Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

polinezia

  • 1 Hawaii

    [hë'waii:] n. gjeog. Havai (Havai-shtet në SHBA që përbëhet nga një grup ishujsh në Oqeanin Pacifik. Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu.)
    - Polinezia përbëhet prej një numri të shumtë të ishujve të shpërndarë prej 30° të gjërësisë jugore. Përbëhet prej ishujve Havaje në veri, Qendrore në mes dhe ishujve të Shoqërisë dhe Tuamotu në jug. Ndër më të njohurit janë Ishujt Havaje.
    - Ishujt Havaje zënë pozitën veriore të Polinezisë. E përbëjnë 8 ishuj të banuar dhe një numër i madh ishujve të pabanuar. Të gjithë këta zënë një sipërfaqe prej 16,705 km2, të cilët kanë qenë të banuar me 770.000 banorë (1970); 1.100.000 (2006). Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Vetëm ai zë 10.414 km2 ose afro 90 për qind të tërë ishujve të këtij grupi. Malet vullkanike të Ishullit Havai ngriten mbi 4.000 m. Në pjesën veriore është vullkani i shuar Mauna Kea (Mali i Bardhë) në lartësi 4.205 m, i cili në pjesën e sipërme është e mbuluar me borë. Më në jug të këtij është vullkani aktiv Mauna Lea (Mali i Gjatë) i lartë 4.160 m, i cili për sasinë e lavës së hedhur është ndër vullkanet e parë në botë. Vetë fakti se në afërsi të këtij ishulli thellësia e oqeanit arrin 5.000 m dhe ngritja e kupës vull­kanike mbi 4.000 m lartësi tregon se sa ka qenë ky proces intensiv në formimin e maleve vullkanike prej fundit të oqeanit deri në pikën më të lartë të kupës vullkanike. Vullkani si fenomen natyror është mjaft interesant dhe tërheqës. Shumë vizitorë, që vijnë këtu, dëshirojnë ta shohin këtë dukuri të rrallë natyrore.
    - Pozita në mes të 19 e 22° të gjerësisë veriore ia përcakton një klimë të nxehtë me reshje të bollshme. Në Honolulu temperatura mesatare vjetore është 23,3 muajit më të nxehtë të gushtit 25,3 dhe muajit më të ftohtë janarit 21,3°C. Gjatë gjithë; vitit bien reshje të cilat bien 3.000 deri 6.000 mm në vjet. Këto elemente klimatike janë faktorë të rëndësishëm në paraqitjen e bimësisë së llojllojshme dhe të vrullshme.
    - Popullsia më e vjetër e këtyre ishujye janë kanakët, të cilët sot janë të përfaqësuar me një numër të vogël (90.000 banorë). Pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë të bardhët (afro 300.000 banorë).
    Një pjese të popullsisë së këtyre ishujve e perbëjnë kinezët, japonezet, filipinët dhe korejasit. Për kah numri më i madh i popujve të racës mongole dallohen japonezët.
    - Në ekonominë e ishujve bujqësia ështe veprimtaria themelore. Klima e favorshme (temperatura e lartë, lagështia e shprehur, drita e madhe) ka mundësuar ngritjen e plantacioneve të kallamit të sheqerit dhe të ananasit. Për prodhimet e ananasit Ishujt Havaje janë ndër të parët në botë, e me 1,2 milion tonë sheqer zënë vend të lartë ne ranglistën botërore. Krahas këtyre kulturave kultivohet edhe orizi, kafja dhe kauçuku. Për bukuritë natyrore që ofron ky ambient me klimë aq terheqëse, për praninë e shumë vullkaneve, shpërthimet e të cileve ofrojnë përjetime të rralla të një dukurie të jashtësakonshme natyrore, e bëjnë shumë tërheqëse për vizitorë. Vetëm në vitin 1978 e kanë vizituar afro 3,7 milionë turistë, përkatësisht sa ka pasur Greqia turistë në vitin 1977.
    - Në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij SHBA Ishujt Havaje i bënë për vete e pas Luftës së Dytë Botërore pjese të territorit të tij (1959), përkatesisht shtetin federal të 50 të SHBA. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Ishujt Havaje kanë luajtur rol të rëndesishëm si vende strategjike në brendësi të Oqeanit Paqësor.
    - Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu (325.000 banorë) në Ishullin Oahu e vendosur në bregdetin e gjatë 16 km. Në vitin 1900 ka pasur afro 40.000 banorë e për këto shtatë decenie ka arritur të grumbullojë 325.000 e me paralagje arrin në 630.000 banorë. Shquhet për muzeun etnologjik, me eksponate shumë të rralla të popullsisë së Polinezisë. Është qendër umiversitare e themeluar qysh në vltin 1920. Rëndësi të posaçme ka observatori seizmologjik dhe magnetologjik. Hono­lulu është qendër me industrinë e sheqerit, konservimin e pemëve, peshkut, industrisë metalike dhe të anijendërtimtarisë. Me anë të këtij porti eksportohet sheqeri, ananasi, kafja e importohen prodhimet industriale, artikujt ushqimorë, makinat, nafta etj. Në perëndim të Hono­lulu shtrihet porti luftarak Perl Harbur (Pearl Harbor), nga i cili në vitin 1941 ka qenë dëmtuar shumë marina amerikane prej aviacionit japonez.

    English-Albanian dictionary > Hawaii

См. также в других словарях:

  • polinezian — POLINEZIÁN, Ă, polinezieni, e, s.m. şi f., adj. 1. s.m. şi f. Persoană care face parte din populaţia de bază a Polineziei sau este originară de acolo; (la m. pl.) populaţie care locuieşte în Polinezia. 2. adj. Care aparţine Polineziei sau… …   Dicționar Român

  • История Французской Полинезии — Время, когда началось заселение островов Французской Полинезии народом, который впоследствии стал называться полинезийцами, точно неизвестно. Содержание 1 Заселение островов 2 Ранняя история …   Википедия

  • colocazie — COLOCÁZIE, colocazii, s.f. Plantă tropicală cu frunze foarte mari, cu rizomul bogat în feculă, cultivată la noi ca plantă ornamentală de interior (Colocasia antiquorum) – Din lat. Colocasia [antiquorum], numele ştiinţific al plantei. Trimis de… …   Dicționar Român

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»