë kryerjes së tij.
    Accept - pranon.
    Access time - koha e arritjes së të dhënave.
    Accessories - veglat ndihmëse në Windows.
    Adapter - kartelë për zgjerim e cila instalohet në kompjuter.
    Adress register - numër hemksadecimal i cili e tregon adresën e lokacionit të caktuar të memorjes.
    Algorithm - zgjidhja e një problemi hap pas hapi.
    allocate - ndarje të resurseve të kompjuterit, si për shembull në disk, shtypës ose memorje të çdo skedari, shfrytëzuesi ose procesi.
    alpha numeric characters - shenja alfanu-merike. Të gjitha shenjat që i shfrytëzon kompjuteri, përfshirë këtu edhe shkronjat, shifrat, shenjat për interpunksion dhe shenjat speciale, siç janë: \$, \@ i \#
    ANSI (American National Standar Institute) - Instituti Nacional Amerikan për Standarde.
    ASCII ( American Standard Code for Information Interchange) - Kodi amerikan për këmbim të informacioneve. Renditje standarde e shtatë shifrave binare (shifra e shtatë mund të jepet për kontroll të çiftësisë) e cila aplikohet për paraqitjen e shenjave në kompjuter.
    Animation - animacion - Iluzion i lëvizjes me paraqitje të shpejtë të fotografive të njëpasnjëshme, e cila arrihet me përdorim të harduerit dhe softuerit përkatës. Programet më të njohura për animacion janë: 3 D Studio, Autodesk Chaos, Imagine etj.
    Application - program i cili është i dedikuar për shfrytëzuesit e rëndomtë, i cili është i projektuar për kryerje të ndonjë pune të caktuar. Për shembull aplikacioni për kontabilitet financiar.
    Application development tools - vegla për krijim të programeve aplikative.
    ALU ( Arithmetic-Logic Unit) - njësi aritmetiko-logjike. Është pjesë e njësisë qendrore (çip i mikroprocesorit) e cila kryen operacione kryesore aritmetike dhe logjike me të dhënat.
    Artificial Intelligence - intelegjencë artificiale. Emër i sistemeve të kompjuterit që duhet të shfaqin inteligjencë njerëzore, si kuptim për fjalën e thënë, si reagim ndaj ambientit të tyre fizik dhe adaptimit ndaj kushteve të tilla.
    Ascending order - rendi i radhitjes së elementeve sipas rendit të rritjes, prej vlerave më të vogla kah më të mëdhatë (a, b, c...)
    Assembler - përkthyes programor. Program i projektuar që t'i transformojë instruksionet simbolike në formë më të qëlluar për t'i kryer në kompjuter.
    Assign - dhënie vlerë diçkaje që është shfrytëzuar në programim.
    Asterisk - shenja * (yll). Përdoret si shenjë xhoker që mundëson specifikim të disa skedarëve përnjëherë.
    Auto CAD - program aplikativ për projektim kompjuterik dhe disenjim.
    B
    Backbone - niveli më i lartë në një rrjet kierarkik kompjuterik.
    Backslash - shenja \\ ( ASCII kodi 92). Përdoret në specifikimin e rrugës së diskut ku gjendet skedari i kërkuar.
    Backspace - zhvendosje e kursorit për një vend prapa.
    Backup - kopje rezerve. Bëhet kopje e përmbajtjes së diskut të kompjuterit dhe atë në mënyrë periodike, ndërsa vendoset në shirit magnetik ose në CD.
    Bad sector - sektori jo në rregull. Pjesë e disketës ose diskut ku nuk nuk mund dhe ku nuk është e sigurt të shkruhen informacione
    Bad trac table - tabelë e shtigjeve që nuk janë në rregull. Listë e pjesëve të çrregulluara fabrikisht dhe të pasigurta për shkruarje, e cila është e ngjitur në pjesën e prapme të diksut.
    Bandwidth - njësi matëse për sasinë e të dhënave të cilat mund të transmetohen përmes ndonjë rrjeti të komunikimit në një sekondë.
    Bar chart - diagram në formë të shiritave.
    Bar code - paraqitje e shenjave alfanu-merike me ndihmën e vijave vertikale me gjatësi të ndryshme. Përdoret si mënyrë për shifrim universal të prodhimeve.
    Bar code reader - lexues bar cod. Pajisje optike për lexim të shenjave bar cod.
    BIOS (Basic Input Output System) - grup i programeve më të vogla detyra e të cilave është të shfaqë test rutinor kur kyçet kompjuteri, si dhe ta startojë sistemin operativ të kompjuterit.
    BASIC - gjuhë programore e cila është e lehtë për mësim.
    Batch - pako. Bashkësi e elementeve ose dokumeneteve të cilat përpunohen si tërësi.
    Batch processing - përpunim paketor. Teknikë që përdor vetëm një inkuadrim të programit në memorjen kryesore për shkak të përpunimit të më tepër detyrave të veçanta njëra pas tjetrës.
    Baud - bod. Kapacitet maksimal për transmetim të informacioneve në një kanal të komunikimit, i cili është njësi matëse e numrit të ndryshimeve të niveleve në sekondë.
    Benchmark - krahasim. Program standard i cili shërben për përcaktimin e performansave të kompjuterëve të ndryshëm.
    Beta version - version prove i softuerit para daljes së tij zyrtare në treg.
    BIT ( Binary digiT) - shifra binare janë 0 dhe 1. Kompjuterët digjital procesojnë informacione në formë digjitale, ndërsa zbatojnë vetëm shifra të sistemit binar. Ato zakonisht paraqiten me tension prej 5 V për numrin 1, gjegjësisht 0 V për numrin O.
    Binary file - skedar binar i cili përbëhet prej disa bitave, por i cili nuk është skedar tekstual. Zakonisht ato janë programe me fotografi.
    Binary system - sistem binar. Sistem numërimi për shkruarje të numrave në kompjuter. Aty ka vetëm dy shifra 0 dhe 1.
    Bps (Bits per second) - bit në sekondë. Masë për shpejtësinë e transmetimit të rrjetave kompjuterike
    Blank - i zbrazët, i pashkruar. Shenjë që i përdoret për paraqitjen e vendit të zbrazët ndërmjet shenjave të shtypura.
    Bold - shkronja me kontura më të trasha dhe më të errëta
    Bookmark - reference e cila na drejton kah ndonjë dokument i caktuar hipertekstual i Internetit.
    Boot - startimi i kompjuterit, gjatë së cilës fillon puna e sistemit operativ.
    Boot block - pjesë e diskut ku gjendet softueri i cili i mundëson kompjuterit ta fillojë punën.
    Boot disk - disk ose disketë prej së cilës startohet sistemi operativ.
    Break - ndërpren. Sinjal special i cili e ndërpet punën e ndonjë programi. Shpesh fitohet me shtypje të tasteve Ctrl dhe C përnjëherë.
    Browser - fletëkërkues. Program i cili është i dedikuar për shikimin e dokumenteve hipertekstuale të Internetit. Me ndihmën e tij shrytëzohet servisi më i dobishëm i Internetit WWW (W orld W ide W eb). Fletëkërkuesit më të njohur janë Microsoft Internet Explorer dhe Netscape Navigator.
    Buffer - bafer. Vend në kujtesën kryesore të kompjuterit për ruajtje të përkohshme të të dhënave.
    Bug - gabim, defekt. Gabim i paqëllimtë në program, për shkak të të cilit programi nuk punon si duhet. Në përkthimin më tekstual nënkupton bubë dhe mendohet se rrjedh prej ngjarjes kur mola është kapur për ndonjë relej të kompjuterëve të parë dhe e ka pamundësuar punën e tij.
    Bullet - shenjë për renditje e cila përdoret në programet për përpunim të tekstit.
    BBS (Bulletin Board System) - tabelë elektronike për shpallje. Shërbim telekomunikues përmes të të cilit konsumatorët komunikojnë, këmbejnë informata etj.
    Bus - mbledhëse. E lidh pllakën amë të kompjuterit me procesorin, kujtesën, diskun dhe elementet tjera kompjuterike.
    Byte - bajt. Tetë bita. Shpesh është numër binar tetëshifror i cili paraqet një shkronjë.
    C
    Cache - kesh. Pjesë e kujtesën e rezervuar për ruajtje të të dhënave që përdoren shpesh, te të cilat procesori ka qasje shumë më të shpejtë sesa në hard disk. Kujtesën kesh mund të gjendet në memorjen RAM ose në hard disk.
    Cancel button - tast për shfuqizimin e funksionit të zgjedhur. Te numri më i madh i programeve tasti për shfuqizim aktivizohet me shtypjen e tastit Esc.
    Case sensitive - dallimi i shkronjave të mëdha dhe të vogla. Me shpesh gjatë krahasimit të dy fjalëve apo teksteve.
    CRT (cathode ray tube) - gypi katodik i ekranit.
    CPU (C entral P rocessing U nit) - njësi qendrore e procesuimit. Zemër e kompju­terit personal. Udhëheq dhe drejton me të gjitha operacionet për përpunim të të dhënave.
    Centronics port - portë e kompjuterit në të cilën shpesh lidhet shtypësi.
    Chanel - kanal. Rrugë në të cilën transmetohet informacioni digjital në kompjuter.
    Character - shenjë; karakter. Cilado shkronjë, shenjë e interpunksionit, ose ndonjë nga njëqind shenjat tjera që mund të vërehen në ekran, gjegjësisht të cilat mund të shtypen.
    CPI (character per inch) - numër i shenjave në një inç. Njësi matëse për matjen e dendësisë së shkrimit. Shprehet me numër të shenjave në një inç.
    Check box - kuti katrore për dialog e cila mund të jetë e kyçur ose e çkyçur, gjegjësisht të jetë e zgjedhur ose jo, ndonjë opcion në kornizën për dialog.
    Checksum - shumë për kontroll. Shuma e numrave që përdoren për kontrollim të mbledhjes.
    Click - klik. Shtypje dhe lëshim i tastit të minakut, pa mos e lëvizur.
    Client - klient. Sistem i cili mund të punojë i pavarur, edhe pse në një masë edhe ky është i varur prej ndonjë sisitemi tjetër. Për kompjuterin që është i lidhur në rrjet kompjuterik shpesh thuhet se është klient.
    Client-server network - rrjet i tipit klient-server.
    Clip art - bashkësi e vizatimeve grafike dhe fotografive të shkruara në skedar të veçantë i cili është i arritshëm për përdorim të ndonjë aplikacioni, për shembull, për përpunim të tekstit ose të grafikës.
    Clipboard - kohësisht, skladim i fshehur për tekst ose fotografi të cilat priten ose kopjohen.
    Clock speed - shpejtësi e ores. Shpejtësia e punës së procesorit në kompjuter matet me megahercë (MHz) ose me gigahercë (GHz).Sa më e shpejtë është shpejtësia e procesorit, aq më tepër urdhëra mund të kryejë kompjuteri.
