Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

sea+air

  • 1 benefit

    ['benifit] n., v.-n 1. dobi, përfitim; e mirë. 2. ndihmë financiare; unemployment benefits ndihmë e papunësisë. 3. fet. benefit of clergy a) privilegje të klerikëve; b) rite fetare
    -v 1. i sjell dobi; i bën mirë; the sea air will benefit you ajri i detit do të të bëjë mirë. 2. përfitoj, kam dobi (nga); he benefited by the medicine ai pati dobi nga barnat
    benefit club n. sigurim reciprok, arkë e ndihmës reciproke
    benefit match n. sport ndeshje bamirësie (për një lojtar)
    benefit performance n. shfaqje bamirësie
    benefit association/society n. amer. shoqëri ndihme reciproke
    * * *
    jep dobi; përfitim

    English-Albanian dictionary > benefit

  • 2 alphabet

    ['ælfëbit] n. alfabet
    - Alfabeti i gjuhës angleze ka 26 shkronja, kurse gjuha ka 44 tinguj. Prandaj egziston shpërthuje e madhe mes të shkruarit dhe të shqiptuarit. Shumë zëra shkruhen me më shumë shkronja apo të njejtat shkronja shqiptohen ndryshe. Këto dy terme nuk duhet përzier. Shkronjat shkruhen ndërsa tingujt shqiptohen.
    - Gjuha shqipe është gjuhë fonetike - tingulli shkruhet ashtu si shqiptohet. Çdo tingull prezentohet me një shkronjë dhe çdo tingull shprehet gjithmonë me të njëjtën shkronjë.
    - Gjuha angleze nuk është si gjuha shqipe-fjala ndryshe shqiptohet dhe ndryshe shkruhet.
    - Rregulla për shqiptim, megjithatë, egzistojnë por janë aq të koklavitura saqë s'e vlenë barra qiranë të mësohen. Mbetet edhe metoda tjetër (e përqafuar në përgjithësi): Për çdo fjalë të mësohet edhe shqiptimi njëkohësisht. Kjo metodë niset nga zërat, e jo nga mënyra se si shkruhen këto.
    - Theksi është një nga pjesët më të rëndësishme të gjuhës së folur për të mos thënë më e rëndësishmja. Në rast se e lëvizim theksin nga një vend i fjalës në një tjetër,mund të ndryshoj kuptimi i saj. (si në shqip- ba ri dhe bari).
    - Në të njëjtën mënyrë edhe theksimi apo mëshimi i zërit në zanoren ku bie theksi është kryesorë për anglishten e folur.Kujdesi më i madh për fillim është që të kontrollohemi nëse e kemi në vendin e duhur theksin në fjalën që mësojmë. Mos u nxitoni me shpejtësi në fillim, sepse një shtrembërim i lehtë i një fjale të mësuar keq në fillim, sjell pasoja që ndreqen me shumë vështirësi.
    Ja alfabeti sipas rendit të shkronjave:
    A (ei)
    B (bi:)
    C (si:)
    D (di:)
    E (i:)
    F (ef)
    G (xhi:)
    H (eixh)
    I (ai)
    J (xhei)
    K (kei)
    L (el)
    M (em)
    N (en)
    O (ou)
    P (pi:)
    Q (kju:)
    R (a:)
    S (es)
    T (ti:)
    U (ju:)
    V (vi:)
    W (dablju:)
    X (eks)
    Y (wai:) Z (zed)
    * Për të arritur të fitosh një shqiptim të mirë, kërkohet kohë dhe ushtrim. Shpeshherë edhe ai që flet mirë, e shqipton ndonjë fjalë në një mënyrë që nuk kuptuhet shpejt nga ai që e dëgjon.Në këtë rast bashkëbiseduesi kërkon me mirësjellje që fjala të përsëritet duke i thënë shkronjat që përbëjnë fjalën njëra pas tjetrës, dhe në këtë mënyrë e dëgjon ashtu siç shkruhet.Është pak a shumë ajo që bëjmë kur duam që të merret vesh mirë nëpërmjet telefonit emri i një personi ose i një qyteti.
    * Zakonisht pyetja në këto raste është: How do you spell it ? - që don të thotë -Si e shkruani.
    Pra, është e nevojshme të dimë se si shqiptohen secili emër veç e veç i shkronjave të alfabetit anglez,që janë 26.
    - Asnjëherë nuk do të ishte e tepërt të përsëritej se për të pasur një shqiptim të mirë, është thelbësore të dëgjoni me vëmendje dhe të imitoni me kujdes.
    - Elementet themelore që përcaktojnë shqiptimin e një gjuhe janë tre: intenziteti (domethënë mënyra në të cilën disa rrokje theksohen e disa jo); toni (ose mënyra në të cilën zëri ngrihet më shumë mbi një zanore se sa në një zanore tjetër); dhe së fundi vetë tingujt (ose më mirë,mënyra se si përfitohen ata nga organet e zërit.Çdonjëri nga këta tre elemente është i rëndësishëm: secili prej tyre i marrë
    veç e veç, nuk është i mjaftueshëm për të arritur një shqiptim të mirë.
    - Rrokjet e fjalëve angleze ndryshojnë në mënyrë të dukshme në varësi të theksit tonik.Një rrokje e theksuar,shqiptohet me forcë më të madhe se të tjerat..Mos u druani nëse e teproni për të vënë në dukje rrokjen e theksuar. Ajo që ka rëndësi është të dihet se ku bije theksi në fjalë të ndryshme.
