Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

amazon.com

  • 1 URL

    [ju: a: el] shkurtesë nga U niform R esource L ocator-URL lokator i resurseve të njëllojshme (Lokator i resurseve të njëllojshme është në fakt adresa e datotekës së caktuar ose e ndonjë resursi tjetër në internet. Mund ta konsiderojmë edhe si një lloj komande, e cila gjen lloje të ndryshme informatash nga pjesë të ndryshme në internet. URL-të më të njohura janë: http - për veb-faqe, ftp -për sajte me protokol për transfer të datotekave, gopher -serverë, mailto -për të dërguar e-mail dhe news -për të pasur qasje në informata të ndryshme.)
    (Kur përdorni internet dhe kur doni të vizitoni ndonjë veb-faqe të caktuar, kompjuteri bën kërkesë në internet për veb-datotekë, përmes URL ( Uniform Resources Locator ), që paraqesin kompjuter të caktuar dhe emrin e "rrugës" për të pasur akses në datotekën e caktuar. Kompjuteri Juaj do të ndërlidhet me kompjuterin ku gjendet veb-datoteka e kërkuar. Veb-i gjen datotekën dhe e merr përmes internetit, duke e përcjellur deri te kompjuteri Juaj. Për këtë Ju duhet program softuerik për shfletim të dokumenteve në veb, që quhet veb shfletues ( Web browser ). Veb-shfletuesi paraqet datotekën. Ky ciklus kërkimi/pranimi përsëritet çdoherë kur inkuadroheni në veb.)
    Pas aktivizimit të këtyre shfletuesëve, hapet faqja e parë, që gjendet në URL adresën fillimtare (të definuar paraprakisht ose të përcaktuar personalisht). Nga faqja e parë, përmes linqeve hipertekstuale ose në ndonjë mënyrë tjetër, fillon ndërlidhja me pjesën tjetër të botës WWW.
    - URL adresa përbëhet nga tre pjesë dhe ka formën, siç vijon:
    http://emri i domejnit/rruga/datoteka.ext
    http://- tregon se përdoret servisi WWW (për shërbimet tjera në po atë vend mund të qëndrojë ftp, gopher, telnet ),
    emri i domejnit - paraqet adresën e serverit në internet të cilin e vizitojmë, me /Padresë ose me emër simbolik,
    rruga/datoteka.ext - tregon rrugën deri në datotekën që duhet të hapet në kompjuterin lokal.
    Zakonisht në vend të prapashtesës . ext qëndron htm ose html .
    - Më poshtë keni disa URL adresa (të njohura edhe si veb adresa, respektivisht adresa logjike):
    www.mon.gov.mk (Ministria e Arsimit dhe Shkencës)
    www.ismailqemali.com.mk (Sh.f "Ismail Qemali" Gostivar)
    www.usaid.org.mk ( USAID MACEDONIA)
    e-school.on.net.mk (Projekti E-shkolla)
    www.pmf.ukim.edu.mk (Fakulteti Matematikor-Natyror)
    www.clearinghouse.net/ tree/sci.html (Informata nga dhjetra fusha akademike)
    www.amazon.com (Librari virtuele, me mbi një milion tituj)
    www.iguide.com (Resurse informative per televizion, film, muzikë,...)
    www.nba.com ( NBA - Liga Profesionale e Basketbollit në SHBA)
    - Veb ( URL ) adresa në fakt paraqet adresën e serverit. Ajo i përmban informatat në vazhdim (lexo nga fundi në fillim): shtetin, profilin e organizatës, organizatën, nënorganizatën, etj. Për shembull, në veb-adresën e Fakultetit Matematikor-Natyror janë përdorur këto simbole:
    mk paraqet shkurtesën e shtetit - Maqedonisë,
    edu tregon se bëhet fjalë për institucion arsimor,
    ukim është shkurtesë për Universitetin Shën. Qirili dhe Metodi,
    pmf është shkurtesë e Fakultetit Matematikor-Natyror.
    - Varësisht nga profili i organizatës, përveç prapashtesës edu , përdoren edhe prapashtesat në vijim:
    mil tregon se bëhet fjalë për organizatë ushtarake,
    org domejn i rezervuar për shoqata dhe organizata,
    gov simbolizon organizatat qeveritare,
    com qëndron për kompani,
    net paraqet rrjet kompjuterik ose organizata tjera komerciale.
    - Në vazhdim i keni shkurtesat në rrjet të disa shteteve:
    ● Shqipëria (Albania)- al
    ● Australia- au
    ● Bullgaria- bg
    ● Britania e Madhe- uk
    ● Franca- fr
    ● Kroacia- hr
    ● Japonia- jp
    ● ltalia- it
    ● Sllovenia- si
    - Duhet të ceket se vetëm veb-sajtet në SHBA nuk kanë simbolin e shtetit të tyre si prapashtesë.
    - Përveç adresës logjike që lehtë mbahet mend dhe shënohet, çdo kompjuter ka edhe adresë unike personale numerike, respektivisht fizike, të quajtur Numër Interneti ose IP adresë. Ajo adresë është numër 32-bitësh, që më së shpeshti paraqitet në formë të katër numrave, të ndara me nga një pikë. Për shembull: 149.194.345.211
    - Këto IP adresa, për dallim nga adresat logjike, nuk i krijon për vete vetë shfrytëzuesi, por ato i përcakton dhe aprovon NIC ( Network Information Center) - qendra që jep IP adresa dhe domejnë, pas kërkesave paraprake të shfrytëzuesëve.

    English-Albanian dictionary > URL

См. также в других словарях:

  • Amazon.com — Amazon.com, Inc. Type Public Traded as NASDAQ: AMZN NASDAQ 100 Component …   Wikipedia

  • Amazon.com — Amazon.com, Inc. Unternehmensform Corporation ISIN …   Deutsch Wikipedia

  • Amazon.com — Amazon.com, Inc. Тип …   Википедия

  • amazon.com — Amazon.com, Inc. Rechtsform Corporation ISIN US0231351067 Gründung 1994 …   Deutsch Wikipedia

  • Amazon.com — Amazon.com,   US amerikanisches Unternehmen des Online Buchhandels, das in Deutschland Marktführer auf diesem Sektor ist. Neben Büchern können auch audiovisuelle Medien, Unterhaltungselektronik, Software, Spiele, Fotobedarf und Geschenkartikel… …   Universal-Lexikon

  • Amazon.com — a US website that sells books, music, toys etc. You make your order and pay over the Internet, and the books, toys etc are sent to you through the post. Amazon also have websites in other countries such as the UK (amazon.co.uk) and Germany… …   Dictionary of contemporary English

  • Amazon.com — Pour les articles homonymes, voir Amazone. Création 1994 …   Wikipédia en Français

  • Amazon.com — Adddddmazon.com, Inc. Lema And you re done Tipo En bolsa NASDAQ …   Wikipedia Español

  • Amazon.com — ▪ American company        e commerce company based in Seattle, Wash., U.S., which was one of the first companies to sell goods online.       Founded in 1994 and launched in 1995 by American Jeff Bezos (Bezos, Jeff), Amazon.com began as an online… …   Universalium

  • Amazon.com — Online Bookstore http://www.amazon.com/ …   Acronyms

  • Amazon.com — Online Bookstore (http://www.amazon.com/) …   Acronyms von A bis Z

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»