Перевод: с английского на албанский

с албанского на английский

Bëjnë

  • 1 computer

    [këm'pju:të:] n 1. makinë llogaritëse; kompjuter, ordinator. 2. llogaritës, njehsues (person)
    - Kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer ( hardware - pjesë fizike e tij) dhe softuer ( software - programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit.
    Hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera ( Keyboard), monitori, shtypësi ( Printer), miu ( Mouse), disku i ngurtë ( Hard Disk), njësia e diskut, disketa ( Floppy Disk), njësia e disketës, CD-ROM-i ( CD ROM), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi ( Scanner), kamera digjitale etj.
    Softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.)
    Zhvillimi historik i kompjuterit
    - Njeriu gjithmon ka tentuar të zgjidhë edhe problemet monotone, të vështira dhe të papërshtatshme. Gjatë zgjidhjeve të këtyre problemeve ka hasur në punë të vështira fizike, prandaj, çdo here ka tentuar që të liroj veten nga këta punë duke menduar makina të lloj-llojshme. Një makinë e këtyllë për lehtësimin e llogaritjeve aritmetike është makina e quajtur Abacus për të cilën dihet se është në përdorim prej para 5000 vjetëve. Kjo makinë i ngjanë numratores së sotme të cilën e përdorin nxënësit në klasë të pare dhe njihet si zanafilla e kompjuterëve të sotëm. Prej kohës së zbulimit të Abacusit e deri në shekullin 17 historia e zhvillimit të kompjuterëve nuk posedon të dhëna për ndonjë lëvizje në rrugën e zhvillimit të kompjuterëve.
    - Gjatë shekullit 17, respektivisht në vitin 1614 matematikani skocez J. Napier zbulon logaritmet dhe në vtin 1622 W. Oughtred ndërton kompjuterin (makinën) logaritmik cirkular për llogaritjen e logaritmeve.
    - Në vitin 1649 Blaise Pascal ndërton makinën mekanike për kryerjen e operacioneve aritmetike. Makina e Pascalit është e ndërtuar prej disa dhëmbëzorëve të cilët në lëvizje vendohen mekanikisht (me dorë). Ideja e konstruktimit të një makine-kalkulatori (kalkulator quhet makina e cila kryen operacionet aritmetike) ka qenë lehtësimi i punës së të atit të tij i cili ka qenë puntor i tatimeve (mbledhës i tatimeve) dhe ka patur nevojë për shumë llogaritje.
    - Në vitin 1672 G.W. Laibniz në Pariz projekton kalkulatorin mekanik më të përsosur nga dy të parët i cili me sukse do t'i kryej katër operacionet elementare aritmetike. Kufizimi në realizimin konkret të këtij kalkulatori ka qenë teknologjia e dobët e asaj kohe prandaj ky projekt ka ngelur i pa realizuar. Është interesant të përmendet se Laibnitz ka qenë pioneri i parë në hulumtimin e sistemit binar i cili përdoret në ndërtimin e kompjuterëve të sotëm. Gjatë 150
    viteve në vazhdim të gjithë tentimet për zhvillimin e kalkulatorëve kanë qenë të inspiruar nga kalkulatori i Laibnitzit.
    - Në vitin 1822 Anglezi Charles Babbage paraqet projekt të një kalkulatori krejtësisht të ndryshëm i dedikuar për llogaritjen e tabelave për funksione të caktuara. Projekti i këtillë do të finansoheshe nga qeveria Angleze e asaj kohe dhe do të përdoreshe për llogaritjen e tabelave për navigacionin detar. Për shkak të kompleksitetit dhe kushteve financiare e teknologjike ky projekt nuk u krye, në vitin 1842 definitivisht projekti u ndërpre. Makinën e këtillë Babbage e quajti makina diferenciale. Projektin e makinës diferenciale me sukse e realizuan Suedezët në vitin 1854 nën udhëheqen e P. G. Scheutza (duke i zbatuar sqarimet dhe vërejtjet e dhëna nga Babbage në 7000 faqe të shkruara) dhe makina e fituar nën pogon mekanik me sukse i llogariti tabelat (për 80 orë ka logarit 10000 logaritme).
