Перевод: со всех языков на албанский

с албанского на все языки

Address

  • 1 address

    [ë'dres, 'ædres] n.,vt. -n 1. adresë; change one's address ndërroj adresë; ndryshoj vendbanim. 2. fjalë, fjalim. 3. takt, mirësjelljeje; qëndrim, sjellje; a man of pleasing address njeri me takt. 4. pl. komplimente, fjalë të bukura; reject sb's addresses prapsoj përpjekjet e dikujt per t'u afruar/-vt 1. i drejtoj. 2. vë adresën (në zarf). 3. i drejtohem (dikujt); mbaj një fjalë.
    Mr Green will now address the meeting tani Zoti Grin do t'u drejtohet të pranishmëve
    address oneself to i futem punës, merrem me
    address of residence [ë'dres, 'ædres ëv 'rezidëns] adresa e vendbanimit
    * * *
    adresë

    English-Albanian dictionary > address

  • 2 address of residence

    [ë'dres, 'ædres ëv 'rezidëns] adresa e vendbanimit

    English-Albanian dictionary > address of residence

  • 3 IP address

    [ai pi ë'dres, 'ædres] IP shkurtesë nga internet protocol internet protokoli ( IP address është numër, që përshtatet me vendndodhjen e saktë të një kompjuteri të caktuar diku në internet. Zakonisht nuk nevojitet përdorim i këtij numri - në vend të tij përdoret internet adresë e koduar.)
    - Përveç adresës logjike që lehtë mbahet mend dhe shënohet, çdo kompjuter ka edhe adresë unike personale numerike, respektivisht fizike, të quajtur Numër Interneti ose IP adresë. Ajo adresë është numër 32-bitësh, që më së shpeshti paraqitet në formë të katër numrave, të ndara me nga një pikë. Për shembull: 149.194.345.211
    - Këto IP adresa, për dallim nga adresat logjike, nuk i krijon për vete vetë shfrytëzuesi, por ato i përcakton dhe aprovon NIC ( Network Information Center) - qendra që jep IP adresa dhe domejnë, pas kërkesave paraprake të shfrytëzuesëve.
    - Shumë e rregullave dhe standadeve, e përcaktuar për të mundësuar lidhje mes kompjuterëve me qëllim të shkëmbimit të informatave me sa më pak gabime. Çdo kompjuter duhet ta lexojë protokolin personal, që të mundet të vendosë komunikim me rrjetin. Një nga protokolet më të njohura për të punuar në internet është protokoli TCP/IP ( Tranmission Control Protocol/Internet Protocol).

    English-Albanian dictionary > IP address

  • 4 internet protocol

    ['intënet 'prëutëkol] internet protokoli ( internet protocol ose IP është një standart që rregullon lidhjen e kompjuterave në rrjetat që krijojnë internetin.)
    IP address [ai pi ë'dres, 'ædres] shkurtesë nga internet protocol internet protokoli ( IP address është numër, që përshtatet me vendndodhjen e saktë të një kompjuteri të caktuar diku në internet. Zakonisht nuk nevojitet përdorim i këtij numri - në vend të tij përdoret internet adresë e koduar.)
    Shumë e rregullave dhe standadeve, e përcaktuar për të mundësuar lidhje mes kompjuterëve me qëllim të shkëmbimit të informatave me sa më pak gabime. Çdo kompjuter duhet ta lexojë protokolin personal, që të mundet të vendosë komunikim me rrjetin. Një nga protokolet më të njohura për të punuar në internet është protokoli TCP/IP ( Tranmission Control Protocol/Internet Protocol ).

