Перевод: с английского на все языки

со всех языков на английский

mbi

  • 121 aloft

    [ë'loft] adv 1. sipër, lart, mbi tokë. 2. në pjesën e sipërme, lart mbi kuvertë (në anije, midis velave, direkëve)

    English-Albanian dictionary > aloft

  • 122 alphabet

    ['ælfëbit] n. alfabet
    - Alfabeti i gjuhës angleze ka 26 shkronja, kurse gjuha ka 44 tinguj. Prandaj egziston shpërthuje e madhe mes të shkruarit dhe të shqiptuarit. Shumë zëra shkruhen me më shumë shkronja apo të njejtat shkronja shqiptohen ndryshe. Këto dy terme nuk duhet përzier. Shkronjat shkruhen ndërsa tingujt shqiptohen.
    - Gjuha shqipe është gjuhë fonetike - tingulli shkruhet ashtu si shqiptohet. Çdo tingull prezentohet me një shkronjë dhe çdo tingull shprehet gjithmonë me të njëjtën shkronjë.
    - Gjuha angleze nuk është si gjuha shqipe-fjala ndryshe shqiptohet dhe ndryshe shkruhet.
    - Rregulla për shqiptim, megjithatë, egzistojnë por janë aq të koklavitura saqë s'e vlenë barra qiranë të mësohen. Mbetet edhe metoda tjetër (e përqafuar në përgjithësi): Për çdo fjalë të mësohet edhe shqiptimi njëkohësisht. Kjo metodë niset nga zërat, e jo nga mënyra se si shkruhen këto.
    - Theksi është një nga pjesët më të rëndësishme të gjuhës së folur për të mos thënë më e rëndësishmja. Në rast se e lëvizim theksin nga një vend i fjalës në një tjetër,mund të ndryshoj kuptimi i saj. (si në shqip- ba ri dhe bari).
    - Në të njëjtën mënyrë edhe theksimi apo mëshimi i zërit në zanoren ku bie theksi është kryesorë për anglishten e folur.Kujdesi më i madh për fillim është që të kontrollohemi nëse e kemi në vendin e duhur theksin në fjalën që mësojmë. Mos u nxitoni me shpejtësi në fillim, sepse një shtrembërim i lehtë i një fjale të mësuar keq në fillim, sjell pasoja që ndreqen me shumë vështirësi.
    Ja alfabeti sipas rendit të shkronjave:
    A (ei)
    B (bi:)
    C (si:)
    D (di:)
    E (i:)
    F (ef)
    G (xhi:)
    H (eixh)
    I (ai)
    J (xhei)
    K (kei)
    L (el)
    M (em)
    N (en)
    O (ou)
    P (pi:)
    Q (kju:)
    R (a:)
    S (es)
    T (ti:)
    U (ju:)
    V (vi:)
    W (dablju:)
    X (eks)
    Y (wai:) Z (zed)
    * Për të arritur të fitosh një shqiptim të mirë, kërkohet kohë dhe ushtrim. Shpeshherë edhe ai që flet mirë, e shqipton ndonjë fjalë në një mënyrë që nuk kuptuhet shpejt nga ai që e dëgjon.Në këtë rast bashkëbiseduesi kërkon me mirësjellje që fjala të përsëritet duke i thënë shkronjat që përbëjnë fjalën njëra pas tjetrës, dhe në këtë mënyrë e dëgjon ashtu siç shkruhet.Është pak a shumë ajo që bëjmë kur duam që të merret vesh mirë nëpërmjet telefonit emri i një personi ose i një qyteti.
    * Zakonisht pyetja në këto raste është: How do you spell it ? - që don të thotë -Si e shkruani.
    Pra, është e nevojshme të dimë se si shqiptohen secili emër veç e veç i shkronjave të alfabetit anglez,që janë 26.
    - Asnjëherë nuk do të ishte e tepërt të përsëritej se për të pasur një shqiptim të mirë, është thelbësore të dëgjoni me vëmendje dhe të imitoni me kujdes.
    - Elementet themelore që përcaktojnë shqiptimin e një gjuhe janë tre: intenziteti (domethënë mënyra në të cilën disa rrokje theksohen e disa jo); toni (ose mënyra në të cilën zëri ngrihet më shumë mbi një zanore se sa në një zanore tjetër); dhe së fundi vetë tingujt (ose më mirë,mënyra se si përfitohen ata nga organet e zërit.Çdonjëri nga këta tre elemente është i rëndësishëm: secili prej tyre i marrë
    veç e veç, nuk është i mjaftueshëm për të arritur një shqiptim të mirë.
    - Rrokjet e fjalëve angleze ndryshojnë në mënyrë të dukshme në varësi të theksit tonik.Një rrokje e theksuar,shqiptohet me forcë më të madhe se të tjerat..Mos u druani nëse e teproni për të vënë në dukje rrokjen e theksuar. Ajo që ka rëndësi është të dihet se ku bije theksi në fjalë të ndryshme.
    - Për të lehtësuar punën, përpara çdo rrokjeje të theksuar, vendoset shenja (,) P.sh.fjalën cigarette, do ta gjejmë të shkurtuar kështu: (sig?,ret)
    - Përveç theksit tonik, d.m.th. theksit në trupin e një fjale, ka edhe një mëshim më të madh që një fjalë merr në fjali. Zakonisht janë emrat, mbiemrat dhe foljet ata që theksohen me mëshim më të madh.