    - Në vitin 1835 Babbage erdhi në idenë e konstruktimit të një makine programabile me funksionet që i kanë kompjuterët e tanishëm (me njësinë aritmetike-logjike, memorjen, etj.). Makinën e këtillë e quajti makina analitike. Për shkak të krizave finaciare dhe të vështirësive teknologjike kjo makinë ngeli vetëm në fazën e projektimit në letër por dha një inpuls të fuqishëm në zhvillimin e kompjuterëve të mëtutjeshëm.
    - Koha moderne fillon me përdorimin e energjisë elektrike në makinat për llogaritje. Në vitin 1884 emigranti gjerman në Amerikë Herman Holerith patenton makinën e pare elektrike e cila do të mund të rendit (sortoj) kartelat e shpuara me të dhënat për banorët e Amerikës. Makina e Holerithit në lëvizje vendoheshte me ndihmën e baterive. Qëllimi i kësaj makine ishte renditja e kartelave me të dhënat e banorëve të Amerikës të regjistruar në vitin 1890. Holerithi ishte inzhenier dhe punonte në institutin e statistikës, problem në atë kohë ishte përpunimi statistikor i të dhënave. Kështu regjistrimi statistikor në teren zgjatë disa muaj ndërsa përpunimi zgjate disa vjetë por bile edhe dhjetra vjetë dhe kur të dhënat përpunoheshin rezultatet e fituara ishin të vjetëruara (sepse regjistrimi statistikor zakonisht bëhet çdo 10 vjetë). Qeveria e asaj kohe shpall konkurs për përpunimin automatik të të dhënave me qëllim të përshpejtimit të përpunimit. Holerithi pasi punonte në institutin ku bëheshte përpunimi i të dhënave të këtylla, e njihte problemin dhe për këtë qëllim patentoi makinën e tij. Kështu me ndihmën e 56 makinave të Holerithit u aritë që të dhënat statistikore për popullsinë e Amerikës të përpunohen vetëm për gjashtë javë (në atë regjistrim Amerika doli me 62 622 250 banorë).
    - Pas këtij suksesi Holerithi themeloi kompaninë për prodhimin dhe huazimin e këtyre makinave (makina quheshe Tabulating Machine) me emrin Tabulating Machine Company e cila në vitin 1924 u bashkua me disa kompani të tjera dhe ndëroi emrin në IBM (International Business Machines), e njohur edhe sot.
    - Në vitin 1936 gjermani K. Zuse në Berlin arrinë të konstruktoj kalkulatorin programabil i cili do të mund të zgjidhë barazimet lineare. Zuse ariti të konstruktoj makinën e pare e cila shfrytëzonte sistemin binar, këtë makinë e konstriktoi në katër modele të njëpasnjëshëm Z1, Z2, Z3 dhe Z4, por modeli Z4 ngeli vetëm si ide interesante.
    - Me fillimin e luftës së dytë botërore interesimi për makina llogaritëse (kompjuterë) u zvoglua dhe gjithnjë mendohej në përmirësimin e armatimit. Mirëpo për prodhimin e armëve të reja artilerike nevoitej një hulumtin më i thellë dhe llogaritje të vështira, për hulumtime dhe llogaritje të thella nevoiteshe kohë e cila mungonte. Në vitin 1942 Fakulteti Moore School of Electrical Engineering nga Universiteti i Pensilvanisë bashkë me institutin Ballistic Research Laboratory nga armata Amerikane filloi hulumtimet për një makinë-kompjuter i cili do t'u lehtësonte punën puntorëve në industrinë ushtarake për prodhimin e armatimit artilerik respektivisht do të llogaritë tabelat balistike. Projekti deri në 1943 ishte në fshehtësi. Në vitin 1943 filloi ndërtimin nën udhëheqjen e udhëheqësve të projektit John W. Mauchly dhe J. Presper Eckert. Kompjuteri i menduar u quajt ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Computer) dhe në përdorim u lëshua më 15 Shkurt 1946. Kompjuteri ENIAC meret si kompjuteri i parë i formës dhe me funksionet e kompjuterëve të sotëm. Me konstruktimin e ENIAC-ut fillon edhe gjenerata e parë e zhvillimit të kompjuterëve. Vlenë të përmendet se idenë për ndërtimin e kompjuterit të këtillë (në vitin 1930) e dha matematicienti John V. Atanasoff i cili në atë kohë punonte me kompjuterët analog për zgjidhjen e barazimeve lineare në lëminë e kërkimeve operacionale si dhe matematikani i shekullit 20 John von Neuman i cili ariti që teoretikisht ta përpunojë idenë dhe të bëjë sistematizimin e idesë.