    English-Albanian dictionary > internet protocol

  • 5 accommodation

    [ëkomë'deishën] vt 1. ujdi. voli
    2. dhomë; vend (në hotel); seating accommodation - vende për t'u ulur
    3. strehim
    4. mjet i përshtatshëm
    accommodation address - n. adresë vetëm për letërkëmbimin
    accommodation train - n. amer. tren që ndalet në të gjitha stacionet

    English-Albanian dictionary > accommodation

  • 6 CPU

    [si:pi:ju:] shkurtim për Central Processing Unit - njësi qendrore e procesimit (përpunimit) e cila quhet procesor apo mikroprocesor. Procesori është një tërësi e qarqeve të integruara elektronike (çip). Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trurin e komjuterit" dhe nga një herë quhet edhe njësi procesore qëndrore CPU. Udhëheq dhe drejton me të gjitha operacionet për përpunim të të dhënave.
    PROCESORI
    Procesori (apo mikroprocesori) paraqet “trurin e kompjuterit” dhe nga një herë quhet edhe njësi procesore qëndrore CPU ( Central Processing Unit). Procesori përposë në kompjuter, përdoret edhe në orët digjitale, në televizor, pajisjet audivizuele, instrumente matëse, në kalkulatorët e xhepit etj. Procesori është i vendosur në një pllakzë të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e tij e që janë:
    ● Njësia e adresave AU ( Adressing Unit);
    ● Njësia ekzekutive EU ( Execution Unit);
    ● Njësia e instruksioneve IU ( Instruction Unit);
    ● Njësia e magjistrales BU ( Bus Unit) etj.
    Nga procesori del magjistralja e adresave ( Adress Bus) dhe magjistralja e të dhënave ( Daten Bus). Komponentet e procesorit përmbajnë me qinda mijë tranzistorë të lidhur në qarqet e integruara elektrike të cilët i formojnë njësitë e kujtesës. Procesorët, pa dallim, punojnë në parimin e sistemit binar të numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3,3 V). Procesori i ka disa detyra:
    * Përpunimi i të dhënave është detyra themelore e procesorit (njësisë procesore qëndrore) nga dhe është emërtuar. Me përpunimin e të dhënave nënkuptohen veprimet logjike dhe matematike me të gjitha veprimet tjera përcjellëse, siç janë p. sh. operacionet e ndërlikuara matematikore, renditja e të dhënave sipas kritereve të caktuara, përshkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i të dhënave etj.
    * Mbikqyrja dhe harmonizimi i veprimeve të sistemit është detyra tjetër themelore e procesorit. Gjatë punës së kompjuterit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje të ndryshme, disa nga ato punojnë në të njëjtën kohë, prandaj harmonizimi i veprimeve të tyre është më se i domosdoshëm.
    Vetia themelore e një procesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryejë sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave. Në fuqinë e një procesori të caktuar ndikojnë disa faktorë, ndër të cilët janë:
    ● Kapaciteti i procesorit;
    ● Shpejtësia e procesorit;
    ● Takti i procesorit;
    ● Frekuenca e takt gjeneratorit;
    ● Arkitektura e ndërtimit të vetë procesorit.
    Takti i procesorit është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqinë e tij. Në kompjuter është e ndërtuar një fare "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Përpunimi i të dhënave në procesor bëhet në takte. Një veprim i caktuar në përpunimin e të dhënave kryhet brenda një takti.
    Frekuenca e taktit e procesorit paraqet numrin e takteve të bërë nga ana e takt gjeneratorit në njësinë e kohës. Veprimet në procesor, siç u tha më sipër, kryhen në takte të caktuara. Kryerja e një veprimi bëhet brenda një takti. Sa më i madh të jetë numri i takteve në ketë njësi, aq më e shpejtë dhe më e fuqishme do të jetë ajo. Kjo frekuencë shprehet në njësinë MHz. Koha e zgjatjes së një takti është e barabartë me vlerën reciproke të frekuencës.
    Procesori që nga krijimi i tij i parë gjithënjë është përsosur dhe vazhdon të përsoset. Ka filluar p.sh. me 25 000 tranzistorë, me frekuencë 0,25 MHz, me magjistrale 4 bitëshe në vitin 1992 e sot prodhohen me 3 100 000 tranzistorë e më shumë, me frekuence 330 MHz, me magjistrale 64 bitëshe. Këtë zhvillim të hovshëm më së miri mund ta përcjellni me ndihmën e tabelës vijuese të procesorëve të Intelit.
    Simboli.........Numri i tranzistorëve.....Frekuenca MH.....Magjistralja bit.....Viti i prodhimit
    4004............................25 000..................0,25....................4.......................1972
    8088............................80 000..................4,77....................8.......................1978
    80286.........................130 000................12.......................16.......................1982
    80386DX.....................275 000................33.......................32.......................1989
    80486DX..................1 200 000................50.......................32.......................1991
    Pentium...................3 100 000..............100........................32......................1992
