Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

elemente

  • 1 strings

    tela; spango; elemente në gjuhët e programimt të kompjutrave që mund të përbëhet nga nje varg fjalësh apo simbolesh

    English-Albanian dictionary > strings

  • 2 elemento

    n. 1) elemet, pjesë përbërëse. 2) element. 3) elemente të natyrës. 4) baza të diturisë.

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > elemento

  • 3 alphabet

    ['ælfëbit] n. alfabet
    - Alfabeti i gjuhës angleze ka 26 shkronja, kurse gjuha ka 44 tinguj. Prandaj egziston shpërthuje e madhe mes të shkruarit dhe të shqiptuarit. Shumë zëra shkruhen me më shumë shkronja apo të njejtat shkronja shqiptohen ndryshe. Këto dy terme nuk duhet përzier. Shkronjat shkruhen ndërsa tingujt shqiptohen.
    - Gjuha shqipe është gjuhë fonetike - tingulli shkruhet ashtu si shqiptohet. Çdo tingull prezentohet me një shkronjë dhe çdo tingull shprehet gjithmonë me të njëjtën shkronjë.
    - Gjuha angleze nuk është si gjuha shqipe-fjala ndryshe shqiptohet dhe ndryshe shkruhet.
    - Rregulla për shqiptim, megjithatë, egzistojnë por janë aq të koklavitura saqë s'e vlenë barra qiranë të mësohen. Mbetet edhe metoda tjetër (e përqafuar në përgjithësi): Për çdo fjalë të mësohet edhe shqiptimi njëkohësisht. Kjo metodë niset nga zërat, e jo nga mënyra se si shkruhen këto.
    - Theksi është një nga pjesët më të rëndësishme të gjuhës së folur për të mos thënë më e rëndësishmja. Në rast se e lëvizim theksin nga një vend i fjalës në një tjetër,mund të ndryshoj kuptimi i saj. (si në shqip- ba ri dhe bari).
    - Në të njëjtën mënyrë edhe theksimi apo mëshimi i zërit në zanoren ku bie theksi është kryesorë për anglishten e folur.Kujdesi më i madh për fillim është që të kontrollohemi nëse e kemi në vendin e duhur theksin në fjalën që mësojmë. Mos u nxitoni me shpejtësi në fillim, sepse një shtrembërim i lehtë i një fjale të mësuar keq në fillim, sjell pasoja që ndreqen me shumë vështirësi.
    Ja alfabeti sipas rendit të shkronjave:
    A (ei)
    B (bi:)
    C (si:)
    D (di:)
    E (i:)
    F (ef)
    G (xhi:)
    H (eixh)
    I (ai)
    J (xhei)
    K (kei)
    L (el)
    M (em)
    N (en)
    O (ou)
    P (pi:)
    Q (kju:)
    R (a:)
    S (es)
    T (ti:)
    U (ju:)
    V (vi:)
    W (dablju:)
    X (eks)
    Y (wai:) Z (zed)
    * Për të arritur të fitosh një shqiptim të mirë, kërkohet kohë dhe ushtrim. Shpeshherë edhe ai që flet mirë, e shqipton ndonjë fjalë në një mënyrë që nuk kuptuhet shpejt nga ai që e dëgjon.Në këtë rast bashkëbiseduesi kërkon me mirësjellje që fjala të përsëritet duke i thënë shkronjat që përbëjnë fjalën njëra pas tjetrës, dhe në këtë mënyrë e dëgjon ashtu siç shkruhet.Është pak a shumë ajo që bëjmë kur duam që të merret vesh mirë nëpërmjet telefonit emri i një personi ose i një qyteti.