    Kjo duhet të kijet kujdes, se është thelbësore për një shqiptim më të mire.
    - Vetëm në sajë të një ushtrimi dhe praktike të gjatë bashkëbisedimi, mund të mësohet toni i drejtë, që në anglishten e folur ka një rëndësi të madhe. Nëpërgjithësi, mund të vihet re, se zëri ulet duke shkuar drejt fundit të fjalisë, veçanarisht kur është fjala për një pohim. Por, pa pritur mund të bëhet i mprehtë, mbi të gjitha në fund të një fjalie pyetëse.
    - Në fillim të ligjeratës, zëri mund të jetë i mprehtë ose i rëndë.
    - Një rrokje e theksuar, mund të jetë me ton më të rëndë ose më të mprehtë se sa ato që e paraprijnë ose që e ndjekin.
    - Për të bërë të mundur leximin korrekt përdoret alfabeti fonetik në transkriptim të fjalës. Transkriptimi e përdor alfabetin fonetik të përpiluar nga Shoqata Ndërkombëtare Fonetike që është paraqitur me 44 simbole.Secila shenjë e këtij alfabeti përfaqëson një tingull dhe vetëm një tigull.Për gjuhën angleze një sistem veçanarisht i vlefshëm, pasi shkrimi i saj shumë shpesh është krejt ndryshe nga shqiptimi.
    - Më poshtë, në kllapa katrore paraqiten shkronjat e alfabetit fonetik.Lista përfshin shembuj të fjalëve që përmbajnë tingullin përkatës, në fillim, në mes dhe në fund të fjalës. Përveç kësaj jepen shembuj për të treguar mënyrat e ndryshme për të paraqitur të njëjtin tingull në fjalë të ndryshme.
    - Siç kemi thënë, shenja [ , ] përpara një rrokje tregon se kjo është e theksuar.Shenja [ : ] pas një zanoreje, tregon se është puna për një zanore të zgjatur;shënja [ : ] tregon se shkronja "r" fundore, zakonisht e shurdhët, shqiptohet kur ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore.
    - Në gjuhën angleze egzistojnë 12 zanore.Dy pikat ( :) të shënuara pas zanores tregojnë se zanorja shqiptohet e zgjatur.
    i: - /i/- e gjatë - ea st [i:st], fee l [fi:l], he [hi:], three [thri:], sea t [si:t], the se [ði:z].
    i - /i/- e shkurtë - sit [sit], in [in], is [iz], city [,siti], this [ðis].
    e - /e/- e hapur - set [set], any [,eni:], end [end], yes [jes], head [hed], letter [,letë:].
    æ - në mes tingujve /a-e / - sat [sæt], match [mæç], hat [hæt], hand [hænd].
    a: - /a/- e gjatë - ask [a : sk], father [,fa:ðë:], car [ka:], March [ma: ç], after [,a:ftë(r)].
    a - /a/- e shkurtë - much [maç, us [as], come [kam], son [san], mother [,maðë:].
    o - në mes tingujve /a-o / - on [on], off [of], dog [dog], pot [pot], gone [gon].
    o: - /o/- e gjatë - all [o:l], saw [so:] , more [mo:], four [fo:], thought [tho:t], caught [ko:t].
    u: - /u/- e gjatë - do [du:], you [ju:], food [fu:d], group [gru:p].
    u - /u/- e shkurtë - good [gud], foot [fut], book [buk], put [put].
    3: ose c: - /ë/- e gjatë - turn [t3:n], word [w3:d], early [,ë:li], her [hë:], bird [bë:d], church [çë:ç].
    ë - /ë/- e shkurtë- a [ë], about [ë,baut], the [ðë], father [,fa:ðë:], away [ë,wei], collect [kë,lekt].
    - Diftonjgjet paraqesin grup prej dy zanoresh që shqiptohen si një rrokje e vetme..Zanorja e parë, si bartëse e rrokjes, shqiptohet zëshëm dhe qartë,kurse e dyta pazëshëm dhe pjesërisht.Në gjuhën angleze egzistijnë 8 diftonjgje:
    ei take [teik], wait [weit], April [,eipril], they [ðei], play [plei], name [neim].
    ai I [ai], my [mai], mine [main], light [lait], five [faiv].
    oi oil [oil], boy [boi], noise [noiz].
    ëu no [nëu], open [,ëupën], over [,ëuvë:], go [gëu], window [windëu],
    au our [auë], now [nau], house [haus].
    ear [ië:], here [hië:], hear [hië(r)], beer [bië:], beard [biëd], deer [dië(r)].
    air [eë], hair [heë:], there [ðeë:], their [ðeë:], where [weë(r)].
    poor [puë:], sure [shuë:], tour [tuë(r)], endure [in,djuë(r)].
    - Shumica e bashkëtingëlloreve në gjuhën angleze shqiptohen njësoj ose përafërsisht si ato në gjuhen
    shqipe me perjashtim te dy bashketinglloreve:/ ng / dhe / w / te cilat nuk egzistojne ne gjuhen shqipe.
    b, d, g, f, h, j, k, l, m, n, p, r, s, t, v, z,
    ±- /c/ ; (r) - /xh/ ; ? - /sh/ ; ¥ - /zh/ ; ? - /th/ ; ð- / dh / ; ng-/ng/ si një tingull;
    w - fillon si / u / dhe menjiherë kalon në shqiptimin e zanores së pastajme.

