Перевод: со всех языков на албанский

с албанского на все языки

von+software

  • 1 computer

    [këm'pju:të:] n 1. makinë llogaritëse; kompjuter, ordinator. 2. llogaritës, njehsues (person)
    - Kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer ( hardware - pjesë fizike e tij) dhe softuer ( software - programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit.
    Hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera ( Keyboard), monitori, shtypësi ( Printer), miu ( Mouse), disku i ngurtë ( Hard Disk), njësia e diskut, disketa ( Floppy Disk), njësia e disketës, CD-ROM-i ( CD ROM), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi ( Scanner), kamera digjitale etj.
    Softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.)
    Zhvillimi historik i kompjuterit
    - Njeriu gjithmon ka tentuar të zgjidhë edhe problemet monotone, të vështira dhe të papërshtatshme. Gjatë zgjidhjeve të këtyre problemeve ka hasur në punë të vështira fizike, prandaj, çdo here ka tentuar që të liroj veten nga këta punë duke menduar makina të lloj-llojshme. Një makinë e këtyllë për lehtësimin e llogaritjeve aritmetike është makina e quajtur Abacus për të cilën dihet se është në përdorim prej para 5000 vjetëve. Kjo makinë i ngjanë numratores së sotme të cilën e përdorin nxënësit në klasë të pare dhe njihet si zanafilla e kompjuterëve të sotëm. Prej kohës së zbulimit të Abacusit e deri në shekullin 17 historia e zhvillimit të kompjuterëve nuk posedon të dhëna për ndonjë lëvizje në rrugën e zhvillimit të kompjuterëve.
    - Gjatë shekullit 17, respektivisht në vitin 1614 matematikani skocez J. Napier zbulon logaritmet dhe në vtin 1622 W. Oughtred ndërton kompjuterin (makinën) logaritmik cirkular për llogaritjen e logaritmeve.
    - Në vitin 1649 Blaise Pascal ndërton makinën mekanike për kryerjen e operacioneve aritmetike. Makina e Pascalit është e ndërtuar prej disa dhëmbëzorëve të cilët në lëvizje vendohen mekanikisht (me dorë). Ideja e konstruktimit të një makine-kalkulatori (kalkulator quhet makina e cila kryen operacionet aritmetike) ka qenë lehtësimi i punës së të atit të tij i cili ka qenë puntor i tatimeve (mbledhës i tatimeve) dhe ka patur nevojë për shumë llogaritje.
    - Në vitin 1672 G.W. Laibniz në Pariz projekton kalkulatorin mekanik më të përsosur nga dy të parët i cili me sukse do t'i kryej katër operacionet elementare aritmetike. Kufizimi në realizimin konkret të këtij kalkulatori ka qenë teknologjia e dobët e asaj kohe prandaj ky projekt ka ngelur i pa realizuar. Është interesant të përmendet se Laibnitz ka qenë pioneri i parë në hulumtimin e sistemit binar i cili përdoret në ndërtimin e kompjuterëve të sotëm. Gjatë 150
    viteve në vazhdim të gjithë tentimet për zhvillimin e kalkulatorëve kanë qenë të inspiruar nga kalkulatori i Laibnitzit.
    - Në vitin 1822 Anglezi Charles Babbage paraqet projekt të një kalkulatori krejtësisht të ndryshëm i dedikuar për llogaritjen e tabelave për funksione të caktuara. Projekti i këtillë do të finansoheshe nga qeveria Angleze e asaj kohe dhe do të përdoreshe për llogaritjen e tabelave për navigacionin detar. Për shkak të kompleksitetit dhe kushteve financiare e teknologjike ky projekt nuk u krye, në vitin 1842 definitivisht projekti u ndërpre. Makinën e këtillë Babbage e quajti makina diferenciale. Projektin e makinës diferenciale me sukse e realizuan Suedezët në vitin 1854 nën udhëheqen e P. G. Scheutza (duke i zbatuar sqarimet dhe vërejtjet e dhëna nga Babbage në 7000 faqe të shkruara) dhe makina e fituar nën pogon mekanik me sukse i llogariti tabelat (për 80 orë ka logarit 10000 logaritme).