    * Zakonisht pyetja në këto raste është: How do you spell it ? - që don të thotë -Si e shkruani.
    Pra, është e nevojshme të dimë se si shqiptohen secili emër veç e veç i shkronjave të alfabetit anglez,që janë 26.
    - Asnjëherë nuk do të ishte e tepërt të përsëritej se për të pasur një shqiptim të mirë, është thelbësore të dëgjoni me vëmendje dhe të imitoni me kujdes.
    - Elementet themelore që përcaktojnë shqiptimin e një gjuhe janë tre: intenziteti (domethënë mënyra në të cilën disa rrokje theksohen e disa jo); toni (ose mënyra në të cilën zëri ngrihet më shumë mbi një zanore se sa në një zanore tjetër); dhe së fundi vetë tingujt (ose më mirë,mënyra se si përfitohen ata nga organet e zërit.Çdonjëri nga këta tre elemente është i rëndësishëm: secili prej tyre i marrë
    veç e veç, nuk është i mjaftueshëm për të arritur një shqiptim të mirë.
    - Rrokjet e fjalëve angleze ndryshojnë në mënyrë të dukshme në varësi të theksit tonik.Një rrokje e theksuar,shqiptohet me forcë më të madhe se të tjerat..Mos u druani nëse e teproni për të vënë në dukje rrokjen e theksuar. Ajo që ka rëndësi është të dihet se ku bije theksi në fjalë të ndryshme.
    - Për të lehtësuar punën, përpara çdo rrokjeje të theksuar, vendoset shenja (,) P.sh.fjalën cigarette, do ta gjejmë të shkurtuar kështu: (sig?,ret)
    - Përveç theksit tonik, d.m.th. theksit në trupin e një fjale, ka edhe një mëshim më të madh që një fjalë merr në fjali. Zakonisht janë emrat, mbiemrat dhe foljet ata që theksohen me mëshim më të madh.
    Kjo duhet të kijet kujdes, se është thelbësore për një shqiptim më të mire.
    - Vetëm në sajë të një ushtrimi dhe praktike të gjatë bashkëbisedimi, mund të mësohet toni i drejtë, që në anglishten e folur ka një rëndësi të madhe. Nëpërgjithësi, mund të vihet re, se zëri ulet duke shkuar drejt fundit të fjalisë, veçanarisht kur është fjala për një pohim. Por, pa pritur mund të bëhet i mprehtë, mbi të gjitha në fund të një fjalie pyetëse.
    - Në fillim të ligjeratës, zëri mund të jetë i mprehtë ose i rëndë.
    - Një rrokje e theksuar, mund të jetë me ton më të rëndë ose më të mprehtë se sa ato që e paraprijnë ose që e ndjekin.
    - Për të bërë të mundur leximin korrekt përdoret alfabeti fonetik në transkriptim të fjalës. Transkriptimi e përdor alfabetin fonetik të përpiluar nga Shoqata Ndërkombëtare Fonetike që është paraqitur me 44 simbole.Secila shenjë e këtij alfabeti përfaqëson një tingull dhe vetëm një tigull.Për gjuhën angleze një sistem veçanarisht i vlefshëm, pasi shkrimi i saj shumë shpesh është krejt ndryshe nga shqiptimi.
    - Më poshtë, në kllapa katrore paraqiten shkronjat e alfabetit fonetik.Lista përfshin shembuj të fjalëve që përmbajnë tingullin përkatës, në fillim, në mes dhe në fund të fjalës. Përveç kësaj jepen shembuj për të treguar mënyrat e ndryshme për të paraqitur të njëjtin tingull në fjalë të ndryshme.