    - Për të lehtësuar punën, përpara çdo rrokjeje të theksuar, vendoset shenja (,) P.sh.fjalën cigarette, do ta gjejmë të shkurtuar kështu: (sig?,ret)
    - Përveç theksit tonik, d.m.th. theksit në trupin e një fjale, ka edhe një mëshim më të madh që një fjalë merr në fjali. Zakonisht janë emrat, mbiemrat dhe foljet ata që theksohen me mëshim më të madh.
    Kjo duhet të kijet kujdes, se është thelbësore për një shqiptim më të mire.
    - Vetëm në sajë të një ushtrimi dhe praktike të gjatë bashkëbisedimi, mund të mësohet toni i drejtë, që në anglishten e folur ka një rëndësi të madhe. Nëpërgjithësi, mund të vihet re, se zëri ulet duke shkuar drejt fundit të fjalisë, veçanarisht kur është fjala për një pohim. Por, pa pritur mund të bëhet i mprehtë, mbi të gjitha në fund të një fjalie pyetëse.
    - Në fillim të ligjeratës, zëri mund të jetë i mprehtë ose i rëndë.
    - Një rrokje e theksuar, mund të jetë me ton më të rëndë ose më të mprehtë se sa ato që e paraprijnë ose që e ndjekin.
    - Për të bërë të mundur leximin korrekt përdoret alfabeti fonetik në transkriptim të fjalës. Transkriptimi e përdor alfabetin fonetik të përpiluar nga Shoqata Ndërkombëtare Fonetike që është paraqitur me 44 simbole.Secila shenjë e këtij alfabeti përfaqëson një tingull dhe vetëm një tigull.Për gjuhën angleze një sistem veçanarisht i vlefshëm, pasi shkrimi i saj shumë shpesh është krejt ndryshe nga shqiptimi.
    - Më poshtë, në kllapa katrore paraqiten shkronjat e alfabetit fonetik.Lista përfshin shembuj të fjalëve që përmbajnë tingullin përkatës, në fillim, në mes dhe në fund të fjalës. Përveç kësaj jepen shembuj për të treguar mënyrat e ndryshme për të paraqitur të njëjtin tingull në fjalë të ndryshme.
    - Siç kemi thënë, shenja [ , ] përpara një rrokje tregon se kjo është e theksuar.Shenja [ : ] pas një zanoreje, tregon se është puna për një zanore të zgjatur;shënja [ : ] tregon se shkronja "r" fundore, zakonisht e shurdhët, shqiptohet kur ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore.
    - Në gjuhën angleze egzistojnë 12 zanore.Dy pikat ( :) të shënuara pas zanores tregojnë se zanorja shqiptohet e zgjatur.
    i: - /i/- e gjatë - ea st [i:st], fee l [fi:l], he [hi:], three [thri:], sea t [si:t], the se [ði:z].
    i - /i/- e shkurtë - sit [sit], in [in], is [iz], city [,siti], this [ðis].
    e - /e/- e hapur - set [set], any [,eni:], end [end], yes [jes], head [hed], letter [,letë:].
    æ - në mes tingujve /a-e / - sat [sæt], match [mæç], hat [hæt], hand [hænd].
    a: - /a/- e gjatë - ask [a : sk], father [,fa:ðë:], car [ka:], March [ma: ç], after [,a:ftë(r)].
    a - /a/- e shkurtë - much [maç, us [as], come [kam], son [san], mother [,maðë:].
    o - në mes tingujve /a-o / - on [on], off [of], dog [dog], pot [pot], gone [gon].
    o: - /o/- e gjatë - all [o:l], saw [so:] , more [mo:], four [fo:], thought [tho:t], caught [ko:t].
    u: - /u/- e gjatë - do [du:], you [ju:], food [fu:d], group [gru:p].
    u - /u/- e shkurtë - good [gud], foot [fut], book [buk], put [put].
    3: ose c: - /ë/- e gjatë - turn [t3:n], word [w3:d], early [,ë:li], her [hë:], bird [bë:d], church [çë:ç].
    ë - /ë/- e shkurtë- a [ë], about [ë,baut], the [ðë], father [,fa:ðë:], away [ë,wei], collect [kë,lekt].
    - Diftonjgjet paraqesin grup prej dy zanoresh që shqiptohen si një rrokje e vetme..Zanorja e parë, si bartëse e rrokjes, shqiptohet zëshëm dhe qartë,kurse e dyta pazëshëm dhe pjesërisht.Në gjuhën angleze egzistijnë 8 diftonjgje:
    ei take [teik], wait [weit], April [,eipril], they [ðei], play [plei], name [neim].
    ai I [ai], my [mai], mine [main], light [lait], five [faiv].
    oi oil [oil], boy [boi], noise [noiz].
    ëu no [nëu], open [,ëupën], over [,ëuvë:], go [gëu], window [windëu],
    au our [auë], now [nau], house [haus].
    ear [ië:], here [hië:], hear [hië(r)], beer [bië:], beard [biëd], deer [dië(r)].
    air [eë], hair [heë:], there [ðeë:], their [ðeë:], where [weë(r)].
    poor [puë:], sure [shuë:], tour [tuë(r)], endure [in,djuë(r)].
    - Shumica e bashkëtingëlloreve në gjuhën angleze shqiptohen njësoj ose përafërsisht si ato në gjuhen
    shqipe me perjashtim te dy bashketinglloreve:/ ng / dhe / w / te cilat nuk egzistojne ne gjuhen shqipe.
    b, d, g, f, h, j, k, l, m, n, p, r, s, t, v, z,
    ±- /c/ ; (r) - /xh/ ; ? - /sh/ ; ¥ - /zh/ ; ? - /th/ ; ð- / dh / ; ng-/ng/ si një tingull;
    w - fillon si / u / dhe menjiherë kalon në shqiptimin e zanores së pastajme.