    Clone - klon. Kompjuter i cili paraqet kopje të suksesshme të kompjuterit tjetër të (standardizuar). Më shpesh kjo u dedikohet atyre kompjuterëve të cilët janë kompatibil me kompjuterët e kompanisë IBM.
    Cod - kod. Diçka që është shkruar me gjuhën kompjuterike, në letër ose në kompjuter.
    Code page - faqe e koduar. Tabelë e cila tregon se cili karakter i përgjigjet shenjës në ekran dhe me shtypjen e tasterit a përfitohet e njëjta shenjë.
    CGA (Color Graphics Adapter) -videokartelë e cila është më e vjetëruar.
    COM port - portë seriale. Më shpesh në kompjuterët ekzistojnë dy porta seriale të shënuara si C0M1 dhe COM2.
    Command interperter - program i cili i integron dhe i përpunon urdhërat e dhënë në kompjuter. Në sistemin operativ DOS është programi C0MAND.COM, ndërsa në WINDOWS është WIN.INI
    COBOL (Common Business Orientated Language) - gjuhë progamore nga gjeneratat më të vjetra të cilat përdoren për aplikacione financiare.
    Communication protocol - përmbledhje e programeve e cila mundëson transmetim dhe këmbim të të dhënave ndërmjet dy ose më tepër kompjuterëve.
    CD (Compact Disc) - kompakt disk. Medium për memorim të të dhënave digjitale dhe audio. Në kompakt disk mund të vendoset muzikë prej 72 minutave ose të dhëna prej 650 MB.
    CD ROM (Comapct Disc Read Only Memory) - njësi harduerike për leximin e kompakt disqeve. Me këtë njësi mund vetëm të lexojmë e jo edhe të shlyejmë ose të regjistrojmë të dhëna të reja.
    COMPAQ (COMPAtibility Quality) - shenjë e prodhimeve cilësore të kompjuterëve desktop dhe laptop.
    Compiler - kompajler; përkthyes. Program i cili i përkthen disa gjuhë të larta programesh në ndonjë gjuhë makinerike.
    CompuServe - njëra ndër rrjetat më të mëdha të Internetit në botë. Klientëve të tyre ju ofron këmbim të skedarëve, të të dhënave, të postës elektronike etj.
    CAD (Computer Aided Design) - shfrytëzim i kompjuterit për krijime të vizatimeve ose për projektime të ndonjë objekti ose sistemi. Programet më të njohura nga kjo sferë janë Auto Cad, Auto Sketch, Design CAD, Lab View etj.
    CAM (Computer Aided Manifacture) - prodhim me ndihmën e kompjuterit.
    CASE (Computer Aided Software Engineering) - vegël softuerike për programerët. Shfrytëzohen për planifikim, analizim si dhe projektim të dokumentacionit në softuerin kompjuterik.
    Computer analyst - analitik kompjuteristik. Person i cili i definon problemet dhe saktësisht i pëcakton hapat për zgjidhjen e tyre me anë të kompjuterit.
    Configuration - konfiguracion. Mënyrë e lidhshmërisë së kompjuterit me njësitë tjera periferike në një sistem të përbashkët.
    Controller - vegël teknike e cila i mundëson veglës tjetër të komunikojë me kompjuterin.
    Conversion - konverzion. Proces i transformimit të të dhënave (tekst, grafik) nga një format në tjetër.
    Cooki file - skedar në të cilin ruhen skedarët e shfrytëzuar (cookies). Zakonisht gjendet në emërtuesin bashk me fletëkërkuesin (shembull në emërtuesin Internet Explorer).
    Corel DRAW- Pako programore e dedikuar për vizatim dhe punim me fotografi.
    Corrupted file - skedar i dëmtuar. Dëmtimi mund të jetë për shkak të ektorëve të diskut që nuk janë në rregull, prishjes fizike ose gabimeve të shkaktuara nga programi.
    Crash - gjendje kur kompjuteri bie prej funksionimit të tij dhe më tutje nuk mund të përdoret. Pas kësaj kompjuteri zakonisht përseri startohet.
    Current drive - disk me të cilin shfrytëzuesi punon momentalisht.
    Cursor - kursori. Tregues i pozicionimit. Vijë vertikale e lëvizshme që dridhet dhe vezullon e që paraqitet në ekran si indikator vizuel e cila mund të dislokohet edhe vertikalisht edhe horizontalisht me anë të urdhërave prej tastierës.
    Cyberphobia - kiberfobia. Frikë nga kompjuteri.
    CRC (Cyclic Redundancy Check) - metodë e testimit për të dhënat dalëse nga disku për shkak të sigurisë prej gabimeve.
    D
    Data - të dhënat. Nocion i përgjithshëm për numrat, simbolet dhe madhësitë analoge të cilat shfrytëzohen si madhësi dalëse për përpunimin e kompjuterit.
    Database - baza e të dhënave. Bashkësi e të dhënave të lidhura ndërmjet vete dhe të organizuara paraprakisht. Programet më të njohura për udhëheqjen e bazave të të dhënave janë: Oracle, MS SQL Server, Informix, Sybase etj.
    Data security - mbrojtje e të dhënave nga ndërhyrjet e qëllimta ose të rastësishme nga njerëz jo të autorizuar.
    Data type - tip i të dhënave. Mund të jenë: tekstuale, numerike, logjike, dhe të dhëna të datave.
    Dead lock - ndërprerje; bllokim. Situatë kur ndonjë program nuk mund të realizohet në kompjuter, për shkak se e pret rastin që faktikisht kurrë nuk do të ndodh.
    Debug - testim i programit të kompjuterit me korrigjim të gabimeve të paraqitura në te.
    Default value - ndonjë vlerë që nënkuptohet. Vlerë që programi automatikisht e zgjedh po qe se shfrytëzuesi nuk jep ndonjë vlerë tjetër. Për shembull ngjyrat që i jep WIND0WS-i janë default vetëm po qe se shfrytëzuesi nuk i përdor.
    Defragmentation - defragmentim. Proces i bashkangjitjes i të dhënave të një programi në disk, që të mund të shpejtohet puna e tij. Është e preferueshme që defragmenting të bëhet një herë në javë, për të shpejtuar punën e diskut.
    Density - dendësi. Njësi matëse për numrin e të dhënave të cilat mund të shkruhen në ndonjë medium (disketë, shirit magnetik etj).
    Decsending sort - renditje me radhitje të kundërt.
    Desktop - sipërfaqja aktive e ekranit gjatë punës me Windows, e cila përmban dritare dhe ikona.
    Desktop computer - kompjuter i cili pozicionohet horizontalisht në tavolinën punës.
    DTP (Desktop Publishing) - Pako e softuerit me të cilën kompjuteri mund të përdoret për disenj të dokumenteve, duke përfshirë fotografi, tekst dhe kontroll të pamjes së dokumenteve dhe shtypjen e tyre.
    Destination file - skedar që pranon.
    Device - vegël, mjet, përbërje, njësi. Nocion i përgjithshëm i cili shfrytëzohet për të identifikuar ndonjë komponentë të kompjuterit (disk, tastaturë, minak, etj).
    Device driver - softuer i cili i mundëson kompjuterit të komunikojë me njësitë periferike.
    DAT (Digital Audio Tape) - shirit magnetik në të cilin memorizohen të dhënat me sasi shumë të mëdha.
    DVD (Digital Video Disk) - teknologji e harduerit e cila mundëson shiqimin e filmave, spoteve muzikore etj.
    DMA (Direct Memory Access) - proces i transmetimit të një sasie të madhe të të dhënave ndërmjet diskut dhe kujtesës punuese të kompjuterit.
    DirectX - varg i programeve standarde për aplikacione të Microsfti-t, i dedikuar për lojra dhe aplikacione multimediale.
    Disk controller - kartelë e cila e lidh kompjuterin me diskun; zakonisht gjendet në pjesën e poshtme të diskut.
    Disk drive - njësi fizike e cila e pranon dhe e kthen diskun magnetik dhe mundëson lexim dhe shkrim të të dhënave.
    DOS (Disk Operating System) - njëri ndër sistemet më të njohura operative i cili është shumë përfshirës dhe shfrytëzohet nga kompjuterët personal. I prodhuar nga kompania Microsft në vitin 1982.
    Domain - grup i kompjuterëve emrat e të cilëve e ndajnë të njëjtën prapashtesë. Shembull: com (firmë komerciale), org (organizatë pa përfitim), gov (qeveri), edu (institucion arsimor), net (provajder i Internetit). Njësoj ekzistojnë edhe prapashtesa të cilat i identifikojnë shtetet p.sh. mk prapashtesë për Maqedoninë.
    Dpi (dots per inch) - pika në inç. Njësi për matjen e rezolutës së shtypjes në shtypës. Rezoluta te shtypësit amë sillet rreth 300 dpi, ndërsa te shtypësit lezër arrin deri në 1200 dpi.
    Double click - klikim; shtypje e dyfishtë. Klikim i shpejtë dhe lëshim i tastit të minakut dy here pa lëvizjen e minakut ndërmjet dy klikimeve.
    Double precision - precizitet i dyfishtë. Teknikë me të cilën paraqiten numrat me gjatësi të dyfishuar.
    Download - kopjim i ndonjë programi ose skedari prej ndonjë kompjuteri kryesor në kompjuterin personal.
    Draft quality - kualitet i shtypit, i cili është i lexueshëm, por nuk duket aq mirë për përdorim që ai dokument të botohet në ndonjë revistë ose libër. Zakonisht shfrytëzohet për nxjerrjen e kopjeve që të shkojë në korrekturë.
    Drag-and-drop - tërheqje dhe lëshim i tastit të minakut.
    Drop-down meni - Lista e urdhërave të menysë së aktivizuar, të radhitura njëra pas tjetrës.
    DLL (Dynamic Link Library) - grup e funksioneve të cilat shfrytëzohen gjatë programimit në Windows.
    E
    EPROM (E lectrically P rogrammable R ead O nly M emory) - çip memorizues përmbajtja e të cilit nuk mund të ndryshohet.
    E-mail (electronic mail) - postë elektron­ike. Njëri nga shërbimet më të njohura të Internetit me të cilin porositë dërgohen prej një kompjuteri në kompjuter tjetër.
    Embedded object - objekt i ndërvënë.
    EMM386.EXE - program i cili mundëson vendosjen e drajverave dhe programeve në hapësirën e lartë të memories.
    Emulator - emulator. Program cili i mundëson kompjuterit të zbatojë programe të shkruara për kompjuter tjetër.
    Encryption - shifrim. Kodim i porosisë me çka nuk mundësohet hyrje e palejuar deri te ajo.
    EOF (end of file) - fund i skedarit. Shenjë për fundin e skedarit, e cila shfrytëzohet si indikator se këtu kryhen të dhënat.
    Ethernet - rrjet lokal kompjuterik i konstruktuar prej llojit të kabllove me mundësi të bartjes deri më 10 Mbit/sec.