    Pentium II.......Më se 3 100 000............. 300........................32......................1998
    Pentium III......Më se 3 100 000..............400........................32......................1999
    Pentium IV......Më se 3 100 000..............500........................32......................1999
    Kapaciteti i procesorit paraqet madhësinë e fjalës procesorike që mund ta përpunojë përnjëheri procesori. Fjala procesorike paraqet numrin e bitëve që mund t'i përpunojë procesori brenda një takti që është faktori tjetër me rëndësi, i cili përcakton fuqinë e procesorit. Procesorët e pare kanë mundur ta përpunojnë në një takt fjalën procesorike prej 8 bitë, prandaj janë 8 bitësh; procesorët e llojit 80286 kanë mundur ta përpunojnë brenda një takti fjalën procesorike prej 16 bitë, prandaj janë 16 bitësh; procesorët e llojit 80386 dhe 80486 kanë mundur ta përpunojnë brenda një takti tjalen procesorike prej 32 bitë, prandaj janë 32 bitësh dhe procesori pentium (80586) mund ta përpunojë në një takt fjalën procesorike prej 64 bitë, prandaj është 64 bitësh.
    Sa i takon prodhuesit, sot procesorë prodhojnë disa firma me fame botërore siç janë: Intel, AMD, Cyrix dhe IBM.
    Shpejtësia e procesorit paraqet numrin e instrukcioneve që ai mund ta përpunojë në njësinë e kohës. Njësia ndërkombëtare e shpejtësisë së procesorit është milion instrukcione në sekondë, simboli MIPS ( Milion Instructions Per Second). Sot prodhohen PC që kanë procesorë me shpejtësi të përpunimit të instrukcioneve prej nga disa kilomipsa (kMIPS).
    Kooprocesorët janë procesorë të posaçëm, të cilët montohen në pllakëzën amë me qëllim të kryerjes së operacioneve të ndryshme matematikore, me ç'rast e çlirojnë procesorin kryesor për veprime tjera. Simbolet e kooprocesorëve bazohen në simbolet e procesorëve kryesorë, kështu që procesorit 8 bitësh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesorit 16 bitësh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesorit 16 bitësh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitësh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesorit 32 bitësh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487. Pentiumi nuk ka kooprocesor të ndarë, pasi vetë i kryen edhe kalkulimet matematikore.
    Njësia kontrolluese është një pjesë e pllakzës amë e cila ka për detyrë që t'i kotrollojë punën e veprimet e procesorit. Kjo njësi e njeh çdo program, kujdeset që ai të realizohet dhe pas kryerjes së tij të kujdeset për programet apo komandat tjera deri sa të kryhen të gjitha kërkesat e dërguara. Po ashtu kjo njësi kujdeset edhe për përcjelljen e të dhënave në printer apo ndonjë njësi tjetër periterike.
    Disk kontrolleri ( Disk Controller) është një kartelë me detyrë që të bëjë kontrollimin e komunikimit të kompjuterit me ngasësit e disketave, diskut dhe CD-ROM-it. Secila njësi e diskut, disketës apo CD-ROM-it e ka kontrollerin e vetë. Sot përdoren shumë lloje të këtyre kontrolluesëve sikurse janë IDE, EISA etj.
    Kartelat hyrëse/dalëse ( Input/Output - I/O card) mundësojnë lidhjen serike apo paralele të pajisjeve periferike me njësinë qëndrore. Dallojmë kartelat hyrëse për miun, modemin, tastierën, skenerin, monitorin, printerin, ploterin etj.
    Magjistralja ( Bus) është një farë "kanali" i përbërë prej një tërsie përçuesish nëpër të cilët kalojnë informatat brenda strukturës së procesorit apo nga procesori kah komponentet tjera të kompjuterit. Duke patur parasysh se frekuenca e taktit të procesorëve bashkëkohorë dita ditës zmadhohet, atëherë magjistralja paraqet një fyt të ngusht në punën e kompjuterit, për shkak se të dhënat e përpunuara nuk mund të barten në harmoni me shpejtësinë e përpunimit të tyre në procesor, prandaj nuk shfrytëzohet fuqia e procesorit dhe kompjuteri bëhet i ngadalshëm. Sot ekziston numër i konsiderueshëm i magjistraleve, por çmimi i tyre ende është i lartë. Në shumicën e kompjuterëve personal është ndërtuar magjistralja e quajtur ISA ( Industrial Standard Architecture), të cilën e ka prodhuar IBM për kompjuterët AT(286). Magjistralja EISA ( Enhanced Industrial Standard Architecture), e cila bart dy here më shumë të dhëna se ISA. Magjistralja e të dhënave {Data Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike të të dhënave. P. sh. kompjuterët 16 bitësh kanë magjistralen prej 16 përçuesëve. Magjistralja e adresave ( Address Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike, të cilët paraqesin adresa. Magjistralja MCA ( Micro Chanel Architecture) shërben për kompjuterët e gjeneratës 386 dhe të kompjuterëve PS/2. Magjistralja lokale ( Local Bus) është e lidhur drejtëpërsëdrejti në procesor. Ekzitojnë edhe shumë magjistrale si VESA ose VL-Bus, e cila mundëson instalimin e modemit, PCI, e cila ndërtohet në pllakëzat amë të procesorëve Pentium etj. Kapaciteti i të dhënave që mund të transmetohen me këto magjistrale mund të jetë 8, 16, 32 dhe 64 bitëshe.