    - Siç kemi thënë, shenja [ , ] përpara një rrokje tregon se kjo është e theksuar.Shenja [ : ] pas një zanoreje, tregon se është puna për një zanore të zgjatur;shënja [ : ] tregon se shkronja "r" fundore, zakonisht e shurdhët, shqiptohet kur ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore.
    - Në gjuhën angleze egzistojnë 12 zanore.Dy pikat ( :) të shënuara pas zanores tregojnë se zanorja shqiptohet e zgjatur.
    i: - /i/- e gjatë - ea st [i:st], fee l [fi:l], he [hi:], three [thri:], sea t [si:t], the se [ði:z].
    i - /i/- e shkurtë - sit [sit], in [in], is [iz], city [,siti], this [ðis].
    e - /e/- e hapur - set [set], any [,eni:], end [end], yes [jes], head [hed], letter [,letë:].
    æ - në mes tingujve /a-e / - sat [sæt], match [mæç], hat [hæt], hand [hænd].
    a: - /a/- e gjatë - ask [a : sk], father [,fa:ðë:], car [ka:], March [ma: ç], after [,a:ftë(r)].
    a - /a/- e shkurtë - much [maç, us [as], come [kam], son [san], mother [,maðë:].
    o - në mes tingujve /a-o / - on [on], off [of], dog [dog], pot [pot], gone [gon].
    o: - /o/- e gjatë - all [o:l], saw [so:] , more [mo:], four [fo:], thought [tho:t], caught [ko:t].
    u: - /u/- e gjatë - do [du:], you [ju:], food [fu:d], group [gru:p].
    u - /u/- e shkurtë - good [gud], foot [fut], book [buk], put [put].
    3: ose c: - /ë/- e gjatë - turn [t3:n], word [w3:d], early [,ë:li], her [hë:], bird [bë:d], church [çë:ç].
    ë - /ë/- e shkurtë- a [ë], about [ë,baut], the [ðë], father [,fa:ðë:], away [ë,wei], collect [kë,lekt].
    - Diftonjgjet paraqesin grup prej dy zanoresh që shqiptohen si një rrokje e vetme..Zanorja e parë, si bartëse e rrokjes, shqiptohet zëshëm dhe qartë,kurse e dyta pazëshëm dhe pjesërisht.Në gjuhën angleze egzistijnë 8 diftonjgje:
    ei take [teik], wait [weit], April [,eipril], they [ðei], play [plei], name [neim].
    ai I [ai], my [mai], mine [main], light [lait], five [faiv].
    oi oil [oil], boy [boi], noise [noiz].
    ëu no [nëu], open [,ëupën], over [,ëuvë:], go [gëu], window [windëu],
    au our [auë], now [nau], house [haus].
    ear [ië:], here [hië:], hear [hië(r)], beer [bië:], beard [biëd], deer [dië(r)].
    air [eë], hair [heë:], there [ðeë:], their [ðeë:], where [weë(r)].
    poor [puë:], sure [shuë:], tour [tuë(r)], endure [in,djuë(r)].
    - Shumica e bashkëtingëlloreve në gjuhën angleze shqiptohen njësoj ose përafërsisht si ato në gjuhen
    shqipe me perjashtim te dy bashketinglloreve:/ ng / dhe / w / te cilat nuk egzistojne ne gjuhen shqipe.
    b, d, g, f, h, j, k, l, m, n, p, r, s, t, v, z,
    ±- /c/ ; (r) - /xh/ ; ? - /sh/ ; ¥ - /zh/ ; ? - /th/ ; ð- / dh / ; ng-/ng/ si një tingull;
    w - fillon si / u / dhe menjiherë kalon në shqiptimin e zanores së pastajme.