    Event - rast; paraqitje. Moment kur paraqitet ndryshimi specifik i ndonjë gjendjeje.
    Exchange - këmbim i informatave ndërmjet dy lokacioneve.
    Exchengeable disk - disk transmetues. Tip i diskut i cili montohet në shtëpizë të posaçme dhe është i transmetueshëm.
    Executable file - program zbatues. Skedar i cili mund të aplikohet në kompjuter.
    Expression - shprehje matematikore ose logjike e shkruar në gjuhën programore
    EBCDIC (Extended Binary Decimal Interchange Code) - kod i cili i përdorë tetë shifra binare të krijuara nga IBM, ndërsa i paraqet shenjat (shkronjat, numrat etj.) nga kompjuteri i cili i proceson.
    External modem - modem i jashtëm. Modem në kuti të veçantë, kabllo dhe mbushës i cili më së shpeshti aktivizohet në portën seriale të kompjuterit.
    Extranet - intranet i cili u është lënë në disponim klientëve dhe blerësve të jashtëm me qëllim që t'i shohin të dhënat. Më shpesh ata janë të siguruara me shifra që të ruhet siguria e blerësve.
    F
    Fan ventilator - ventilator i cili mundëson cirkulimin e ajrit nëpërmjet pjesëve kompjuterike dhe e pamundëson nxehjen e tyre.
    Fatal error - gabim në programin kom­pjuterik i cili e ndalon funksionimin e tij.
    Fault tolerance - tolerim i gabimeve. Aftësi e ndonjë sisitemi që ta vazhdojë funksionimin normal edhe pse ekziston problem në harduer ose softuer.
    Fax modem - faks modem. Modem i aftësuar të pranojë dhe të dërgojë fakse. Në këtë rast fakset janë elektronike.
    Fiber optics - fije optike. Mundëson shpejtësi të madhe të bartjes së të dhënave në rrjetat kompjuterike.
    File - skedar; fajll; datotekë. Pa marrë parasysh çfarë informate, të grumbulluar dhe të inçizuar nën një emër. Skedari mund të përmban tekst, grafikon, program etj.
    FAT (File Allocation Table) - tabelë e cila shërben për renditjen e skedarëve e cila gjendet në fillim të diskut dhe përmban informata për ata pjesë të diskut të cilat shfrytëzohen, pjesë të diskut të cilat nuk shfrytëzohen dhe ato të cilat nuk mund të shfrytëzohen për shkak të dëmtimit të blloqeve në disk.
    File control system - program i cili udhëheq me bartjen e të dhënave nga ciladoqoftë pajisje deri në ndonjë pajisje tjetër.
    File locking - përmbyllje e skedarit. Ndalesë që më tepër se një shfrytëzues ta ndërrojë përmbajtjen e skedarit.
    File protection - mbrojtje e skedarit. Komandë e kompjuterit e cila e ndalon shkruarjen dhe fshirjen e të dhënave në skedar, por e lejon leximin e tyre.
    Firewall - sistem rrjetor për sigurim i cili ndihmon në ndërprerjen e hyrjes së paautorizuar në sistemin kompjuterik; thjesht ky është kompjuter i lidhur në Internet dhe me të cilin zhvillohet i gjith komunikimi në Internet.
    Floppy disk - disk i butë, disketë
    Footer - tekst i cili paraqitet në pjesën e poshtme në secilën faqe.
    FF (Form Feed) - urdhër i cili shfrytëzohet i që ta lëviz letrën në printer në faqe të re. Zakonisht në tabelën kontrolluese të printerit gjendet një tast i cili mundëson kryerjen e funksionit përkatës.
    FORTRAN (FORmula TRANslation) - gjuhë programore e krijuar në kompaninë IBM e cila shfrytëzohej për programimin e aplikacioneve tekniko shkencore.
    Freeware - programe pa pagesë, por të mbrojtura me ligj për autorizim
    FAQ (Frequently Asked Question) - pyetje ose lista me pyetje dhe përgjigje të cilat janë shumë të shpeshta dhe shumë shfrytëzues ballafaqohen me këto të dhëna. Këto lista janë shumë frytdhënëse për shkak të këmbimit të informatave.
    G
    GIGO (Garbage In, Garbage Out) - princip në të cilën po qe se hyjnë të dhëna jokor-rekte dhe jovalide në kompjuter, ai do të japë rezultate jokorrekte dhe të pakuptimta.
    GUI (graphical user interface) - interfejs grafik i shfrytëzuar për sisteme opera­tive. Komunikimi ndërmjet shfrytëzuesit dhe programit zhviliohet me anë të shfrytëzimit të ikonave, dritareve dhe të ngjashme. Një shembull për një iterfejs të tillë që e shfrytëzojmë është Windows-i.
    Guru - Njeri me kapacitet të lartë i cili dëshiron t'u ndihmojë të tjerëve në zgjedhjen e problemeve të tyre.
    H
    Hacker - haker. Person për të cilin kompjuteri është hobi. Sot shumë njerëz termin haker e identifikojnë me person i cili në mënyrë të paligjshme hy në kompjuter të huaj.
    Halt - ndalesë. Ndalje e realizimit të operacioneve të renditura në programet kompjuterike.
    Hand-held computer - kompjuter i vogël që mund të mbahet edhe në dorë.
    Hang - rri varur. Mosfunksionim i kompjuterit. Kur kompjuteri rinë varur, i ekrani duket normal, por çfarëdo pune tjetër është e pamundur të futet në funksion.
    Hard copy - rezultatet e shtypura në letër.
    Hardware - hardueri, gjërat fizike apo të prekshme të kompjuterit.
    Help - ndihmë. Funksion i cili është i pranishëm në shumë programe, i cili shërben si ndihmë e shfrytëzuesit për përdorimin e programit.
    Hertz (Hz) - herc. Cikël në sekondë me të cilin matet shpejtësia e procesorit në kompjuter.
    HEX (Hexadecimal) - Sisitem numëror në matematik, në të cilin si bazë e numërimit është numri 16. Për shfaqjen e numrave përdoren shifrat 0-9 dhe shkronjat A-F. Është shumë i qëlluar për përdorimin e kalkulimeve kompjuterike.
    Hidden file - skedar i fshehur. Skedar i cili përmban atribute të cilat nuk lejojnë që emri i skedarit të kopjohet, të fshihet ose të shfletohet.
    High tech - teknologji e lartë
    Host computer - kompjuter kryesor me të cilin lidhen kompjuterët tjerë.
    Hot key - tast ose kombinim i tasteve i cili zbaton instruksion të përcaktuar pa marrë parasysh se çka punon procesori në momentin e dhënë.
    HTML (Hyper Text Markup Language) - format hipertekstual për punë me dokumente. Shërben për krijimin e dokumenteve WEB në internet.
    Hub - hab. Paisje në të cilën kyçen kompjuterët të cilët janë të lidhur në rrjet.
    Hyphenation - ndarje e fjalëve
    I
    Illegal - jolegal. Parametra hyrëse të cilët janë të papranuara, për shkak se nuk i përmbushin specifikacionet e vendosura në programe.
    Image processing - përpunim i grafikonëve
    Imaging - proces i shkrimit të grafikës në ndonjë medium, për shembull në shirit.
    Implementation - implementim. Instalim i sitemit kompjuterik.
    Infrared - teknologji e cila shfrytëzon ndriçimin për lidhjen të kompjuterëve pa kabëll.
    Initialization - inicializim. Operacion për formatim të diskut ose disketës, si dhe përgatitje për shkruarjen dhe përdorimin e të dhënave.
    Ink-jet printer - shtypës pështyes që hedh ngjyrën në letër.
    Input data - të dhënat hyrëse.
    Insert mod - rregull për futjen e të dhënave.
    Install - instalim, futja fillestare e ndonjë programi në kompjuter.
    Instruction - instruksion. Urdhër i destinuar për mikroprocesorin.
    Integer - numër i plotë pa presje decimale
    L
    Line printer - shtypës i cili shtyp përnjëherë një rresht tekst.
    Link- lidhje; lidhshmëri.
    Load - mbushje, futje e programit në memorje.
    LAN (Local Area Network) - rrjet lokal në kuadër të një hapësire ose ndërtese. Lidhje e dy ose më tepër kompjuterëve me kabllo me qëllim të këmbimit të informatave.
    Local printer - shtypës i cili është i lidhur drejtpërdrejt me një stacion punues, i cili nuk është në disponim të shfrytëzuesve tjerë të rrjetit.
    Login - Paraqitje në kompjuter. Në këtë rast kompjuteri kërkon nga shfrytëzuesi që të identifikohet me emrin dhe shifrën.
    Logoff- çlajmërim. Largim nga puna me kompjuter.
    Loop - cikël. Renditje të instruksioneve kompjuterike të cilat praktikohen me anë të përsëritjeve, gjersa nuk përmbushet ndonjë kusht.
    M
    Machine code - kod makine. Përmbledhje e instruksioneve kompjuterike në ndonjë kompjuter të posaçëm i cili niund ta kryejë urdhërin.
    Macro - makro. Serial i urdhërave të cilat kryhen me shtypjen e një tasti ose me ndonjë urdhër. Në të shumtën e rasteve i shkruan vetë shfrytëzuesi për ta lehtësuar punën gjatë përsëritjeve të një morie urdhërash.
    Mailbox - sandëku postar.
    Main program - pjesë kryesore e pro­gramit e cila i kontrollon nënprogramet.
    Mass storage - pajisje në të cilën mund të vendoset një numër i madh i të dhënave.
    Medium - medium. Bartës i të dhënave, shpesh mendohet në disketë, CD-ROM dhe të ngjashme.
    MMU (Memory Management Unit) - pajisje e cila udhëheq kujtesën.
    Merge - bashkim, kombinim i dy ose më tepër skedarëve.
    Message - porosi nga kompjuteri e cila informon për diçka.
    MIDI file - skedarë me përshkrime muzikore.
    MIPS (Million Instruction Per Second) -milion instuksione në sekondë. Njësi matëse për shpejtësinë me të cilën procesori i kryen instruksionet. Për shembull, procesori Pentium i cili punon në 100 MHz kryen 100 milionë instruksione në sekondë, pra 100 MIPS-a.
    Millisecond (ms) - milisekondë. Kohë e barabartë me pjesën e njëmijtë të sekondës. Shfrytëzohet për shprehjen e shpejtësisë te hard disqet.
    Mode - regjim i punës; mënyrë e punës. Njëra nga gjendjet alternative të punës së kompjuterit.
    MODEM (MOdulator/DEModulator) - modem. Regullator i cili të dhënat e dërguara i shndërron në sinjal telefonik, të qëlluara për lidhje të drejtpërdrejtë telefonike.
    Motherboard - pllaka amë e kompjuterit në të cilën janë të lidhura të gjitha elementet e harduerit.
    Multimedia - kombinim i tekstit me fotografi dhe zë, videoanimacion.
    MIME (Multipurpose Internet Mail Extensions) - standard për bashkangjitjen e skedarëve në porositë elektronike.