    - Në vitin 1835 Babbage erdhi në idenë e konstruktimit të një makine programabile me funksionet që i kanë kompjuterët e tanishëm (me njësinë aritmetike-logjike, memorjen, etj.). Makinën e këtillë e quajti makina analitike. Për shkak të krizave finaciare dhe të vështirësive teknologjike kjo makinë ngeli vetëm në fazën e projektimit në letër por dha një inpuls të fuqishëm në zhvillimin e kompjuterëve të mëtutjeshëm.
    - Koha moderne fillon me përdorimin e energjisë elektrike në makinat për llogaritje. Në vitin 1884 emigranti gjerman në Amerikë Herman Holerith patenton makinën e pare elektrike e cila do të mund të rendit (sortoj) kartelat e shpuara me të dhënat për banorët e Amerikës. Makina e Holerithit në lëvizje vendoheshte me ndihmën e baterive. Qëllimi i kësaj makine ishte renditja e kartelave me të dhënat e banorëve të Amerikës të regjistruar në vitin 1890. Holerithi ishte inzhenier dhe punonte në institutin e statistikës, problem në atë kohë ishte përpunimi statistikor i të dhënave. Kështu regjistrimi statistikor në teren zgjatë disa muaj ndërsa përpunimi zgjate disa vjetë por bile edhe dhjetra vjetë dhe kur të dhënat përpunoheshin rezultatet e fituara ishin të vjetëruara (sepse regjistrimi statistikor zakonisht bëhet çdo 10 vjetë). Qeveria e asaj kohe shpall konkurs për përpunimin automatik të të dhënave me qëllim të përshpejtimit të përpunimit. Holerithi pasi punonte në institutin ku bëheshte përpunimi i të dhënave të këtylla, e njihte problemin dhe për këtë qëllim patentoi makinën e tij. Kështu me ndihmën e 56 makinave të Holerithit u aritë që të dhënat statistikore për popullsinë e Amerikës të përpunohen vetëm për gjashtë javë (në atë regjistrim Amerika doli me 62 622 250 banorë).
    - Pas këtij suksesi Holerithi themeloi kompaninë për prodhimin dhe huazimin e këtyre makinave (makina quheshe Tabulating Machine) me emrin Tabulating Machine Company e cila në vitin 1924 u bashkua me disa kompani të tjera dhe ndëroi emrin në IBM (International Business Machines), e njohur edhe sot.
    - Në vitin 1936 gjermani K. Zuse në Berlin arrinë të konstruktoj kalkulatorin programabil i cili do të mund të zgjidhë barazimet lineare. Zuse ariti të konstruktoj makinën e pare e cila shfrytëzonte sistemin binar, këtë makinë e konstriktoi në katër modele të njëpasnjëshëm Z1, Z2, Z3 dhe Z4, por modeli Z4 ngeli vetëm si ide interesante.
    - Me fillimin e luftës së dytë botërore interesimi për makina llogaritëse (kompjuterë) u zvoglua dhe gjithnjë mendohej në përmirësimin e armatimit. Mirëpo për prodhimin e armëve të reja artilerike nevoitej një hulumtin më i thellë dhe llogaritje të vështira, për hulumtime dhe llogaritje të thella nevoiteshe kohë e cila mungonte. Në vitin 1942 Fakulteti Moore School of Electrical Engineering nga Universiteti i Pensilvanisë bashkë me institutin Ballistic Research Laboratory nga armata Amerikane filloi hulumtimet për një makinë-kompjuter i cili do t'u lehtësonte punën puntorëve në industrinë ushtarake për prodhimin e armatimit artilerik respektivisht do të llogaritë tabelat balistike. Projekti deri në 1943 ishte në fshehtësi. Në vitin 1943 filloi ndërtimin nën udhëheqjen e udhëheqësve të projektit John W. Mauchly dhe J. Presper Eckert. Kompjuteri i menduar u quajt ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Computer) dhe në përdorim u lëshua më 15 Shkurt 1946. Kompjuteri ENIAC meret si kompjuteri i parë i formës dhe me funksionet e kompjuterëve të sotëm. Me konstruktimin e ENIAC-ut fillon edhe gjenerata e parë e zhvillimit të kompjuterëve. Vlenë të përmendet se idenë për ndërtimin e kompjuterit të këtillë (në vitin 1930) e dha matematicienti John V. Atanasoff i cili në atë kohë punonte me kompjuterët analog për zgjidhjen e barazimeve lineare në lëminë e kërkimeve operacionale si dhe matematikani i shekullit 20 John von Neuman i cili ariti që teoretikisht ta përpunojë idenë dhe të bëjë sistematizimin e idesë.