    English-Albanian dictionary > alphabet

  • 123 awash

    [ë'wosh] adv., adj. 1. i lagur, paksa i mbuluar nga uji. 2. mbi ujë, pluskues; mbi valë, që e merr dallga

    English-Albanian dictionary > awash

  • 124 bear down

    [beë: daun] a) turrem mbi; b) peshoj, rëndoj (mbi); c) mposht; borne down by adversity i dërrmuar nga fatkeqësitë

    English-Albanian dictionary > bear down

  • 125 buoy

    [boi] n.,v. -n. bovë, vozë mbi ujë /-v. shënoj me pluskuese
    buoy up a) mbaj mbi ujë; b) fig. mbaj gjallë (shpresat)

    English-Albanian dictionary > buoy

  • 126 causeway

    ['ko:zwei] n.,v. -n 1. rrugë e ngritur (mbi ledh, mbi argjinaturë). 2. rrugë e shtruar, xhade /-vt. shtroj me gurë/zhavor

    English-Albanian dictionary > causeway

  • 127 Gjuha dhe degët e saj

    Gjuha ka filluar të studiohet shumë herët.
    Shkenca që merret me studimin e gjuhës quhet gjuhësi ose linguistikë që do të thotë shkenca mbi gjuhën.
    Kjo shkencë i studion veçoritë e përgjithshme të të gjitha gjuhëve:lindjen, zhvillimet dhe ndryshimet që ndodhin në të.
    Degët kryesore të gjuhësisë janë:
    1. FONETIKA
    2. LEKSIKOLOGJIA
    3. GRAMATIKA(MORFOLOGJIA DHE SINTAKSA)
    FONETIKA është degë e gjuhësisë që studion tingujt e gjuhës, mënyrën e formimit të tyre, veçoritë akustike e fiziologjike, llojet e tingujve, ndryshimet që pësojnë tingujt, theksin etj.
    Me fonetikën është i lidhur ngushtë edhe drejtshqiptimi.
    LEKSIKOLOGJIA është degë e gjuhësisë e cila merret me studimin e fjalëve të një gjuhe.
    Fjala leksikologji vjen nga greqishtja dhe përbëhet nga pjesët leksis=fjalë dhe logos=dituri që do të thotë shkencë mbi fjalën.
    Pra, leksikologjia studion thesarin e fjalorit të një gjuhe, kuptimin fjalëve, shprehjeve frazeologjike etj.
    GRAMATIKA është dega më e rëndësishme e gjuhësisë, sepse ajo studion strukturën e gjuhës e kjo është ana më themelore e gjuhës.
    Me këtë fjalë kuptojmë shkencën që merret me studimin e rregullave të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të tyre në togfjalësh e në fjali.
    Gramatika ndahet në dy pjesë: morfologji dhe në sintaksë.
    MORFOLOGJIA merret me studimin e rregullave, sipas të cilave fjalët pësojnë ndryshime si dhe klasifikimin e tyre nëpër klasa.
    SINTAKSA merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë.

    English-Albanian dictionary > Gjuha dhe degët e saj

  • 128 Hawaii

    [hë'waii:] n. gjeog. Havai (Havai-shtet në SHBA që përbëhet nga një grup ishujsh në Oqeanin Pacifik. Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu.)
    - Polinezia përbëhet prej një numri të shumtë të ishujve të shpërndarë prej 30° të gjërësisë jugore. Përbëhet prej ishujve Havaje në veri, Qendrore në mes dhe ishujve të Shoqërisë dhe Tuamotu në jug. Ndër më të njohurit janë Ishujt Havaje.
    - Ishujt Havaje zënë pozitën veriore të Polinezisë. E përbëjnë 8 ishuj të banuar dhe një numër i madh ishujve të pabanuar. Të gjithë këta zënë një sipërfaqe prej 16,705 km2, të cilët kanë qenë të banuar me 770.000 banorë (1970); 1.100.000 (2006). Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Vetëm ai zë 10.414 km2 ose afro 90 për qind të tërë ishujve të këtij grupi. Malet vullkanike të Ishullit Havai ngriten mbi 4.000 m. Në pjesën veriore është vullkani i shuar Mauna Kea (Mali i Bardhë) në lartësi 4.205 m, i cili në pjesën e sipërme është e mbuluar me borë. Më në jug të këtij është vullkani aktiv Mauna Lea (Mali i Gjatë) i lartë 4.160 m, i cili për sasinë e lavës së hedhur është ndër vullkanet e parë në botë. Vetë fakti se në afërsi të këtij ishulli thellësia e oqeanit arrin 5.000 m dhe ngritja e kupës vull­kanike mbi 4.000 m lartësi tregon se sa ka qenë ky proces intensiv në formimin e maleve vullkanike prej fundit të oqeanit deri në pikën më të lartë të kupës vullkanike. Vullkani si fenomen natyror është mjaft interesant dhe tërheqës. Shumë vizitorë, që vijnë këtu, dëshirojnë ta shohin këtë dukuri të rrallë natyrore.
    - Pozita në mes të 19 e 22° të gjerësisë veriore ia përcakton një klimë të nxehtë me reshje të bollshme. Në Honolulu temperatura mesatare vjetore është 23,3 muajit më të nxehtë të gushtit 25,3 dhe muajit më të ftohtë janarit 21,3°C. Gjatë gjithë; vitit bien reshje të cilat bien 3.000 deri 6.000 mm në vjet. Këto elemente klimatike janë faktorë të rëndësishëm në paraqitjen e bimësisë së llojllojshme dhe të vrullshme.
    - Popullsia më e vjetër e këtyre ishujye janë kanakët, të cilët sot janë të përfaqësuar me një numër të vogël (90.000 banorë). Pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë të bardhët (afro 300.000 banorë).
    Një pjese të popullsisë së këtyre ishujve e perbëjnë kinezët, japonezet, filipinët dhe korejasit. Për kah numri më i madh i popujve të racës mongole dallohen japonezët.
    - Në ekonominë e ishujve bujqësia ështe veprimtaria themelore. Klima e favorshme (temperatura e lartë, lagështia e shprehur, drita e madhe) ka mundësuar ngritjen e plantacioneve të kallamit të sheqerit dhe të ananasit. Për prodhimet e ananasit Ishujt Havaje janë ndër të parët në botë, e me 1,2 milion tonë sheqer zënë vend të lartë ne ranglistën botërore. Krahas këtyre kulturave kultivohet edhe orizi, kafja dhe kauçuku. Për bukuritë natyrore që ofron ky ambient me klimë aq terheqëse, për praninë e shumë vullkaneve, shpërthimet e të cileve ofrojnë përjetime të rralla të një dukurie të jashtësakonshme natyrore, e bëjnë shumë tërheqëse për vizitorë. Vetëm në vitin 1978 e kanë vizituar afro 3,7 milionë turistë, përkatësisht sa ka pasur Greqia turistë në vitin 1977.
    - Në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij SHBA Ishujt Havaje i bënë për vete e pas Luftës së Dytë Botërore pjese të territorit të tij (1959), përkatesisht shtetin federal të 50 të SHBA. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Ishujt Havaje kanë luajtur rol të rëndesishëm si vende strategjike në brendësi të Oqeanit Paqësor.
    - Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu (325.000 banorë) në Ishullin Oahu e vendosur në bregdetin e gjatë 16 km. Në vitin 1900 ka pasur afro 40.000 banorë e për këto shtatë decenie ka arritur të grumbullojë 325.000 e me paralagje arrin në 630.000 banorë. Shquhet për muzeun etnologjik, me eksponate shumë të rralla të popullsisë së Polinezisë. Është qendër umiversitare e themeluar qysh në vltin 1920. Rëndësi të posaçme ka observatori seizmologjik dhe magnetologjik. Hono­lulu është qendër me industrinë e sheqerit, konservimin e pemëve, peshkut, industrisë metalike dhe të anijendërtimtarisë. Me anë të këtij porti eksportohet sheqeri, ananasi, kafja e importohen prodhimet industriale, artikujt ushqimorë, makinat, nafta etj. Në perëndim të Hono­lulu shtrihet porti luftarak Perl Harbur (Pearl Harbor), nga i cili në vitin 1941 ka qenë dëmtuar shumë marina amerikane prej aviacionit japonez.