    Multitasking - aftësi e sistemit operativ që njëkohësisht të ushtrojë më shumë programe.
    N
    Network - rrjet i kompjuterit.
    NetWare - sistem operativ rrjetor i shpikur nga kompania Novell.
    Network adapter - adapter i rrjetit. Kartelë e cila instalohet në kompjuter përmes të cilës ai lidhet në rrjet.
    Network administrator - njeriu i cili e mbikëqyrë punën e rrjetit kompjuterik dhe që udhëheqë me të.
    Network protocol - protokoll rrjetor. Bashkësi e standardeve kompjuterike në një rrjet.
    Node - nyje, pika ngjitëse në rrjein kompjuterik
    Non-interlaced - sa i përket disa monitorëve te të cilët topi elektronik pas një kohe e kalon ekranin pa mos lëshuar asnjë vijë.
    Notebook computer - kompjuter i vogël me format sa një faqe e letrës.
    Numeric keypad - tastierë numerike.
    O
    OLE (Object Linking and Embedding) -mënyrë e këmbimit të informatave ndërmjet dy skedarëve me aplikim të njëjtë ose të ndryshëm në Windows.
    Off-line - i çkyçur
    On-line - i kyçur
    ODBC (Open Data Base Connectivity) - standard i cili mundëson hyrje në sisteme të ndryshme të bazave të të dhënave.
    Operating System - sistem operativ. Softuer i cili është lidhje ndërmjet shfrytëzuesit dhe kompjuterit.
    Optical cable - kabëll optik për lidhje rrjetore të kompjuterëve me të cilin arihet shpejtësi e madhe në përcjelljen e të dhënave.
    OCR (Optical Character Recognition) - njohje e simboleve optike. Program i cili identifikon shenjat e shkruara dhe ato të shtypura dhe pastaj krijon skedar tekstual.
    OEM (Original Equipment Manifacturer) - prodhues i komponenteve të ndryshëm, të cilët pastaj lidhen me klientin, e emri i tij figuron në kompjuter.
    Overflow - tejkalim. Gjendje e cila paraqitet si rezultat i operacionit aritmetik; e tejkalon kapacitetin e kujtesës për ruajtjen e rezultatit.
    Overload - ngarkim i tepërt. Ngarkim më i j madh sesa pajisja; mund ta mban atë për të cilën është konstruktuar.
    Overstrike - nënvizim.
    Overtype - shkrim përmbi tekst.
    Overwrite - mbulim i informatës e cila më parë ka qenë në atë vend.
    P
    Page break - ndërprerje e faqes. Vend ku mbaron një faqe dhe fillon faqja tjetër.
    Page layout - pamje e faqes
    Ppm (pages per minute) - faqe në minute. Njësi matëse e shpejtësisë së shtypësit gjatë shtypjes.
    Pagination - operacion automatik te programet për përpunimin e tekstit, i cili shërben për renditjen e tekstit nëpër faqe me numerimin e tyre.
    Palmtop computer - kompjuter i vogël i cili mund të mbahet në një dorë.
    PASCAL - Paskali. Gjuhë kompjuterike.
    Password - Fjalë e fshehur e cila përdoret për hyrje në sistemin kompjuterik.
    Patch - arnim. Ndryshim i kodit programor, i cili zakonisht bëhet pas mbarimit të softuerit me qëllim që të përmirësohen disa gabime.
    Path name - emri i datotekës së bashku me rrugën me të cilën arihet deti tek ajo.
    Pause - pauzë. Tast ose urdhër i cili përkohësisht e ndërpren punën e ndonjë programi.
    Peer-to-peer - rrjet lokal ku çdo kompjuter i kyçur është i barabartë. Në rrjet nuk ekziston server.
    Peripheral device - pajisje e harduerit e cila kyçet në kompjuter.
    Permanent SWAP file - skedar i përhershëm në Windows me të cilin shtresohen të dhënat dhe instruksionet programore kur nuk mund të vendosen në kujtesën RAM.
    PCMCIA (Personal Computer Memory Card International Association) - komitet i cili krijoj standarde për memorje me kapacitet më të madh e aplikuar te kompjuterët laptop.
    PIXEL (Picture Element) - Element më i vogël i monitorit kompjuterik i cili mundë të kontroliohet. Sa më i madh të jetë numri i pikselave, aq më e mirë është rezoluta.
    Pirate - person i cili merret me formën ilegale të kopjimit të softuerave.
    Plasma display - teknologji e përdorur për konstruimin e ekranit te kompjuterët laptop.
    Plotter - vizatues. Pajisje e cila shërben për vizatimin e rezultateve të përfituara nga kompjuteri.
    Plug and play - kyçe dhe puno. Pajisje të cilat kompjuteri automatikisht i detekton dhe i instalon drajverat e nevojshëm në të.
    Pointer - tregues. Fotografi e vogël në ekran, zakonisht në formë të shigjetës; lëvizjet e saja kontrollohen nëpërmjet minakut.
    Port - portë; lidhje; hyrje.
    Portability - përcjellshmëri. Cilësi e programave kompjuterike që të mund të adaptohen në lloj-lloj tipash të kompjuterëve.
    Power supply - furnizues i rrymes te kompjuteri.
    Print queue - pritje, rend për shtyp.
    Print server - zakonisht njëri prej kompjuterëve në rrjet i cili dirigjon me të gjitha kërkesat për shtyp dhe me të gjithë shtypësit që janë të lidhura në rrjet.
    Printer driver - softuer i cili i mundëson kompjuterit që të punojë me shtypësin.
    Procedure - rradhitje e instruksioneve kompjuterike të cilat bashkarisht veprojnë për një nevojë dhe detyrë të caktuar.
    Processing - përpunim i të dhënave.
    Programming language - gjuhë programore me të cilën programeri e shkruan programin kompjuterik.
    Prompt - shenjë për thirrje; shërben për shkruarjen e urdhërave.
    Purge - shlyerje pas së cilës të dhënat e shlyera nuk mund të kthehen më.
    Q
    Query - pyetje. Instruksion kompjuterik i cili i parashtron pyejte bazës së të dhënave.
    Quit - ndalje. Urdhër me të cilën para kohe ndalet ekzekutimi i programit.
    QWERTY - tastier në të cilën rreshti më i lartë i saj fillon me shkronjat Q, W, E, R, T, Y. Ekzistojnë edhe lloje tjera të tastierëve si per shembull QWERTZ.
    R
    Radio button - radio sustë. Mund të zgjedhim vetëm një sustë të këtij lloji në program.
    RAM (Random Access Memory) - kujtesa kryesore kompjuterike në të cilën janë të vendosura të dhënat të cilat përpunohen.
    Read-only - vetëm lexim. Të dhënat mund të lexohen, por jo edhe të ndryshohen.
    ROM (Read Only Memory) - kujtesa e pashlyeshme nga e cila mund të lexohen të dhënat.
    RTC (Real Time Clock) - Çip kompjuterik i cili ka funksion të orës që ta informojë kompjuterin për kohën e saktë, datën dhe vitin.
    Reboot - përsëri startim të kompjuterit, zakonisht për shkak të rënies së sistemit.
    Record - grup i të dhënave të cilat i takojnë një grupacioni. Për shembull, emri i ndonjërit, mbiemri, adresa dhe numri i telefonit.
    Recover - kthim në gjendjen normale të punës pas paraqitjes së gabimit në sistem.
    RAID (Redundant Array of Inexpensive Drives) - kombinim i më shumë disqeve me qëllim që të rritet siguria e të dhënave nga ndonjë humbje e paparashikuar.
    Refresh rate - shpejtësi për freski. Numër maksimal i fotografive që mund të shfaqen në ndonjë monitor për një sekondë. Paraqitet me herc.
    RDBMS (Relational Data Base Management System) - sistem për udhëheqjen e bazave të të dhënave.
    Remote computer - kompjuter i larguar.
    Remote control program - program me komandim prej së largu.
    Repeat delay - koha e nevojshme që të shtypet një tast e që të paraqitet karakteri i cli përgatitet që të dale në ekran.
    Reset button - sustë për resetim. Sustë në pjesën e përparme të shtëpizës së kompjuterit e cila shërben për vënien e sistemit në gjendjen fillestare të saj.
    Resolution - qartësi e përshkruarjes në ekran apo në shtypës.
    Response time - kohë për përgjigje nga ana e kompjuterit për ndonjë kërkesë përkatëse.
    Restart - startim i përsëritur i kompjuterit.
    Retreive - gjetje dhe ndarje në veçanti e ndonjë informate të përcaktuar.
    Retry - orvatje e sërishme për të kryer ndonjë instruksion të programit.
    Ring network - rrjet unazor.
    RJ-45 - konektor i cili i ngjan lidhjes telefonike, por ka 8 tela në vend që të ketë 4.
    Root directory - direktoriumi kryesor i një disku.
    Router - udhërëfyes. Pajisje rrjetore e cila i dërgon të dhënat në rrjet duke e zgjedhur rrugën më të mirë.
    S
    Safe mode - gjendje në të cilën startohet Windows-i kur paraqitet ndonjë konflikt në harduer.
    Save - shkrim i të dhënave në disk, ku nuk mund të humben pas mbylljes së kompjuterit.
    Scanner - skener. Mjet i cili në mënyrë optike lexon ndonjë dokument dhe e shndërron në skedar grafiko-digjital.
    Screen - ekran.
    Scroll - lëvizje e tekstit lart-poshtë.
    Search engine - program për kërkimin e të dhënave. Makina më të njohura për kërkim në internet janë: Yahoo, Altavista, Google etj.
    Server - kompjuter në rrjet i cili disa nga resurset e veta i vë në disponim të ndonjë kompjuteri tjetër.
    Session - koha në të cilën një shfrytëzues e kalon në rrjet.
    Set up - një sistem të vihet në gjendje pune.
    Shared file - skedar i përbashkët.
    Shut down - kryerje e punës së një sistemi operativ të kompjuterit ose çkyçje e kompjuterit.
    SMTP (Simple Mail Transfer Protocol) - protokoll i cili shfrytëzohet për udhëheqjen e këmbimit të postës elektronike ndërmjet dy kompjuterëve.
    Slave - i nënshtruar. Kompjuter i cili është i kontrolluar nga një kompjuter tjetër.
    Software - të gjitha programet të cilat mund të shfrytëzohen në një kompjuter.
    Software development tool - vegla për zhvillimin e programeve.
    Sort - renditje e të dhënave me radhitje të re.
    Sound card - kartë për zërim.
    Storage - kujtesë.
    String - varg i shenjave.
    SQL (Structured Query Language) - pako e programeve për udhëheqjen e bazave të të dhënave.
    Switch - ndërprerës.
    System software - softuer sistemor (p.sh. MS-DOS, Windows etj).