    English-Albanian dictionary > alphabet

  • 4 Hawaii

    [hë'waii:] n. gjeog. Havai (Havai-shtet në SHBA që përbëhet nga një grup ishujsh në Oqeanin Pacifik. Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu.)
    - Polinezia përbëhet prej një numri të shumtë të ishujve të shpërndarë prej 30° të gjërësisë jugore. Përbëhet prej ishujve Havaje në veri, Qendrore në mes dhe ishujve të Shoqërisë dhe Tuamotu në jug. Ndër më të njohurit janë Ishujt Havaje.
    - Ishujt Havaje zënë pozitën veriore të Polinezisë. E përbëjnë 8 ishuj të banuar dhe një numër i madh ishujve të pabanuar. Të gjithë këta zënë një sipërfaqe prej 16,705 km2, të cilët kanë qenë të banuar me 770.000 banorë (1970); 1.100.000 (2006). Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Vetëm ai zë 10.414 km2 ose afro 90 për qind të tërë ishujve të këtij grupi. Malet vullkanike të Ishullit Havai ngriten mbi 4.000 m. Në pjesën veriore është vullkani i shuar Mauna Kea (Mali i Bardhë) në lartësi 4.205 m, i cili në pjesën e sipërme është e mbuluar me borë. Më në jug të këtij është vullkani aktiv Mauna Lea (Mali i Gjatë) i lartë 4.160 m, i cili për sasinë e lavës së hedhur është ndër vullkanet e parë në botë. Vetë fakti se në afërsi të këtij ishulli thellësia e oqeanit arrin 5.000 m dhe ngritja e kupës vull­kanike mbi 4.000 m lartësi tregon se sa ka qenë ky proces intensiv në formimin e maleve vullkanike prej fundit të oqeanit deri në pikën më të lartë të kupës vullkanike. Vullkani si fenomen natyror është mjaft interesant dhe tërheqës. Shumë vizitorë, që vijnë këtu, dëshirojnë ta shohin këtë dukuri të rrallë natyrore.
    - Pozita në mes të 19 e 22° të gjerësisë veriore ia përcakton një klimë të nxehtë me reshje të bollshme. Në Honolulu temperatura mesatare vjetore është 23,3 muajit më të nxehtë të gushtit 25,3 dhe muajit më të ftohtë janarit 21,3°C. Gjatë gjithë; vitit bien reshje të cilat bien 3.000 deri 6.000 mm në vjet. Këto elemente klimatike janë faktorë të rëndësishëm në paraqitjen e bimësisë së llojllojshme dhe të vrullshme.
    - Popullsia më e vjetër e këtyre ishujye janë kanakët, të cilët sot janë të përfaqësuar me një numër të vogël (90.000 banorë). Pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë të bardhët (afro 300.000 banorë).
    Një pjese të popullsisë së këtyre ishujve e perbëjnë kinezët, japonezet, filipinët dhe korejasit. Për kah numri më i madh i popujve të racës mongole dallohen japonezët.
    - Në ekonominë e ishujve bujqësia ështe veprimtaria themelore. Klima e favorshme (temperatura e lartë, lagështia e shprehur, drita e madhe) ka mundësuar ngritjen e plantacioneve të kallamit të sheqerit dhe të ananasit. Për prodhimet e ananasit Ishujt Havaje janë ndër të parët në botë, e me 1,2 milion tonë sheqer zënë vend të lartë ne ranglistën botërore. Krahas këtyre kulturave kultivohet edhe orizi, kafja dhe kauçuku. Për bukuritë natyrore që ofron ky ambient me klimë aq terheqëse, për praninë e shumë vullkaneve, shpërthimet e të cileve ofrojnë përjetime të rralla të një dukurie të jashtësakonshme natyrore, e bëjnë shumë tërheqëse për vizitorë. Vetëm në vitin 1978 e kanë vizituar afro 3,7 milionë turistë, përkatësisht sa ka pasur Greqia turistë në vitin 1977.
    - Në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij SHBA Ishujt Havaje i bënë për vete e pas Luftës së Dytë Botërore pjese të territorit të tij (1959), përkatesisht shtetin federal të 50 të SHBA. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Ishujt Havaje kanë luajtur rol të rëndesishëm si vende strategjike në brendësi të Oqeanit Paqësor.
    - Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu (325.000 banorë) në Ishullin Oahu e vendosur në bregdetin e gjatë 16 km. Në vitin 1900 ka pasur afro 40.000 banorë e për këto shtatë decenie ka arritur të grumbullojë 325.000 e me paralagje arrin në 630.000 banorë. Shquhet për muzeun etnologjik, me eksponate shumë të rralla të popullsisë së Polinezisë. Është qendër umiversitare e themeluar qysh në vltin 1920. Rëndësi të posaçme ka observatori seizmologjik dhe magnetologjik. Hono­lulu është qendër me industrinë e sheqerit, konservimin e pemëve, peshkut, industrisë metalike dhe të anijendërtimtarisë. Me anë të këtij porti eksportohet sheqeri, ananasi, kafja e importohen prodhimet industriale, artikujt ushqimorë, makinat, nafta etj. Në perëndim të Hono­lulu shtrihet porti luftarak Perl Harbur (Pearl Harbor), nga i cili në vitin 1941 ka qenë dëmtuar shumë marina amerikane prej aviacionit japonez.