    - Kompjuteri ENIAC përmbante afër 18000 llëmba elektronike, peshonte afër 30 tonë, zënte sipërfaqe prej 150 m2.
    - Kompjuterët e prodhuar prej vitit 1946 deri 1953 (kompjuterët EDVAC, ILLIAC, MANIAC etj.), njihen si gjenerata e parë dhe karakterizohen me llëmbat elektronike.
    - Me zbulimin e tranzistorit fillon gjenerata e dytë, kjo gjenerat zgjat prej vitit 1953 deri 1964. Tek kompjuterët e gjeneratës së dytë fillon zbatimi i gjuhëve të larta programore (Fortran-i paraqitet në vitin 1957, Algol në vitin 1961, etj.)
    - Gjenerata e tretë e kompjuterëve fillon në vitin 1964 dhe vazhdon deri në vitin 1971, kompjuterat e konstruktuar në këtë periudhë karakterisohen me qarqet e integruara-çipat.
    - Gjenerata e katër e kompjuterëve fillon në vitin 1971, kompjuterët e kësaj gjenerate karakterizohen me qarqet integrale të dendësisë së madhe LSI dhe VLSI (V-very). Gjenerata e katër e kompjuterëve ende është e hapur, PC kompjuterët e sotëm i takojnë gjeneratës së katër.
    - Për dallim nga katër gjeneratat e para kompjuterët e të cilave bëjnë përpunimin e të dhënave, kompjuterët e gjeneratës pestë e cila fillon në vitin 1981 bëjnë përpunimin e njohurive. Në këtë gjeneratë bien makinat e quajtura Robot.
    - Kompjuterët e gjeneratës së gjashtë (njëherit gjenerata e fundit e kompjuterëve) e cila fillon në vitin 1986 merren me përpunimin e inteligjencës. Kompjuterët e kësaj gjenerate quhen Neurocomputers (Kompjuterët neural, Kompjuterët biologjik) të cilët në punën e tyre tentojnë të imitojnë trurin dhe sistemin nervorë të njeriut. Këta kompjuterë në fillim të jetës mësojnë (me metoda speciale eksperimentale) dhe pastaj janë në gjendje të veprojnë pa prezencën dhe ndikimin e njeriut.
    PJESA PROGRAMORE E KOMPJUTERIT-SOFTUERI
    Sistemi operativ
    - Programet, asemblerët dhe kompajlerët ekzekutohen në kompjuter, në praninë e një mjedisi të caktuar programues. Këtë mjedis programues e përcakton sistemi operativ. Sistemi operativ është një grumbull i programeve i cili manipulon me resurset dhe shërbimet e sistemit kompjuterik (harduerit), siç janë memoria qëndrore, njësitë hyrëse-dalëse, etj. Pra sistemi operativ e komandon (manipulon) me hardverin e sistemit kompjuterik. Programi, në mënyrë implicite apo eksplicite, vetëm përmes direktivave të sistemit operativ mund t'i shfrytëzojë resurset dhe shërbimet e sistemit kompjuterik. Pra programi e urdhëron apo kërkon nga sistemi operativ shfrytëzimin e resurseve kompjuterike.
    - Nga kjo që u tha më sipër shihet se programet të cilat i shkruajmë (programeve aplikative) në gjuhët larta programuese, nuk e komandojnë harduerin, por i dërgojnë komanda sistemit operativ, i cili më pastaj manipulon me harduer për të arritur te rezultatet e dëshiruara. Kjo do të thotë se sistemi operativ është një lloj ndërmjetësuesi (interfejs) në mes të programeve aplikative dhe harduerit kompjuterik.
    - Roli kryesor i sistemit operativ është të shërbej si ndërmjetësues në mes të shfrytëzuesit dhe hardverit kompjuterik, dhe në mes të programeve aplikative dhe hardverit kompjuterik.
    - Ekzistojnë sisteme të ndryshme operative, mirëpo më të njohurat në PC janë MS-DOS dhe MS WINDOWS 95.