    English-Albanian dictionary > Fjalor i shkurtër terminoiogjik i informatikës

  • 5 customize

    ['kastëmaiz] n. adaptim, përshtatje, modifikim personal, personalizim, individualizim; v. rregullim i një programi ose pjese harduerike që ti përshtatet nevojave të shfrytëzuesit ( informatikë), adaptoj, përshtas, personalizoj, individualizoj, bëj një modifikim personal. (alternate spelling for customise)
    * * *
    bëj; përshtas sipas kërkesave

    English-Albanian dictionary > customize

  • 6 pc

    [pi:si:] shkurtim për p ersonal c omputer kompjuter personal; kompjuter për përdorim personal ose individual; makinë llogaritëse; kompjuter (plural PCs)
    PC (police constable) n. (British) polic (police officer, policeman)
    Kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer ( hardware - pjesë fizike e tij) dhe softuer ( software - programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit.
    Hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera ( Keyboard), monitori, shtypësi ( Printer), miu ( Mouse), disku i ngurtë ( Hard Disk), njësia e diskut, disketa ( Floppy Disk), njësia e disketës, CD-ROM-i ( CD ROM), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi ( Scanner), kamera digjitale etj.
    Softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.)
    * * *
    pc

    English-Albanian dictionary > pc

  • 7 personale

    I. agg. personal, vetjak.
    II. n. personal.

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > personale

  • 8 blog

    [blog] bllog (Në internet, bllogu (shkurtimisht nga web - log që do të thotë veb-ditar) paraqet një veb-faqe e cila azhurohet për çdo ditë ose shumë shpesh, ka origjinë personale dhe jokomerciale, që shfrytëzon format të një ditari personal me informatat të reja në lidhje me një temë të caktuar ose sërë temash dhe që është e dedikuar për t'u lexuar nga publiku i gjërë. Informatën mund ta shkruajë pronari i veb-sajtit, ajo mund të mirret prej veb-sajteve ose burimeve tjera apo atë ta ofrojnë shfrytëzuesit. Si formë dhe përmbajtje, bllogu konsiderohet të jetë i popullarizuar sepse vizituesi e din se diçka ndryshon çdo ditë, aty ka qasje personale (e jo komerciale) dhe, në disa faqe, ekziston mundësia të bashkëpunohet me veb-faqen dhe pjesëmarrësit e saj ose t'i jepet përgjigje përmbajtes në të.
    Nga një aspekt i caktuar, veb-llogu shpesh merr edhe epitetin "ditar i kohës sonë". Në përgjithësi, bllogjet kanë të bëjnë me një apo më shumë tema për diskutim dhe pyetje, më së shpeshti tema me interest të përgjithshëm dhe kryesisht mund të kuptohen si komente individuale ose kolektive për temat që diskutohen. Veb-llogu mund të përmbajë ide të shkruara të ndonjë personi (si ditar) ose të jetë vend i hapur ku do të mund të bashkëpunojnë të gjithë. Numri më i madh i veb-llogjeve të llojit të dytë janë diskutime. Për shkak se ekziston numër i madh variacionesh në lidhje me këtë ide dhe mundet shumë lehtë që të shpiken edhe variacione tjera, me kalimin e kohës kuptimi i këtij termi mund të marrë edhe konotacione plotësuese.
    Tani për tani, veb-llogu më i popullarizuar është Slashdot.org, i cili është prodhim i programuesit dhe artistit grafik Rob Maiden dhe disa kolegëve të tij. Slashdot.org kërkon dhe vendos storje interesante që i pranon nga shfrytëzuesit, përmban linqe deri te këto rrëfime dhe udhëheq diskutimin që zhvillohet mes pjesëmarrësve. Një veb-llog tjetër shumë i njohur është ditari për urtësitë robotike i Jorn Bargerit, që në thelb paraqet një tërësi ngjarjesh të përditshme nga veb-sajte tjera. Veb-llogu librarian.net i Xhezamin Uestit është Hog ditor per gjëra që u interesojnë të punësuarëve në biblioteka, por ndoshta tërheqëse edhe per të tjerët.
    Veb-llog është emër i prodhimit softuerik nga Koreja Jugore që analizon qasjen deri te ndonjë veb-faqe (ditari i qasjeve) dhe paraqet numrin e vizitorëve, numrin e vizitave, kontrollave të bëra, faqeve më të frekuentuara, etj.
    Karakteristikat më të rëndësishme të bllogut janë forma e ditarit që ka, shënimet tipike të përditshme dhe stili joformal, si dhe fakti që paraqet numrin e vizitorëve, numrin e vizitave, kontrollave të bëra, faqeve më të vizituara, etj.
    Autori i një bllogu shpesh quhet blloger.
    Vizitoni bllog serverin www.blogger.com për të krijuar dhe punuar me bllogje.)
    "Veb-bllogu" është veb-faqe që përmban përmbajtje të shkurta të informatave, të paraqitura në formë kronologjike. Bllogu mund të ketë formën e ditarit, të jetë një faqe e re në sajt ose link për veb-faqet tjera" (Pitër Skot).
    Bllogjet (veb-bllogjet) mundësojnë hapësirë komunikimi që mësimdhënësit mund ta përdorin me nxënësit çdoherë kur programi mësimor parasheh ushtrim me shkrim, shkëmbim ideshë dhe kur duhet të jepet refleksion për aktivitetet në klasë.
    Zhvillimi i softuerit për bllogim, që nuk kërkon njohuri të html-së dhe është i thjeshtë për t'u përdorur, ka rritur jashtëzakonisht numrin e atyre që shkruajnë për satisfaksion personal dhe që përjetojnë atë faqe si vend ku mund të komunikojnë, e jo vetëm faqe për të lexuar përmbajtjet e paraqitura.
    Nga perspektiva edukative, mundësia dhe lehtësia e përdorimit të softuerit per bllogim e bën krijimim e veb-bllogjeve aktivitet klasor praktik, e poashtu shërben edhe si mjet për mësimdhënësit për të komunikuar me mësimdhënësit tjerë.
    Veb-bllogjet, një formë jashtëzakonisht e njohur e veb-publikimit, gjithashtu të njohura edhe si bllogje ose bllogim, ofron një forum të ri interesant për komunikim online. Duke mundësuar publikim të menjëhershëm dhe duke dhënë hapësirë për dialog mes autorit të tekstit dhe audiences, veb-bllogjet zgjojnë interes në sfera të ndryshme: gazetari, çështje botërore, lajme nga mjekësia, të arriturat në medicine, etj. Por, kjo akoma është një territor i ri për shumicën e mësimdhënësve.
    Mësimdhënësit duhet ta kuptojnë se si teknologjia do ta përmirësojë menaxhimin e projekteve, e gjithashtu do të hapë edhe kanale të reja për komunikim me prindërit. Është sikur të keshë një tabelë, një hapësirë që asnjëherë nuk mbushet, si dhe një sistem komunikimi që mund ta përdorësh në çdo kohë dhe në çdo vend.

    English-Albanian dictionary > blog

  • 9 customise

    ['kastëmais] n. adaptim, përshtatje, modifikim personal, personalizim, individualizim; v. rregullim i një programi ose pjese harduerike që ti përshtatet nevojave të shfrytëzuesit ( informatikë), adaptoj, përshtas, personalizoj, individualizoj, bëj një modifikim personal. (alternate spelling for customize)

    English-Albanian dictionary > customise

  • 10 linux

    ['linaks, 'lainaks] n. ( informatikë) sistem operativ për kompjuterët personal PC i njgjajshëm me UNIX që mund të zbritet prej interneti falas. (Linux është sistem operativ, i cili e drejton dhe e kontrollon kompjuterin duke i përkthyer instrukcionet tuaja në gjuhën të cilën e kupton ai, sikurse që është edhe sistemi operativ Windows, DOS, apo UNIX).
    * * *
    linux

    English-Albanian dictionary > linux

  • 11 tcp

    [ti:si:pi:] shkurtesë nga t ransmission c ontrol p rotocol protokoli për kontrol të transmetimit (protokol për transfer të të dhënave në rrjeta dhe veçanërisht në internet.)
    (Shumë e rregullave dhe standadeve, e përcaktuar për të mundësuar lidhje mes kompjuterëve me qëllim të shkëmbimit të informatave me sa më pak gabime. Çdo kompjuter duhet ta lexojë protokolin personal, që të mundet të vendosë komunikim me rrjetin. Një nga protokolet më të njohura për të punuar në internet është protokoli TCP/IP ( Transmission Control Protocol/Internet Protocol ).)
    * * *
    tcp

    English-Albanian dictionary > tcp

  • 12 unix

    [juniks] n. ( informatikë) sistem operativ për kompjuterët personal PC i njgjajshëm me Linux (UNIX është sistem operativ, i cili e drejton dhe e kontrollon kompjuterin duke i përkthyer instrukcionet tuaja në gjuhën të cilën e kupton ai, sikurse që është edhe sistemi operativ Windows, DOS, apo Linux).
    * * *
    unix

    English-Albanian dictionary > unix

  • 13 individuale

    agg. personal, individual, vetjak.

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > individuale

  • 14 privato

    agg. 1) që i është hequr e drejta, i privuar. 2) privat, personal.

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > privato

  • 15 Advanced Micro Devices

    [ëd'va:nst 'maikrou di'vaisis] inf. mikropajisje të avancuara (kompani që prodhon microprocesora për kompjuter personal ( AMD); lloj microprocesori)

    English-Albanian dictionary > Advanced Micro Devices

  • 16 AMD

    [ei em di:] shkurtim për Advanced Micro Devices [ëd'va:nst 'maikrou di'vaisis] inf. mikropajisje të avancuara (kompani që prodhon microprocesora për kompjuter personal; lloj microprocesori)