    English-Albanian dictionary > Hawaii

  • 5 hypermedia

    [haipë:'mi:dië] n. hipermedia (Hipermedia paraqet integrim (bashkim dhe ndërlidhje) të zërit, animacionit, fotografisë ose çdo mediumi tjetër në një sistem unik informativ per ruajtje dhe shfletim të të dhënave. Hipermedia përpiqet të ofrojë ambient të volitshëm për punë dhe mësim, që i përshtatet mënyrës së të menduarit të njeriut, përkatësisht ofron ambient ku shfrytëzuesi i ndërlidh temat njëra me tjetrën, në vend që të kalojë radhazi nga njëra temë në temën e ardhshme, siç ndodh në listat alfabetike. Nëse informatat kryesisht janë në formë tekstuale, atëherë konsiderohen si hipertekste, e nëse përmbajnë video fotografi, zë (muzikë), animacion ose elemente tjera, atëherë këto informata konsiderohen si hipermediale.
    Hiperteksti dhe hipermedia janë të dobishme për hulumtime, kërkim informatash, për projekte për shkrim kreativ dhe për doracakë të specializuar, ndërsa funksion i tyre bazik është që të mundësojnë akses të lehtë në informata të nevojshme dhe të dobishme.)

    English-Albanian dictionary > hypermedia

  • 6 volleyball

    ['volibo:l] n. voleiboll; volleyball player voleibollist
    ________________________________________
    ● •
    ● •
    ● •
    ● •
    ● •
    ________________________________________
    ● Villiam G. Morgan instruktor dhe drejtues i sportit në YMCA (Young Men's Christian Association) në Holyoke në vitin 1895 shpiku lojën e volejbollit. Ai duke u bazuar në karakteristikat e disa lojërave sportive si: basketbollit, tenisit bejsbollit dhe hendbollit vendos te bëj një lojë të re me emrin mintonette. William Morgan vendosi që t'i bashkoj disa nga elementet teknike të lojërave të lartëpërmendura dhe kështu ai shpik një lojë të re për biznismenët që i ushtronte, lojë e cila do të kishte më pak kontakt fizik në mes të lojëtarëvë të dy skuadrave që loznin këtë lojë të re sportive. Atij basketbolli i dukej një lojë sportive shumë e ashpër. Morgan huazon rrjeten nga tenisi dhe ate e ngrit në një lartësi pak mbi kokën e një njeriu mesatar.
    ● Kur Morgani demonstronte këtë lojë të re dikush nga të pranishmit vërejti se topi kalohet nga njëra anë e rrjetës në ate tjetrën pa rënë në tokë dhe pa u hamendë tha se kjo lojë duhet që patjeter të quhet volejboll. Ky emër më së shumti i ngjanë përshkrimit të lojës së posashpikur dhe për ketë shkak ajo mëtutje e ruan emërtimin VOLEJBOLL.
    ● Më 7 korik të vitit 1896 u luajt loja e pare e volejbollit në Kolexhin Springfild.
    ● Në viiin 1900 dizajnohet topi i parë special për volejboll. Në të njejtën kohë YMCA promovon volejbollin në Kanada, Orient (shtetet e Lindjes; hemisfera lindore) dhe hemisferën Jugore.
    Në vitin 1905 YMCA përhap volejbollin në Kubë".
    Në vitin 1907 në konventën e shoqatave sporave Amerikane volejboili prezentohet si një ndër sportet më të popullarizuara në Amerikë.
    ● Në vitin 1909 YMCA prezenton volejbollin në Porto Riko, kurse më 1912 në Uruguaj dhe më 1912 në Brazil.
    ● Në vitin 1913 volejbolli futet në programën e Lojërave Aziatike.
    ● Në vitin 1916 në Filipne për herë të parë fillon të apikohet një stil ofensif i kesaj loje. Pranimi i shërbimit bëhet me një trajektore të lartë me qëllim që ndonjëri nga sulmuesit ta gjuan dhe t'a dergoi ate nga ana e tjetër e rrjetës. Këtë mënyrë e gjuajtjes Filipinasit e quajtën "Bomberino"- bombë ose gjuajtje vrasëse.