    - MS-DOS ( MicroSoft Disk Operating System), që do të thotë sistemi operativ i diskut i majkrosoftit. Nga këndi i vështrimit të programerit MS-DOS është sistem operativ hierarkial, që përmbanë tri nivele (shtresa), të cilat e ndajnë shfrytëzuesin dhe programet aplikative prej hardverit kompjuterik. Këto shtresa janë BIOS ( Basic Input-Output System që do të thotë sistemi themelor për hyrje-dalje), kerneli i DOS-it, dhe interpretuesi i komandave. Shtresa më e ulët është BIOS-i. BIOS-i kryesisht manipulon me këto njësi hardverike:
    ● Konzolla (tastatiera dhe ekrani);
    ● Printed i përgjithshëm;
    ● Portet serike;
    ● Orën e taktit të kompjuterit;
    ● Diskun startues.
    - Kerneli i DOS-it, përveq tjerash, ofron shërbimet për:
    ● Manipulimin e folderëve dhe fajllave;
    ● Manipulimin e memories qëndrore;
    ● Kohën dhe datën;
    ● Menagjmentin e programeve aplikative.
    - Interpretuesi i komandave ka për detyrë që të ekzekutojë komandat të cilat ia jep shfrytëzuesi, duke kyçur edhe leximin dhe ekzekutimin e programeve aplikative.
    - Edhe pse Windows është paraqitur në mes të viteve 1980, nuk pati ndonjë sukses të madh në treg. Mirëpo me lansimin e verzionit Windows 3.0 më 1990, e sidomos me Windows 3.1 një vit më vonë e gjithë kjo ndryshoi, dhe tani Windows është produkt softverik i dyti më i shituri i të gjitha kohrave, pas MS DOS-it (e sidomos me lajmërimin e Windows 95/98).
    Windows punon se bashku me DOS-in por sillet si sistem operativ në vehte. Duke i shtuar nivel softverik mbi DOS, Windows-i i shton zgjerime grafike DOS-it.
    - Popullariteti i Windows-it i ka shtyer shumë programerë dhe shtëpi softverike botuese që të zhvillojnë aplikacione të cilat janë vetëm për Windows. Të gjitha këto aplikacione kanë një pamje të përgjithshme të ngjashme. Nëse dini të drejtoni një strukturë të menysë në një aplikacion të Windows-it atëherë dini të bëni të njejtën gjë edhe në aplikacionet tjera.
    - Përparësitë kryesore të Windows-it janë:
    ● Platformë multitasking, në të cilën shumë aplikacione mund të ekzekutohen në të njejtën kohë.
    ● Pamje gjenerale e ngjashme e të gjitha aplikacioneve të shkruara për Windows.
    ● Mjedis grafik, i cili manipulohet me ndihmën e miut (apo tastierës).
    ● Mundësia e shkëmbimit të informatave - duke përfshirë fotografi, dokumente, etj. ndërmjet aplikacioneve të ndryshme.
    ● Një numër të veglave ndihmëse, duke përfshirë editor të tekstit, program per vizatim, kalkulator, program komunikues për modem, etj.
    • computer dating [këm'pju:të:deiting] n. takim (dy personash) me ndihmën e sistemit informatik telefonik
    • computerese [këmpju:të'ri:z] n. gj.fol. zhargon i / gjuhë e informatikës
    computer game [këm'pju:të:geim] n. lojë elektronike, lojë me kompjuter
    computer aided design, computer assisted design [këm'pju:të: eidid di'zain/ ë'sistid] n. vizatim teknik me kompjuter
    computerist [këm'pju:tërist] n. amer. informatikan
    computerization [këmpju:tërai'zeishën] n 1. trajtim elektronik, kompjuterizim; automatizim. 2. hedhje (të dhënash etj) në kompjuter
    computerize [këm'pju:tëraiz] vt 1. informatizoj, kompjuterizoj; përpunoj në kompjuter. 2. hedh në kompjuter
    computer language [këm'pju:'længwixh] n. gjuhë programimi
    computer literate [këm'pju:'litërit] adj. që ka njohuri në informatikë, që njeh kompjuterin
    computer operator [këm'pju:'opëreitë:(r)] n. kompjuterist, person që punon në/me kompjuter
    computer programmer [këm'pju:'prëugræmë:(r)] n. kmp. programist
    computer science [këm'pju:'saiëns]n. informatikë
    computer studies [këm'pju:'stadis] n. informatikë
    computing [këm'pju:ting] n. ( computer science) informatikë
    * * *
    kompjuter