    English-Albanian dictionary > AMD

  • 17 BIOS

    ['baios] n. shkurtesë nga b asic i nput o utput s ystem ( BIOS) sistemi themelor për hyrje-dalje ( informatikë)
    What is BIOS?
    BIOS is an acronym for Basic Input/Output System. It is the boot firmware program on a PC, and controls the computer from the time you start it up until the operating system takes over. When you turn on a PC, the BIOS first conducts a basic hardware check, called a Power-On Self Test (POST), to determine whether all of the attachments are present and working. Then it loads the operating system into your computer's random access memory, or RAM.
    The BIOS also manages data flow between the computer's operating system and attached devices such as the hard disk, video card, keyboard, mouse, and printer.
    The BIOS stores the date, the time, and your system configuration information in a battery-powered, non-volatile memory chip, called a CMOS (Complementary Metal Oxide Semiconductor) after its manufacturing process.
    Although the BIOS is standardized and should rarely require updating, some older BIOS chips may not accommodate new hardware devices. Before the early 1990s, you couldn't update the BIOS without removing and replacing its ROM chip. Contemporary BIOS resides on memory chips such as flash chips or EEPROM (Electrically Erasable Programmable Read-Only Memory), so that you can update the BIOS yourself if necessary.
    For detailed information about BIOS updates, visit:
    What is firmware?
    Firmware consists of programs installed semi-permanently into memory, using various types of programmable ROM chips, such as PROMS, EPROMs, EEPROMs, and flash chips.
    Firmware is non-volatile, and will remain in memory after you turn the system off.
    Often, the term firmware is used to refer specifically to boot firmware, which controls a computer from the time that it is turned on until the primary operating system has taken over. Boot firmware's main function is to initialize the hardware and then to boot (load and execute) the primary operating system. On PCs, the boot firmware is usually referred to as the BIOS.
    What is the difference between memory and disk storage?
    Memory and disk storage both refer to internal storage space in a computer.
    The term memory usually means RAM (Random Access Memory). To refer to hard drive storage, the terms disk space or storage are usually used.
    Typically, computers have much less memory than disk space, because RAM is much more expensive per megabyte than a hard disk. Today, a typical desktop computer might come with 512MB of RAM, and a 40 gigabyte hard disk.
    Virtual memory is disk space that has been designated to act like RAM.
    Computers also contain a small amount of ROM, or read-only memory, containing permanent or semi-permanent (firmware) instructions for checking hardware and starting up the computer. On a PC, this is called the BIOS.
    What is RAM?
    RAM stands for Random Access Memory. RAM provides space for your computer to read and write data to be accessed by the CPU (central processing unit). When people refer to a computer's memory, they usually mean its RAM.
    New computers typically come with at least 256 megabytes (MB) of RAM installed, and can be upgraded to 512MB or even a gigabyte or more.
    If you add more RAM to your computer, you reduce the number of times your CPU must read data from your hard disk. This usually allows your computer to work considerably faster, as RAM is many times faster than a hard disk.
    RAM is volatile, so data stored in RAM stays there only as long as your computer is running. As soon as you turn the computer off, the data stored in RAM disappears.
    When you turn your computer on again, your computer's boot firmware (called BIOS on a PC) uses instructions stored semi-permanently in ROM chips to read your operating system and related files from the disk and load them back into RAM.
    Note: On a PC, different parts of RAM may be more or less easily accessible to programs. For example, cache RAM is made up of very high-speed RAM chips which sit between the CPU and main RAM, storing (i.e., caching) memory accesses by the CPU. Cache RAM helps to alleviate the gap between the speed of a CPU's megahertz rating and the ability of RAM to respond and deliver data. It reduces how often the CPU must wait for data from main memory.
    What is ROM?
    ROM is an acronym for Read-Only Memory. It refers to computer memory chips containing permanent or semi-permanent data. Unlike RAM, ROM is non-volatile; even after you turn off your computer, the contents of ROM will remain.
    Almost every computer comes with a small amount of ROM containing the boot firmware. This consists of a few kilobytes of code that tell the computer what to do when it starts up, e.g., running hardware diagnostics and loading the operating system into RAM. On a PC, the boot firmware is called the BIOS.
    Originally, ROM was actually read-only. To update the programs in ROM, you had to remove and physically replace your ROM chips. Contemporary versions of ROM allow some limited rewriting, so you can usually upgrade firmware such as the BIOS by using installation software. Rewritable ROM chips include PROMs (programmable read-only memory), EPROMs (erasable read-only memory), EEPROMs (electrically erasable programmable read-only memory), and a common variation of EEPROMs called flash memory.
    What is an ACPI BIOS?
    ACPI is an acronym that stands for Advanced Configuration and Power Interface, a power management specification developed by Intel, Microsoft, and Toshiba. ACPI support is built into Windows 98 and later operating systems. ACPI is designed to allow the operating system to control the amount of power provided to each device or peripheral attached to the computer system. This provides much more stable and efficient power management and makes it possible for the operating system to turn off selected devices, such as a monitor or CD-ROM drive, when they are not in use.
    ACPI should help eliminate computer lockup on entering power saving or sleep mode. This will allow for improved power management, especially in portable computer systems where reducing power consumption is critical for extending battery life. ACPI also allows for the computer to be turned on and off by external devices, so that the touch of a mouse or the press of a key will "wake up" the computer. This new feature of ACPI, called OnNow, allows a computer to enter a sleep mode that uses very little power.
    In addition to providing power management, ACPI also evolves the existing Plug and Play BIOS (PnP BIOS) to make adding and configuring new hardware devices easier. This includes support for legacy non-PnP devices and improved support for combining older devices with ACPI hardware, allowing both to work in a more efficient manner in the same computer system. The end result of this is to make the BIOS more PnP compatible.
    What is CMOS?
    CMOS, short for Complementary Metal Oxide Semiconductor, is a low-power, low-heat semiconductor technology used in contemporary microchips, especially useful for battery-powered devices. The specific technology is explained in detail at:
    http://searchsmb.techtarget.com/sDefinition/0,,sid44_gci213860,00.html
    Most commonly, though, the term CMOS is used to refer to small battery-powered configuration chips on system boards of personal computers, where the BIOS stores the date, the time, and system configuration details.
    How do I enter the Setup program in my BIOS?
    Warning: Your BIOS Setup program is very powerful. An incorrect setting could cause your computer not to boot properly. You should make sure you understand what a setting does before you change it.
    You can usually run Setup by pressing a special function key or key combination soon after turning on the computer, during its power-on self test (POST), before the operating system loads (or before the operating system's splash screen shows). During POST, the BIOS usually displays a prompt such as:
    Press F2 to enter Setup
    Many newer computers display a brief screen, usually black and white, with the computer manufacturer's logo during POST.
    Entering the designated keystroke will take you into the BIOS Setup. Common keystrokes to enter the BIOS Setup are F1, F2, F10, and Del.
    On some computers, such as some Gateway or Compaq computers, graphics appear during the POST, and the BIOS information is hidden. You must press Esc to make these graphics disappear. Your monitor will then display the correct keystroke to enter.
    Note: If you press the key too early or too often, the BIOS may display an error message. To avoid this, wait about five seconds after turning the power on, and then press the key once or twice.
    What's the difference between BIOS and CMOS?
    Many people use the terms BIOS (basic input/output system) and CMOS (complementary metal oxide semiconductor) to refer to the same thing. Though they are related, they are distinct and separate components of a computer. The BIOS is the program that starts a computer up, and the CMOS is where the BIOS stores the date, time, and system configuration details it needs to start the computer.
    The BIOS is a small program that controls the computer from the time it powers on until the time the operating system takes over. The BIOS is firmware, which means it cannot store variable data.