    ● Në vitin 1917 ndryshon numri i pikeve me të cilat fitohet një set edhe ate prej 21 në l5.
    ● Në vitin 1917 volejbolli fillon të përhapet në kontinentin e Afrikës dhe Europës. Në Europe kjo lojë sportive sëpari përhapet në France. Gjatë Luftave Ballkanike ky sport përhapet edhe në vendet e Ballkanit nga ushtarët francez, së pari në Strumicë të Maqedonisë dhe më pastaj në shtetet tjera të Europës.
    ● Në vitin 1919 forcat Amerikane u distribuojnë 16.000 topa volejboili trupave të tyre dhe atyre aleate. Kjo gjë ndikoi që volejboili të stimulohet dhe të përhapet edhe më gjerë dhe më shpejt.
    ● Në vitin 1920 vendoset që në një anë të fushës të ketë vetëm tre kontakte me topin.
    ● Në vitin 1922 në Brooklyn të shtetit New York mbahet Kampionati i Parë Kombëtar Amerikan ku morrin pjesë 27 skuadra nga 11 shtete të SHBA-së.
    ● Në vitin 1928 themelohet Lidhja Volejbollistikë e Shtëteve të Bashkuara të Amerikës e cila sot mban emrin USA Vollejball.
    ● Në të njejtin vit d.m.th. më 1928 bëhet përpjekja e parë që të themelohet Federata botërore e Volejbollit (FIVB), por pa sukses.
    ● Në vitin 1930 organizohet loja e pare në volejboll të plazhit (Beach volleyball) me nga dy lojtarë (meshkuj).
    ● Në vitin 1934 bëhet miratimi i gjyqtarëve nacional Amerikan të volejbollit
    ● Në vitin 1934 në Stokholm të Suedisë bëhet përpjekja e dytë për të themeluar Federatën Botërore të Volejbollit, por edhe kësaj here pa sukses, pasi nuk mundën të unifikohen rregullat e volejbollit në tërë botën.
    ● Në vitin 1940 për herë të parë promovohet pranimi i topit nga shërbimi me llëra
    (parakrah). Gjer në këtë kohë topi pranohej me gishtërinjë.
    ● Në vitin 1946 në Pragë të Çekisë konstituohet komisioni i FTVB-së dhe më 1947 në Paris të Francës u organizua Kongresi i Parë i FTVB-së me pjesëmarjen e 14 shteteve të Botës.
    ● Në vitin 1949 mbahet Kampionati i Parë Botërorë në Volejboll në Pragë të Çekisë.
    ● Në vitin 1957 Komiteti Botërorë Olimpik vendosë që volejbolli të futet në programën e Lojërave Olimpike si sport ekipor në Lojërat olimpike që do të mbahen në vitin 1964 në Tokio të Japonisë.
    ● Në vitin 1959 Federata Internacionale Sportive Universitare FISU në Turin të Italisë orgaiuzon lojërat e para Sportive Universitare dhe këtu volejbolli ishte njëri nga tetë sportet garuese.
    ● Në vitin 1960 futen elementë teknik të rinjë në lojën e volejbollit si: ngecja (sulmi me dredhi), pranimi i topit me llëra (bump), bllokimi i sulmit mbi rrjetë dhe plonzhoni.
    ● Në vitin 1964 volejbolli bën pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni.
    ● Në vitm 1974 për herë të parë volejbolli transmetohet nëpërmjet televizionit. Nga Meksika transmetohet gjallë një ndeshje për shikuesit Japonez.
    ● Në vitin 1983 themelohet Asociaciom i Profesionalistëve Amerikan të Volejbollit për meshkuj, kurse në vitin 1986 ai i femrave.
    ● Viti 1987 korespondon me organizimin e Kampionatit të Parë Botërorë në Volejboll të Plazhit (Beach Volleyball).
    ● Në vitin 1990 themelohet Liga Botërore e Volejbollit.
    ● Në vitin 1995 është viti jubilar i 100 vjetorit të ekzistimit të volejbollit dhe tani ka më tepër se 800.000.000 lojtarë që lozin së paku një here në javë volejboll.
    ● Në vitin 1996 volejbolli i plazhit (dy lojtarë) bëhet sport olimpik ekipor.