    English-Albanian dictionary > Hawaii

См. также в других словарях:

  • mbi — mbi·ra; …   English syllables

  • MBI — (management buy in) The same as a MBO except that the management team making the acquisition are not the present managers of the target company. Easyform Glossary of Law Terms. UK law terms. MBI …   Law dictionary

  • MBI — may be: Management buy in The purchase of a large interest in a company by an investor group while retaining the existing management. (See MBO) Maslach Burnout Inventory, a scale for Burnout syndrome Master of Business Informatics Moody Bible… …   Wikipedia

  • MBI — puede hacer referencia a: Abreviatura de Management buy in, tipo de adquisición de una empresa; Abreviatura de Misil balístico intercontinental; Maslach Burnout Inventory, instrumento utilizado para evaluar la prevalencia del Síndrome de Burnout …   Wikipedia Español

  • MBI — UK US noun [C] FINANCE, WORKPLACE ► ABBREVIATION for MANAGEMENT BUY IN(Cf. ↑management buy in) …   Financial and business terms

  • MBI — MBI: bk. für Management Buy in …   Das große Fremdwörterbuch

  • MBI — Cette page d’homonymie répertorie les différents sujets et articles partageant un même nom.   Sigles d’une seule lettre   Sigles de deux lettres > Sigles de trois lettres   Sigles de quatre lettres …   Wikipédia en Français

  • MBI — Die Abkürzung MBI bedeutet: Management Buy in, die Übernahme eines Unternehmens durch fremde Manager Marine Biotechnology Institute Maschinenbau und Betriebsinformatik Maschinenbau Institut GmbH, vormals Deutsches Maschinenbau Institut Maslach… …   Deutsch Wikipedia

  • MBI — major budget issue …   Military dictionary

  • MBI — MBIA, Inc. (Business » NYSE Symbols) **** Maslach Burnout Inventory (Community) ** Moody Bible Institute (Community » Non Profit Organizations) * Mathematical Biosciences Institute (Academic & Science » Universities) * Messianic Bureau… …   Abbreviations dictionary

  • MBI — Maslach Burnout Inventory; maximum blink index …   Medical dictionary

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»