    CMOS is a type of memory technology, but most people use the term to refer to the chip that stores variable data for startup. A computer's BIOS will initialize and control components like the floppy and hard drive controllers and the computer's hardware clock, but the specific parameters for startup and initializing components are stored in the CMOS.

    English-Albanian dictionary > BIOS

  • 18 CPU

    [si:pi:ju:] shkurtim për Central Processing Unit - njësi qendrore e procesimit (përpunimit) e cila quhet procesor apo mikroprocesor. Procesori është një tërësi e qarqeve të integruara elektronike (çip). Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trurin e komjuterit" dhe nga një herë quhet edhe njësi procesore qëndrore CPU. Udhëheq dhe drejton me të gjitha operacionet për përpunim të të dhënave.
    PROCESORI
    Procesori (apo mikroprocesori) paraqet “trurin e kompjuterit” dhe nga një herë quhet edhe njësi procesore qëndrore CPU ( Central Processing Unit). Procesori përposë në kompjuter, përdoret edhe në orët digjitale, në televizor, pajisjet audivizuele, instrumente matëse, në kalkulatorët e xhepit etj. Procesori është i vendosur në një pllakzë të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e tij e që janë:
    ● Njësia e adresave AU ( Adressing Unit);
    ● Njësia ekzekutive EU ( Execution Unit);
    ● Njësia e instruksioneve IU ( Instruction Unit);
    ● Njësia e magjistrales BU ( Bus Unit) etj.
    Nga procesori del magjistralja e adresave ( Adress Bus) dhe magjistralja e të dhënave ( Daten Bus). Komponentet e procesorit përmbajnë me qinda mijë tranzistorë të lidhur në qarqet e integruara elektrike të cilët i formojnë njësitë e kujtesës. Procesorët, pa dallim, punojnë në parimin e sistemit binar të numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3,3 V). Procesori i ka disa detyra:
    * Përpunimi i të dhënave është detyra themelore e procesorit (njësisë procesore qëndrore) nga dhe është emërtuar. Me përpunimin e të dhënave nënkuptohen veprimet logjike dhe matematike me të gjitha veprimet tjera përcjellëse, siç janë p. sh. operacionet e ndërlikuara matematikore, renditja e të dhënave sipas kritereve të caktuara, përshkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i të dhënave etj.
    * Mbikqyrja dhe harmonizimi i veprimeve të sistemit është detyra tjetër themelore e procesorit. Gjatë punës së kompjuterit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje të ndryshme, disa nga ato punojnë në të njëjtën kohë, prandaj harmonizimi i veprimeve të tyre është më se i domosdoshëm.
    Vetia themelore e një procesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryejë sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave. Në fuqinë e një procesori të caktuar ndikojnë disa faktorë, ndër të cilët janë:
    ● Kapaciteti i procesorit;
    ● Shpejtësia e procesorit;
    ● Takti i procesorit;
    ● Frekuenca e takt gjeneratorit;
    ● Arkitektura e ndërtimit të vetë procesorit.
    Takti i procesorit është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqinë e tij. Në kompjuter është e ndërtuar një fare "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Përpunimi i të dhënave në procesor bëhet në takte. Një veprim i caktuar në përpunimin e të dhënave kryhet brenda një takti.
    Frekuenca e taktit e procesorit paraqet numrin e takteve të bërë nga ana e takt gjeneratorit në njësinë e kohës. Veprimet në procesor, siç u tha më sipër, kryhen në takte të caktuara. Kryerja e një veprimi bëhet brenda një takti. Sa më i madh të jetë numri i takteve në ketë njësi, aq më e shpejtë dhe më e fuqishme do të jetë ajo. Kjo frekuencë shprehet në njësinë MHz. Koha e zgjatjes së një takti është e barabartë me vlerën reciproke të frekuencës.
    Procesori që nga krijimi i tij i parë gjithënjë është përsosur dhe vazhdon të përsoset. Ka filluar p.sh. me 25 000 tranzistorë, me frekuencë 0,25 MHz, me magjistrale 4 bitëshe në vitin 1992 e sot prodhohen me 3 100 000 tranzistorë e më shumë, me frekuence 330 MHz, me magjistrale 64 bitëshe. Këtë zhvillim të hovshëm më së miri mund ta përcjellni me ndihmën e tabelës vijuese të procesorëve të Intelit.
    Simboli.........Numri i tranzistorëve.....Frekuenca MH.....Magjistralja bit.....Viti i prodhimit
    4004............................25 000..................0,25....................4.......................1972
    8088............................80 000..................4,77....................8.......................1978
    80286.........................130 000................12.......................16.......................1982
    80386DX.....................275 000................33.......................32.......................1989
    80486DX..................1 200 000................50.......................32.......................1991
    Pentium...................3 100 000..............100........................32......................1992
    Pentium II.......Më se 3 100 000............. 300........................32......................1998
    Pentium III......Më se 3 100 000..............400........................32......................1999
    Pentium IV......Më se 3 100 000..............500........................32......................1999
    Kapaciteti i procesorit paraqet madhësinë e fjalës procesorike që mund ta përpunojë përnjëheri procesori. Fjala procesorike paraqet numrin e bitëve që mund t'i përpunojë procesori brenda një takti që është faktori tjetër me rëndësi, i cili përcakton fuqinë e procesorit. Procesorët e pare kanë mundur ta përpunojnë në një takt fjalën procesorike prej 8 bitë, prandaj janë 8 bitësh; procesorët e llojit 80286 kanë mundur ta përpunojnë brenda një takti fjalën procesorike prej 16 bitë, prandaj janë 16 bitësh; procesorët e llojit 80386 dhe 80486 kanë mundur ta përpunojnë brenda një takti tjalen procesorike prej 32 bitë, prandaj janë 32 bitësh dhe procesori pentium (80586) mund ta përpunojë në një takt fjalën procesorike prej 64 bitë, prandaj është 64 bitësh.
    Sa i takon prodhuesit, sot procesorë prodhojnë disa firma me fame botërore siç janë: Intel, AMD, Cyrix dhe IBM.
    Shpejtësia e procesorit paraqet numrin e instrukcioneve që ai mund ta përpunojë në njësinë e kohës. Njësia ndërkombëtare e shpejtësisë së procesorit është milion instrukcione në sekondë, simboli MIPS ( Milion Instructions Per Second). Sot prodhohen PC që kanë procesorë me shpejtësi të përpunimit të instrukcioneve prej nga disa kilomipsa (kMIPS).
    Kooprocesorët janë procesorë të posaçëm, të cilët montohen në pllakëzën amë me qëllim të kryerjes së operacioneve të ndryshme matematikore, me ç'rast e çlirojnë procesorin kryesor për veprime tjera. Simbolet e kooprocesorëve bazohen në simbolet e procesorëve kryesorë, kështu që procesorit 8 bitësh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesorit 16 bitësh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesorit 16 bitësh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitësh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesorit 32 bitësh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487. Pentiumi nuk ka kooprocesor të ndarë, pasi vetë i kryen edhe kalkulimet matematikore.
    Njësia kontrolluese është një pjesë e pllakzës amë e cila ka për detyrë që t'i kotrollojë punën e veprimet e procesorit. Kjo njësi e njeh çdo program, kujdeset që ai të realizohet dhe pas kryerjes së tij të kujdeset për programet apo komandat tjera deri sa të kryhen të gjitha kërkesat e dërguara. Po ashtu kjo njësi kujdeset edhe për përcjelljen e të dhënave në printer apo ndonjë njësi tjetër periterike.
    Disk kontrolleri ( Disk Controller) është një kartelë me detyrë që të bëjë kontrollimin e komunikimit të kompjuterit me ngasësit e disketave, diskut dhe CD-ROM-it. Secila njësi e diskut, disketës apo CD-ROM-it e ka kontrollerin e vetë. Sot përdoren shumë lloje të këtyre kontrolluesëve sikurse janë IDE, EISA etj.
    Kartelat hyrëse/dalëse ( Input/Output - I/O card) mundësojnë lidhjen serike apo paralele të pajisjeve periferike me njësinë qëndrore. Dallojmë kartelat hyrëse për miun, modemin, tastierën, skenerin, monitorin, printerin, ploterin etj.
    Magjistralja ( Bus) është një farë "kanali" i përbërë prej një tërsie përçuesish nëpër të cilët kalojnë informatat brenda strukturës së procesorit apo nga procesori kah komponentet tjera të kompjuterit. Duke patur parasysh se frekuenca e taktit të procesorëve bashkëkohorë dita ditës zmadhohet, atëherë magjistralja paraqet një fyt të ngusht në punën e kompjuterit, për shkak se të dhënat e përpunuara nuk mund të barten në harmoni me shpejtësinë e përpunimit të tyre në procesor, prandaj nuk shfrytëzohet fuqia e procesorit dhe kompjuteri bëhet i ngadalshëm. Sot ekziston numër i konsiderueshëm i magjistraleve, por çmimi i tyre ende është i lartë. Në shumicën e kompjuterëve personal është ndërtuar magjistralja e quajtur ISA ( Industrial Standard Architecture), të cilën e ka prodhuar IBM për kompjuterët AT(286). Magjistralja EISA ( Enhanced Industrial Standard Architecture), e cila bart dy here më shumë të dhëna se ISA. Magjistralja e të dhënave {Data Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike të të dhënave. P. sh. kompjuterët 16 bitësh kanë magjistralen prej 16 përçuesëve. Magjistralja e adresave ( Address Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike, të cilët paraqesin adresa. Magjistralja MCA ( Micro Chanel Architecture) shërben për kompjuterët e gjeneratës 386 dhe të kompjuterëve PS/2. Magjistralja lokale ( Local Bus) është e lidhur drejtëpërsëdrejti në procesor. Ekzitojnë edhe shumë magjistrale si VESA ose VL-Bus, e cila mundëson instalimin e modemit, PCI, e cila ndërtohet në pllakëzat amë të procesorëve Pentium etj. Kapaciteti i të dhënave që mund të transmetohen me këto magjistrale mund të jetë 8, 16, 32 dhe 64 bitëshe.