    - Kompjuteri ENIAC përmbante afër 18000 llëmba elektronike, peshonte afër 30 tonë, zënte sipërfaqe prej 150 m2.
    - Kompjuterët e prodhuar prej vitit 1946 deri 1953 (kompjuterët EDVAC, ILLIAC, MANIAC etj.), njihen si gjenerata e parë dhe karakterizohen me llëmbat elektronike.
    - Me zbulimin e tranzistorit fillon gjenerata e dytë, kjo gjenerat zgjat prej vitit 1953 deri 1964. Tek kompjuterët e gjeneratës së dytë fillon zbatimi i gjuhëve të larta programore (Fortran-i paraqitet në vitin 1957, Algol në vitin 1961, etj.)
    - Gjenerata e tretë e kompjuterëve fillon në vitin 1964 dhe vazhdon deri në vitin 1971, kompjuterat e konstruktuar në këtë periudhë karakterisohen me qarqet e integruara-çipat.
    - Gjenerata e katër e kompjuterëve fillon në vitin 1971, kompjuterët e kësaj gjenerate karakterizohen me qarqet integrale të dendësisë së madhe LSI dhe VLSI (V-very). Gjenerata e katër e kompjuterëve ende është e hapur, PC kompjuterët e sotëm i takojnë gjeneratës së katër.
    - Për dallim nga katër gjeneratat e para kompjuterët e të cilave bëjnë përpunimin e të dhënave, kompjuterët e gjeneratës pestë e cila fillon në vitin 1981 bëjnë përpunimin e njohurive. Në këtë gjeneratë bien makinat e quajtura Robot.
    - Kompjuterët e gjeneratës së gjashtë (njëherit gjenerata e fundit e kompjuterëve) e cila fillon në vitin 1986 merren me përpunimin e inteligjencës. Kompjuterët e kësaj gjenerate quhen Neurocomputers (Kompjuterët neural, Kompjuterët biologjik) të cilët në punën e tyre tentojnë të imitojnë trurin dhe sistemin nervorë të njeriut. Këta kompjuterë në fillim të jetës mësojnë (me metoda speciale eksperimentale) dhe pastaj janë në gjendje të veprojnë pa prezencën dhe ndikimin e njeriut.
    PJESA PROGRAMORE E KOMPJUTERIT-SOFTUERI
    Sistemi operativ
    - Programet, asemblerët dhe kompajlerët ekzekutohen në kompjuter, në praninë e një mjedisi të caktuar programues. Këtë mjedis programues e përcakton sistemi operativ. Sistemi operativ është një grumbull i programeve i cili manipulon me resurset dhe shërbimet e sistemit kompjuterik (harduerit), siç janë memoria qëndrore, njësitë hyrëse-dalëse, etj. Pra sistemi operativ e komandon (manipulon) me hardverin e sistemit kompjuterik. Programi, në mënyrë implicite apo eksplicite, vetëm përmes direktivave të sistemit operativ mund t'i shfrytëzojë resurset dhe shërbimet e sistemit kompjuterik. Pra programi e urdhëron apo kërkon nga sistemi operativ shfrytëzimin e resurseve kompjuterike.
    - Nga kjo që u tha më sipër shihet se programet të cilat i shkruajmë (programeve aplikative) në gjuhët larta programuese, nuk e komandojnë harduerin, por i dërgojnë komanda sistemit operativ, i cili më pastaj manipulon me harduer për të arritur te rezultatet e dëshiruara. Kjo do të thotë se sistemi operativ është një lloj ndërmjetësuesi (interfejs) në mes të programeve aplikative dhe harduerit kompjuterik.
    - Roli kryesor i sistemit operativ është të shërbej si ndërmjetësues në mes të shfrytëzuesit dhe hardverit kompjuterik, dhe në mes të programeve aplikative dhe hardverit kompjuterik.
    - Ekzistojnë sisteme të ndryshme operative, mirëpo më të njohurat në PC janë MS-DOS dhe MS WINDOWS 95.