    English-Albanian dictionary > CPU

  • 7 Internet Explorer

    ['intënet ik'splo:rë] eksplorues (shpletues) interneti (Shfletuesi Internet Explorer është prodhim i kompanisë Microsoft . Atë mund të zbrisni (inçizoni) falas nga veb-sajti i Microsoft .
    Në pjesën e sipërme të dritares paraqitet emri i faqes së hapur. Nën të, gjendet menyja kryesore, e përbërë nga nënmenytë standarde:
    File, Edit, View, Favorites, Tools dhe Help. Nën menynë gjendet shiriti i veglave per navigim, që i përmban komandat që përdoren më së shpeshti gjatë punës në internet:
    Back (kthim pas) - ktheheni në faqen paraprake,
    Forward (përpara) - pasi që të ktheni pas, mund të shkoni edhe përpara, te faqet që i keni hapur më pare,
    Stop - ndërpreni aktivitetin e shfletuesit, respektivisht ndërprisni hapjen e faqes,
    Refresh - hapje e sërishme e faqes. Këtë komandë e përdorni kur doni ta freskoni përmbajtjen e faqes, nëse në ndërkohë është bërë ndonjë ndryshim në të. Atëherë Internet Explorer përsëri vendos kontakt me veb-serverin dhe e hap faqen e kërkuar,
    Home - paraqet faqen e parë, e cila është përcaktuar të jetë e tillë nga shfrytëzuesi,
    Search - komandë për kërkim të veb-faqeve dhe dokumenteve, në emrin e të cilëve gjendet ndonjë fjalë ose shprehje,
    Favorites - listë e faqeve të preferuara. Kur klikoni në këtë tast, paraqitet ose zhduket paneli i veb-adresave të veb-sajteve më të preferuara,
    History - paraqet hiperlinqet e faqeve që keni vizituar periudhën e kaluar (ditën, javën, muajin ose vitin),
    Mail -punë me postë elektronike, Pr/nf-printim i dokumentit që keni hapur, Edit - ndryshime në dokument ose ne veb-faqe.
    Nën shiritin me vegla per navigim gjendet rubrika per adresa Address , që ka edhe meny me listë të faqeve të vizituara. Nëse hapni faqe që nuk keni vizituar më pare, në rubrikën per adresa e shënoni adresën e asaj faqeje. Në anën e djathtë të rubrikës per adresa gjenden ikonat Go (komandë per ta hapur faqen që kërkoni në rubrikën për adresa) dhe Links" (listë me hiperlinqe per te faqet që i vizitoni shpesh).
    Kur do ta dini se në ndonjë moment të caktuar Internet Explorer hap ndonjë faqe apo është joaktiv? Përgjigjen mund ta gjeni në katrorin me flamur, në këndin e sipërm të djathtë të dritares. Nëse flamuri valon, atëherë është aktiv, e nëse jo, atëherë shfletuesi nuk është aktiv. Aktivitetin çdoherë mund ta ndërprejmë me tastin Stop .
    Në çdo kohë mundeni paralelisht të punoni me më shumë Internet Explorer dritare të hapura.

