-
1 Lulzime
emër vajze (në gjuhën shqipe)● LULËZIM m. sh. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve LULËZOJ, LULËZOHEM. Lulëzim i hershëm ( i vonshëm). Lulëzimi i pemëve. Lulëzimi i shkencës. Koha e lulëzimit. Është në lulëzim.1. Bëhem i bukur, çelem e zbukurohem.2. Bëhem i lumtur, lumturohem. U martofsh dhe u lulëzofsh! ur.3. Pës. e LULËZOJ 3.1. vet. veta III. Çel lule; end (për bimët). Lulëzoi qershia ( molla, dardha, pjeshka). Lulëzuan ullinjtë. Lulëzoi trëndafili ( karafili).2. vet. veta III. Mbushet me lule; ka bukuri të madhe, hijeshohet nga lulet e nga gjelbërimi. Lulëzuan fushat ( kopshtet, livadhet).3. kal. fig. E bëj të bukur dikë a diçka, i jap pamje shumë të bukur, e zbukuroj. E kemi lulëzuar vendin. E lulëzoi çupën ( nusen).4. vet. veta III fig. Zhvillohet shpejt e mirë ecën shumë mbarë, përpara. Lulëzon ekonomia. Lulëzon vendi.● LULËZUAR mb.1. Që ka çelur lule; që ka nxjerrë lule (për bimët). Pemë e lulëzuar. Bli i lulëzuar.2. Që është bërë i bukur, i hijeshuar, i zbukuruar. Jetë e lulëzuar. Ditë të lulëzuara. E ardhmja e lulëzuar.