    English-Albanian dictionary > computer

  • 2 black

    [blæk] adj., n., v. -adj 1. i zi; i errët; i nxirë; black in the face i nxirë në fytyrë (nga inati); look black at sb, give sb a black look shikoj me inat dikë; not so black as one is painted jo aq i zi/i lig sa ç'e bëjnë. 2. fig. i thellë; i madh; black despair pikëllim i thellë. 3. zezak, i zi; black theatre teatër zezak. 4. i nxirë; black with soot të nxira nga bloza. 5. i zymtë, i vrenjtur(mot).
    -n 1. e zezë, të zi; dressed in black veshur në të zeza. 2. blozë. 3. zezak.
    ● have sth down in black and white shkruaj të zezë mbi të bardhë, hedh në letër; in the black pa humbje; me fitim. / -v 1. nxij. 2. nxihem. 3. lyej (këpucët)
    black out a me bie të fikët; b) errësoj (në raste bombardimesh); c) mbaj të fshehtë, bllokoj (një lajm)
    blackamoor ['blækëmuë:] n. lëkurëzi; zezak
    black-and-blue ['blækënblu:] adj. vula-vula, tërë vurata (nga të rrahurit)
    black and white n 1. shkrim; shtyp. 2. fotografi bardhezi. 3. attr. bardhezi
    black art n. magji
    * * *
    i zi

    English-Albanian dictionary > black

  • 3 contrast

    ['kontræst, -tra:st] n.,v. -n 1. fot. kontrast. 2. dallim i theksuar, kundërshtim; kontrast; in contrast to në kundërshtim me; në dallim nga; stand out in contrast spikat; bëjnë kontrast (ngjyrat) /-v 1. krahasoj, ballafaqoj. 2. është në kontrast, bën kontrast
    * * *
    kontrast; vë kunder