    English-Albanian dictionary > CPU

  • 19 date of issue

    [deit ëv 'ishu:] vendi i lëshimit (të ndonjë dokumenti personal p.sh. pasaport, letërnjohtim, çertifikat të lindjes etj.)

    English-Albanian dictionary > date of issue

  • 20 DOS

    [dos] shkurtim për d isk o perating s ystem sistem operativ i diskut apo shkurt DOS (një lloj sistemi operativ për kompjuter)
    SISTEMI OPERATIV I DISKUT - MS-DOS
    - Softueri përbëhet nga programet e ndryshme kompjutrike, të cilat përbëhen nga një mori udhëzimesh të cilat në mënyren e vet i diktojnë kompjutrit se çka duhet dhe si duhet vepruar në situata të caktuara. Urdhërat kompjutrit i jepen nepërmjet të tastierës apo miut. Programi i cili i nevoitet kompjutrit për të komunikuar me shfrytëzuesin në njërën anë dhe harduerit e programeve aplikative në anën tjetër e që është i arkivuar në disk, quhet sistem operativ i diskut apo shkurt DOS ( Disk Operating System). DOS-i, siç thamë, ndodhet i arkivuar në diskun e ngurtë dhe me rastin e çdo ndezjeje të kompjutrit ai lexohet në kujtesën oparative. Pa leximin e DOS-it (apo të ndonjë sistemi tjetër operativ) kompjutri nuk funksionon fare.
    DOS-i është një sistem operativ për IBM PC dhe PC të tjera kompatibile me të. DOS-i emërtohet me parashtesa të ndryshme: MS DOS ( MicroSoft Disk Operating System), PC DOS ( Personal Computer Disk Operating System) dhe DR DOS ( Digital Research Disk Operating System). Kryesisht, nuk ka dallime të mëdha ndërmjet këtyre programeve.
    Natyrisht, ekziston një numër i madh i programeve operative siç janë: CP/M (program i dikurshëm për procesorët tetë bitësh 8080, Z80 etj.; pastaj programi operativ UNIX, WINDOWS.

    English-Albanian dictionary > DOS

См. также в других словарях:

  • personal — per·son·al adj 1: of, relating to, or affecting a person: as a: of, relating to, or based on the existence or presence of a person see also personal injury; personal jurisdiction at jurisdiction b …   Law dictionary

  • personal — PERSONÁL, Ă, personali, e, adj., s.n. I. adj. 1. Care aparţine unei anumite persoane (1), privitor la o anumită persoană, care este specific, caracteristic pentru o persoană; individual, propriu. ♢ Legături personale = legături de prietenie.… …   Dicționar Român

  • Personal — Per son*al (p[ e]r s[u^]n*al), a. [L. personalis: cf. F. personnel.] 1. Pertaining to human beings as distinct from things. [1913 Webster] Every man so termed by way of personal difference. Hooker. [1913 Webster] 2. Of or pertaining to a… …   The Collaborative International Dictionary of English

  • personal — adjetivo 1. Que es propio o particular de determinada persona o se refiere a ella: Esto es para tu uso personal. Mis objetos personales están en la maleta. Quiero conocer tu opinión personal. Me ausenté por motivos personales. Me han citado… …   Diccionario Salamanca de la Lengua Española

  • personal — (Del lat. personālis). 1. adj. Perteneciente o relativo a la persona. 2. Propio o particular de ella. 3. m. Conjunto de las personas que trabajan en un mismo organismo, dependencia, fábrica, taller, etc. 4. Capítulo de las cuentas de ciertas… …   Diccionario de la lengua española

  • personal — [pʉr′sə nəl] adj. [OFr < L personalis] 1. of or peculiar to a certain person; private; individual 2. done in person or by oneself without the use of another person or outside agency [a personal interview] 3. involving persons or human beings… …   English World dictionary

  • Personal — means of or pertaining to a person, or belonging to a person in some way , for example: * Personal hygiene * Personal identity * Personal web pagePersonal may also refer to: * Personal advertisement an ad, like a classified ad, generally meant to …   Wikipedia

  • personal — UK US /ˈpɜːsənəl/ adjective ► belonging to a single or particular person rather than to a group or an organization: »The rising levels of personal debt are already a considerable problem for the economy. »There is always some personal risk… …   Financial and business terms

  • Personal — Saltar a navegación, búsqueda La palabra Personal puede hacer referencia a: Telecom Personal, una subsidiaria de telefonía móvil del Grupo Telecom en Argentina y Paraguay. Personal, el grupo de personas que forman una empresa, institución, o algo …   Wikipedia Español

  • personal ad — noun A message or advertisement in a personal column • • • Main Entry: ↑personal * * * noun, pl ⋯ ads [count] : a short message in a special section of a newspaper, magazine, etc., that is written by someone who is interested in forming a… …   Useful english dictionary

  • personal — ► ADJECTIVE 1) of, affecting, or belonging to a particular person. 2) involving the presence or action of a particular individual. 3) concerning a person s private rather than professional life. 4) making inappropriate or offensive reference to a …   English terms dictionary

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»