    - MS-DOS ( MicroSoft Disk Operating System), që do të thotë sistemi operativ i diskut i majkrosoftit. Nga këndi i vështrimit të programerit MS-DOS është sistem operativ hierarkial, që përmbanë tri nivele (shtresa), të cilat e ndajnë shfrytëzuesin dhe programet aplikative prej hardverit kompjuterik. Këto shtresa janë BIOS ( Basic Input-Output System që do të thotë sistemi themelor për hyrje-dalje), kerneli i DOS-it, dhe interpretuesi i komandave. Shtresa më e ulët është BIOS-i. BIOS-i kryesisht manipulon me këto njësi hardverike:
    ● Konzolla (tastatiera dhe ekrani);
    ● Printed i përgjithshëm;
    ● Portet serike;
    ● Orën e taktit të kompjuterit;
    ● Diskun startues.
    - Kerneli i DOS-it, përveq tjerash, ofron shërbimet për:
    ● Manipulimin e folderëve dhe fajllave;
    ● Manipulimin e memories qëndrore;
    ● Kohën dhe datën;
    ● Menagjmentin e programeve aplikative.
    - Interpretuesi i komandave ka për detyrë që të ekzekutojë komandat të cilat ia jep shfrytëzuesi, duke kyçur edhe leximin dhe ekzekutimin e programeve aplikative.
    - Edhe pse Windows është paraqitur në mes të viteve 1980, nuk pati ndonjë sukses të madh në treg. Mirëpo me lansimin e verzionit Windows 3.0 më 1990, e sidomos me Windows 3.1 një vit më vonë e gjithë kjo ndryshoi, dhe tani Windows është produkt softverik i dyti më i shituri i të gjitha kohrave, pas MS DOS-it (e sidomos me lajmërimin e Windows 95/98).
    Windows punon se bashku me DOS-in por sillet si sistem operativ në vehte. Duke i shtuar nivel softverik mbi DOS, Windows-i i shton zgjerime grafike DOS-it.
    - Popullariteti i Windows-it i ka shtyer shumë programerë dhe shtëpi softverike botuese që të zhvillojnë aplikacione të cilat janë vetëm për Windows. Të gjitha këto aplikacione kanë një pamje të përgjithshme të ngjashme. Nëse dini të drejtoni një strukturë të menysë në një aplikacion të Windows-it atëherë dini të bëni të njejtën gjë edhe në aplikacionet tjera.
    - Përparësitë kryesore të Windows-it janë:
    ● Platformë multitasking, në të cilën shumë aplikacione mund të ekzekutohen në të njejtën kohë.
    ● Pamje gjenerale e ngjashme e të gjitha aplikacioneve të shkruara për Windows.
    ● Mjedis grafik, i cili manipulohet me ndihmën e miut (apo tastierës).
    ● Mundësia e shkëmbimit të informatave - duke përfshirë fotografi, dokumente, etj. ndërmjet aplikacioneve të ndryshme.
    ● Një numër të veglave ndihmëse, duke përfshirë editor të tekstit, program per vizatim, kalkulator, program komunikues për modem, etj.
    • computer dating [këm'pju:të:deiting] n. takim (dy personash) me ndihmën e sistemit informatik telefonik
    • computerese [këmpju:të'ri:z] n. gj.fol. zhargon i / gjuhë e informatikës
    computer game [këm'pju:të:geim] n. lojë elektronike, lojë me kompjuter
    computer aided design, computer assisted design [këm'pju:të: eidid di'zain/ ë'sistid] n. vizatim teknik me kompjuter
    computerist [këm'pju:tërist] n. amer. informatikan
    computerization [këmpju:tërai'zeishën] n 1. trajtim elektronik, kompjuterizim; automatizim. 2. hedhje (të dhënash etj) në kompjuter
    computerize [këm'pju:tëraiz] vt 1. informatizoj, kompjuterizoj; përpunoj në kompjuter. 2. hedh në kompjuter
    computer language [këm'pju:'længwixh] n. gjuhë programimi
    computer literate [këm'pju:'litërit] adj. që ka njohuri në informatikë, që njeh kompjuterin
    computer operator [këm'pju:'opëreitë:(r)] n. kompjuterist, person që punon në/me kompjuter
    computer programmer [këm'pju:'prëugræmë:(r)] n. kmp. programist
    computer science [këm'pju:'saiëns]n. informatikë
    computer studies [këm'pju:'stadis] n. informatikë
    computing [këm'pju:ting] n. ( computer science) informatikë
    * * *
    kompjuter