    English-Albanian dictionary > contrast

  • 4 related

    të lidhur; kanë të bëjnë me

    English-Albanian dictionary > related

  • 5 relating

    të lidhur; kanë të bëjnë me

    English-Albanian dictionary > relating

  • 6 what

    [wot, wat, hwot, hwat] adj. pron., adv., interj., conj. -adj 1. çfarë, ç'; what news did you bring? ç'lajme ke sjellë? what a house! çfarë shtëpie! 2. sa; what fools we are! sa budallenj që jemi! what a lot of people! sa shumë njerëz! 3. sa, gjithë (sa, ç'); give me what money you have më jep sa para ke; what little help she could give atë pak ndihmë që mund të jepte.
    -pron 1. çfarë; ç'; what's happened? çfarë ndodhi? what's up? si është puna? what's that? a) ç'është kjo? b) çfarë/si the? what the hell/the heck did they say? gj.fol. çfarë dreqin thanë? oh what the hell! gj.fol. punë e madhe!, në dreq letë shkojë!, e kush po pyet! I'll show them what's what ua tregoj unë qejfin atyre. 2. sa; what will it cost? sa do të kushtojë? what 5 and 5 make? sa bëjnë 5 edhe 5? 3. si; sa; ç'; po; what about a walk? ç'thua, sikur të bënim një shetitje? what for? për se?, pse? what if it rains? po sikur të bjerë shi? 4. ai/ajo që; what is done is done ajo që u bë, u bë; do what you will bë'j atë që do, bëj ç'të duash; and what is more /worse dhe për më tepër, dhe ç'është më e madhja; dhe ç'është më e keqja.
    and what not dhe s'di se çfarë, e kështu me radhë, etj; and what have you gj.fol. e kështu me radhë; etj; what for përse, pse; what if po sikur; what's what gj.fol. si qëndrojnë punët; what with si pasojë e, për shkak të.
    -adv. sa; what a good time we had! sa mirë e kaluam!
    -interj. si! what! no milk! si! s'ka qumesht?
    -conj. but what gj.fol. përveçse
    what-d'ye-call-her /him /it, what's-her /his /its-name n. gj.fol. filan; gjësend; si ithonë
    whatever [hwët'eve:] pron., adj., adv. -pron 1. çfarëdoqoftë; çfarëdo që; sado që; whatever happens çfarëdo që të ndodhë; whatever it costs, get it sado që të kushtojë, merre. 2. ajo që; do whatever you please bëj çfarë të duash; whatever suits you best ajo që të vjen më per mbarë. 3. gl.fol. çfarë, ç'dreqin; whatever do you mean? çfarë/ç'dreqin kërkon të thuash? 4. e të tjera; shoes and clothes and whatever këpucë, rroba e të tjera si këto.
    -adj. 1. çfarëdo; cilido; of whatever size i çfarëdo madhësie; whatever repairs might seem necessary çfarëdo riparimesh që mund të nevojiten; ask whatever friends you like to the party sill në mbrëmje cilindo nga miqtë e tu. 2. çfarë, ç'dreq; whatever books have you been reading? ç'dreq librash ke lexuar?
    -adv 1. sido qoftë; whatever the weather sido që të jetë koha. 2. aspak, fare; nothing whatever asgjëfare, hiçfare
    whatnot ['hwotnot] n 1. etazher. 2. gjësend. 3. të tjera; and whatnot e ç'nuk tjetër, e ku di unë se çfarë
    what's [wats, wots, hwats, hwots] = what is; what has
    whatsoever [(h)watsou'evë:] pron., adj. çfarëdo qoftë
    * * *
    ç'farë

    English-Albanian dictionary > what

  • 7 whole

    [hëul] adj.,n -adj 1. i tërë, i gjithë; the whole world e gjithë bota; wait a whole week pres plot një javë, pres një javë të tërë. 2. i plotë; whole number numër i plotë. 3. i pacenuar, i padëmtuar; i paprishur; come back whole kthehem shëndoshë e mirë; whole milk qumësht i paskremuar
    go the whole hog gj.fol. i shkoj deri në fund; nuk lë gjë pa bërë (për dikë); made out of whole cloth amer. fig. i sajuar fund e krye.
    -n 1. e tërë; the whole of Gostivar was talking about it për këtë fliste Gostivari mbarë. 2. njësi; tërësi; considered as a whole e marrë në tërësi; two halves make a whole dv gjysma bëjnë një të tërë /një njësi.
    as a whole në tërësi; on the whole a) e marrë në kompleks; b) në pjesën më të madhe, kryesisht.
    wholehearted ['hëulha:tid /'w-] adj. i çiltër; i përzemërt; i bërë me gjithë shpirt
    wholeheartedly ['hëulha:tidli /'w-] adv. me çiltërsi; përzemërsisht; me gjithë shpirt
    whole hog ['hëul hog /'w-] adj.,adv. amer. gj.fol. -adj 1. pa rezerva (përkrahje). 2. i zjarrtë (ithtar)./-adv. gjer në fund
    wholemeal ['hëulmi:l /'w-] adj 1. i pasitur. 2. me miell të pasitur, e zezë (bukë)
    wholesale ['hëulseil /'w-] n., adj., adv. -n. shitje me shumicë; at/by wholesale me shumicë./-adj 1. me shumicë; wholesale dealer/price tregtar me shumicë; çmim i shitjes me shumicë. 2. fig. sistematik, masiv; në bllok; a wholesale campaign in the press fushatë e gjithanshme në shtyp; wholesale acceptance miratim në bllok./-adv 1. me shumicë; you can get it wholesale mund ta gjesh (në shitje) me shumicë. 2. fig. në masë; në seri; në bllok; workers were being dismissed wholesale po pushoheshin punëtorë në masë
    wholesaler ['hëulseilë: /'w-] n. grosist, tregtar me shumicë
    wholesome ['hëulsëm /'w-] adj. i shëndetshëm (edhe fig.)
    wholewheat ['hëulhwi:t /'w-] adj 1. i pasitur (miell). 2. me miell të pasitur, e zezë (bukë)
    * * *
    të gjithë

    English-Albanian dictionary > whole

  • 8 letargo

    n. 1) gjumi i dimrit që bëjnë disa kafshë. 2) gjendje mosveprimi të plotë, letargji.

