Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

at+or+near+place

  • 1 desktop

    [desk·top || 'desktop] n. desktop, sipërfaqja e punës apo "tavolonë" (në ekranin e komputerit)
    - Me strartimin e komjuterit në ekran paraqitet sipërfaqa punuese e cila quhet Desktop. Desktopi paraqet nivelin bazë prej ku edhe fillon puna e mëtutjeshme e kompjuterit. Në desktop gjejmë ikona të cilat mund të jenë ikona standarde (të krijuara me instalimin e Windows-it) ose ikona të krijuara nga shfrytëzuesit. Disa nga ikonat standarde janë:
    My Computer (kompjuteri im) kjo ikonë paraqet një dritare prej ku mund të kemi qasje në njësitë për disqe, njësinë për disket, tabelën për rregullimin e parametrave (Control Panel), rnbykqirjen e printerëve të instaluar, etj.
    My Documents (dokumentet e mia) kjo ikonë paraqet folderin e dokumenteve të arkivuara. Me hapjen e kësaj ikone shihen të gjitha dokumentet e juaja të ruajtura në këtë folder.
    Recycle Bin (shporta) kjo ikonë paraqet përmbajtjen e fasiklës(folder-it) Recycled në të cilën vendosen sendet të cilat i fshijmë gjatë punës. Kështu sendet të cilat i fshijë nuk fshihen menjëher edhe fizikisht por së pari shkojnë në fasiklën Recycled. Prej dritares së ikonës Recycle Bin sendet e fshiera mund t'i fshijmë përgjithmonë (fshirje fizike) ose t'i kthejmë në vendin ku kanë qenë.
    My Network Place - Me startimin e kësaj ikone do të paraqitet dritarja me listen e të gjithë kompjuterëve dhe paisjeve tjera të kyçur në rrjetin tonë dhe prej kësaj dritare mund të qasemi në memorjet e jashtme të kompjuterëve tjerë si dhe të shfrytëzojmë paisjet e përbashkëta. Nëse punojmë në versionin Windows 2000 atëherë në këtë dritare do të gjejmë ikonat ( Entire Network dhe Computers Near Me) që mundësojnë paraqitjen e listës së kompjuterëve të kyçur në rrjetin tonë. Gjithashtu këtu e gjejmë edhe ikonën Add Network Place e cila na paraqet dritaren komunikuese ku mund të definojmë shtegun për shfrytëzimin e ndonjë fasikle të përbashkët (të ndarë, share) në rrjetin kompjuterik.
    Internet Explorer (hulumtuesi i Internetit) kjo ikonë paraqet hulumtuesin e Internetit. Me hapjen e kësaj ikone shfaqet dritarja nga mund të hyni në Internet dhe bredhni nëpër të.
    - Në desktop ekzistojnë edhe ikona të tjera të cilat mund të meren si standarde si p.sh Briefcase, Connect to Internet dhe të tjera por këta janë më pak të rëndësishme.
    Briefcase (valixhe e vogël, çantë (për dokumente)) paraqet folderin me dokumente që ruhen në kompjuterin tuaj në shtëpi apo punë dhe kompjuterin Notebook apo Laptop dhe shërben për sinkronizimin e këtyre dokumenteve.
    Connect to Internet (lidhu në internet) kjo ikonë paraqet kornizën për dialog me ndihmën e të cilës mund të lidheni në Internet. Këtë ikonë e krijoni vet.
    - Përveç ikonave në Desktop gjejmë edhe shiritnin e detyrave ( TaskBar).
    - Në të majtë të Taskbar-it gjendet susta Start e cila aktivizon menynë start prej ku mund të startohen aplikacionet dhe të thiren dokumentet.
    * * *
    desktop

    English-Albanian dictionary > desktop

См. также в других словарях:

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»