    English-Albanian dictionary > alphabet

См. также в других словарях:

  • sea air — n [U] the air near the sea, which is considered to be clean, fresh, and good for your health ▪ A week spent breathing in the clean sea air would do her good …   Dictionary of contemporary English

  • sea air — noun uncount the air in places near the ocean or out on the ocean, which many people think is good for your health …   Usage of the words and phrases in modern English

  • sea-air — ˈ ̷ ̷| ̷ ̷ adjective Etymology: sea (I) + air 1. : concerned with both sea and air a sea air naval operation 2. : occurring between or at the interface of sea and air a sea air temperature differential …   Useful english dictionary

  • sea air — N UNCOUNT The sea air is the air at the seaside, which is regarded as being good for people s health. I took a deep breath of the fresh sea air …   English dictionary

  • Sea Air Inn — (Морро Бэй,США) Категория отеля: 3 звездочный отель Адрес: 845 Morro Avenue, Морро Бэй, CA …   Каталог отелей

  • sea air — UK / US noun [uncountable] the air in places near to the sea or out at sea, which many people think is good for your health …   English dictionary

  • sea air — /si ˈɛə/ (say see air) noun the air or atmosphere of the sea or seacoast, considered to be beneficial to the health …  

  • sea-air — fresh salty air found at the sea …   English contemporary dictionary

  • sea air — noun : air (as over the sea and neighboring regions) markedly affected by the evaporation of salt water …   Useful english dictionary

  • Sea, Air and Land — SEAL Demande de traduction United States Navy SEALs → …   Wikipédia en Français

  • Intrepid Sea-Air-Space Museum — USS Intrepid vom Hudson aus gesehen Daten Ort New York City …   Deutsch Wikipedia

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»