    English-Albanian dictionary > volleyball

См. также в других словарях:

  • Elemente [1] — Elemente sind die Ur und Grundstoffe, aus denen die zusammengesetzten Körper bestehen, und in die sie zerlegt werden können, die aber selbst einer weitern Zerlegung nicht mehr fähig sind. Schon die alten Naturphilosophen von der ionischen Schule… …   Meyers Großes Konversations-Lexikon

  • Elemente — Elemente. Grundstoffe, Urstoffe, solche einfache Bestandtheile der Körperwelt, die sich in keine andern mehr zersetzen lassen, oder richtiger gesagt, noch nicht zersetzt worden sind. Einst kannte man deren nur 4, Wasser, Feuer, Luft und Erde.… …   Damen Conversations Lexikon

  • Eleménte — (lat.), Grundstoffe oder Urstoffe, s. Chemische Elemente. Die alten griech. Naturphilosophen bezeichneten, wenn sie nur ein E. annahmen, damit den Grund aller Dinge; bei der Annahme der 4 E. (Erde, Wasser, Luft, Feuer) gewisse allgemeine Zustände …   Kleines Konversations-Lexikon

  • Elemente — Elemente, Grundstoffe, nennt man die einfachen, nicht zusammengesetzten Stoffe der Körperwelt, oder die wenigstens die Chemie bisher nicht weiter in ungleichartige zerlegen konnte. Die Zahl der bis jetzt bekannten Elemente ist 64; s. ihre Namen… …   Herders Conversations-Lexikon

  • Elemente — Elemente, 1) (Urstoffe, Grundstoffe, einfache Körper, Chem.), Stoffe, welche auf chemischen Wegen nicht weiter zerlegt werden können u. sie in ihrer Verbindung alle übrigen Körper zusammensetzen. Von jeher hat man sich mehr bemüht, E. in den… …   Pierer's Universal-Lexikon

  • Elemente [2] — Elemente, in der Mathematik (und ebenso auch in andern Wissenschaften) soviel wie Grundlehren, z. B. Euklids E. der Geometrie; bisweilen auch soviel wie verschwindend kleine Teilchen oder Differentiale; auch die Glieder einer Gesamtheit von… …   Meyers Großes Konversations-Lexikon

  • élémenté — élémenté, ée (é lé man té, tée) adj. Composé d éléments. Saint Bonaventure enseigne.... que les corps élémentés sont des composés dans lesquels entrent les quatre éléments, DAUNOU, Disc. sur l état des lettres en France au XIIIe siècle § XV.… …   Dictionnaire de la Langue Française d'Émile Littré

  • Elemente — Element (lat. elementum „Grundstoff“) bezeichnet: Element (Mathematik), einen mengentheoretischen Begriff: ein Objekt aus einer Menge Chemisches Element, einen chemisch nicht weiter trennbaren Stoff Element (Unternehmen), einen US amerikanischen… …   Deutsch Wikipedia

  • Elemente — Abc, Anfangsgründe, Basis, Einmaleins, Elementarbegriffe, Elementarkenntnisse, Grundbegriffe, Grundgesetze, Grundkenntnisse, Grundlagen. * * * ElementeGrundzüge,Anfangskenntnisse,Anfangsgründe Elemente,SegmenteundandereTeile:FürdasWortTeilgibtesei… …   Das Wörterbuch der Synonyme

  • Elemente, galvanische — (galvanic elements; éléments couples; elementi galvaniche), dienen im Eisenbahnbetriebe als Stromquelle für Telegraphen , Fernsprech und elektrische Signaleinrichtungen. Die weitaus gebräuchlichsten Formen sind das Meidinger E. und das… …   Enzyklopädie des Eisenbahnwesens

  • Elemente und Ursprünge totaler Herrschaft — (1955 auf Deutsch erschienen) ist das umfangreichste Buch der politischen Theoretikerin Hannah Arendt und wird vielfach als ihr Hauptwerk bezeichnet. Sie widmete es ihrem Ehemann Heinrich Blücher, dem sie viele Anregungen zu dieser Arbeit… …   Deutsch Wikipedia

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»