    English-Albanian dictionary > Internet Explorer

См. также в других словарях:

  • Address — may refer to:*A memory address, a unique identifier for a memory location at which a computer can store a piece of data for later retrieval *A network address, the coded representation of the source or destination of a message (e.g. MAC addresses …   Wikipedia

  • address — I noun abode, box number, domicile, dwelling, dwelling place, habitation, headquarters, home, inhabitancy, inscriptio, legal residence, locus, lodging, lodging place, lodgment, place of business, residence, seat, street number associated concepts …   Law dictionary

  • address — vb 1 *direct, devote, apply Analogous words: bend (see CURVE): appeal, pray, sue, plead (see under PRAYER): aim, point, level (see DIRECT) 2 Address, accost, greet, salute, hail mean to speak to or less often to write or make a sign to a person… …   New Dictionary of Synonyms

  • Address — Ad*dress ([a^]d*dr[e^]s ), v. t. [imp. & p. p. {Addressed} ( dr[e^]st ); p. pr. & vb. n. {Addressing}.] [OE. adressen to raise erect, adorn, OF. adrecier, to straighten, address, F. adresser, fr. [ a] (L. ad) + OF. drecier, F. dresser, to… …   The Collaborative International Dictionary of English

  • Address — Ad*dress, n. [Cf. F. adresse. See {Address}, v. t.] [1913 Webster] 1. Act of preparing one s self. [Obs.] Jer Taylor. [1913 Webster] 2. Act of addressing one s self to a person; verbal application. [1913 Webster] 3. A formal communication, either …   The Collaborative International Dictionary of English

  • address — [n1] place of residence or business where one can be contacted abode, box number, direction, domicile, dwelling, headquarters, home, house, living quarters, location, lodging, number, place of business, place of residence, street, whereabouts,… …   New thesaurus

  • address — [ə dres′; ] for n. 2, 3, & 7, also [ a′dres΄] vt. [ME adressen, to guide, direct < OFr adresser < a , to + dresser < VL * directiare, to direct < L dirigere: see DIRECT] 1. to direct (spoken or written words) to someone 2. to speak to …   English World dictionary

  • Address — Ad*dress ([a^]d*dr[e^]s ), v. i. 1. To prepare one s self. [Obs.] Let us address to tend on Hector s heels. Shak. [1913 Webster] 2. To direct speech. [Obs.] [1913 Webster] Young Turnus to the beauteous maid addrest. Dryden. [1913 Webster] Note:… …   The Collaborative International Dictionary of English

  • address — ► NOUN 1) the details of the place where someone lives or an organization is situated. 2) Computing a number identifying a location in a data storage system or computer memory. 3) a formal speech. ► VERB 1) write someone s name and address on (an …   English terms dictionary

  • address to — index dedicate Burton s Legal Thesaurus. William C. Burton. 2006 …   Law dictionary

  • address — The location to which the USPS is to deliver or return a mailpiece. It consists of certain elements such as recipient name, street name and house number, and city, state, and ZIP Code as required by the mail class …   Glossary of postal terms

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»