    English-Albanian dictionary > computer

См. также в других словарях:

  • Bilanzierung von Software — von Professor Dr. Hans Joachim Böcking, Dr. Dietrich Dörner und Professor Dr. Norbert Pfitzer I. Grundlagen Gemäß § 248 II HGB dürfen immaterielle Vermögensgegenstände des Anlagevermögens, die nicht entgeltlich erworben wurden, nicht aktiviert… …   Lexikon der Economics

  • Beschlagnahme von Software — Beschlagnahme von Software,   indiziertes Programm …   Universal-Lexikon

  • Software — [ˈsɒf(t)wɛː] ist ein Sammelbegriff für die Gesamtheit ausführbarer Programme und die zugehörigen Daten.[1] Sie dient dazu, Aufgaben zu erledigen, indem sie von einem Prozessor ausgewertet wird und so softwaregesteuerte Geräte, die einen Teil der… …   Deutsch Wikipedia

  • Software as a Service — Software as a Service, kurz SaaS, ist ein Teilbereich des Cloud Computings. Das SaaS Modell basiert auf dem Grundsatz, dass die Software und die IT Infrastruktur bei einem externen IT Dienstleister betrieben und vom Kunden als Service genutzt… …   Deutsch Wikipedia

  • Software-Ergonom — Software Ergonomie (Abk. SE, v. griech.: ergon = Werk , (Mühe, Arbeit) + nomos = Lehre, Gesetz, Regel / engl.: Usability Engineering) ist die Arbeit hin zu leicht verständlicher und schnell benutzbarer Software unter den gebotenen technischen… …   Deutsch Wikipedia

  • Software-Ergonomie — (Abk. SE, v. griech.: ergon = „Werk“, (Mühe, Arbeit) + nomos = Lehre, Gesetz, Regel / engl.: Usability Engineering) ist die Arbeit hin zu leicht verständlicher und schnell benutzbarer Software unter den gebotenen technischen Möglichkeiten und… …   Deutsch Wikipedia

  • Software-Zuverlässigkeit — ist definiert als „Wahrscheinlichkeit der fehlerfreien Funktion eines Computer Programms in einer spezifizierten Umgebung in einer spezifizierten Zeit“ [1]. Damit gehört Software Zuverlässigkeit zu den objektiven, messbaren oder schätzbaren… …   Deutsch Wikipedia

  • Software Engineering —  das, (Software Technik, Software Technologie), Teilgebiet der Informatik, das sich mit Methoden und Werkzeugen für das ingenieurmäßige Entwerfen, Herstellen und Implementieren von Software befasst. Das Software Engineering entstand Ende der… …   Universal-Lexikon

  • Software Pipelining — bezeichnet die Programmierung eines Prozessors mit mehreren Ausführungseinheiten, sodass möglichst viele von ihnen gleichzeitig beschäftigt sind. Das Verfahren dient also dazu, die Zeit für eine Berechnung zu verkürzen, indem mehrere parallele… …   Deutsch Wikipedia

  • Software patent debate — is the argument dealing with the extent to which it should be possible to patent software and computer implemented inventions as a matter of public policy. Policy debate on software patents has been active for years. [Cite book |last=Nichols… …   Wikipedia

  • Software-Ergonomie — Software Ergonomie,   die benutzerfreundliche Gestaltung von Programmen, die den Gesundheitsschutz angemessen berücksichtigt und die Arbeit erleichtert.   Einer der ersten Schritte zu benutzerfreundlichen Programmen waren die »Human Interface… …   Universal-Lexikon

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»