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > letargo

  • 9 volta

    n. 1) rend, radhë. 2) herë. 3) anë e pasme, shpinë. 4) herë; due volte cinque fa dieci - dy herë pesë bëjnë dhjetë. 5) kube, hark.

    Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese > volta

  • 10 adobe

    [ë'doubi] n 1. qerpiç; an adobe house shtëpi me qerpiç. 2. ndërtesë qerpiçi. 3. pluhur shkretëtire. ( QERPIÇ m. sh. Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë ( presin qerpiçë).)

    English-Albanian dictionary > adobe

  • 11 avail

    [ë'veil] v.,n. -v 1. ndihmon, shërben, bën punë; money doesn't avail on a desert island paratë nuk bëjnë punë në një ishull të shkretë. 2. avail oneself of kap, shfrytëzoj, përfitoj nga (rasti etj)
    -n. vlerë, dobi; of no avail pa dobi; to little avail, to no avail pa shumë dobi, më kot

    English-Albanian dictionary > avail

  • 12 blog

    [blog] bllog (Në internet, bllogu (shkurtimisht nga web - log që do të thotë veb-ditar) paraqet një veb-faqe e cila azhurohet për çdo ditë ose shumë shpesh, ka origjinë personale dhe jokomerciale, që shfrytëzon format të një ditari personal me informatat të reja në lidhje me një temë të caktuar ose sërë temash dhe që është e dedikuar për t'u lexuar nga publiku i gjërë. Informatën mund ta shkruajë pronari i veb-sajtit, ajo mund të mirret prej veb-sajteve ose burimeve tjera apo atë ta ofrojnë shfrytëzuesit. Si formë dhe përmbajtje, bllogu konsiderohet të jetë i popullarizuar sepse vizituesi e din se diçka ndryshon çdo ditë, aty ka qasje personale (e jo komerciale) dhe, në disa faqe, ekziston mundësia të bashkëpunohet me veb-faqen dhe pjesëmarrësit e saj ose t'i jepet përgjigje përmbajtes në të.
    Nga një aspekt i caktuar, veb-llogu shpesh merr edhe epitetin "ditar i kohës sonë". Në përgjithësi, bllogjet kanë të bëjnë me një apo më shumë tema për diskutim dhe pyetje, më së shpeshti tema me interest të përgjithshëm dhe kryesisht mund të kuptohen si komente individuale ose kolektive për temat që diskutohen. Veb-llogu mund të përmbajë ide të shkruara të ndonjë personi (si ditar) ose të jetë vend i hapur ku do të mund të bashkëpunojnë të gjithë. Numri më i madh i veb-llogjeve të llojit të dytë janë diskutime. Për shkak se ekziston numër i madh variacionesh në lidhje me këtë ide dhe mundet shumë lehtë që të shpiken edhe variacione tjera, me kalimin e kohës kuptimi i këtij termi mund të marrë edhe konotacione plotësuese.
    Tani për tani, veb-llogu më i popullarizuar është Slashdot.org, i cili është prodhim i programuesit dhe artistit grafik Rob Maiden dhe disa kolegëve të tij. Slashdot.org kërkon dhe vendos storje interesante që i pranon nga shfrytëzuesit, përmban linqe deri te këto rrëfime dhe udhëheq diskutimin që zhvillohet mes pjesëmarrësve. Një veb-llog tjetër shumë i njohur është ditari për urtësitë robotike i Jorn Bargerit, që në thelb paraqet një tërësi ngjarjesh të përditshme nga veb-sajte tjera. Veb-llogu librarian.net i Xhezamin Uestit është Hog ditor per gjëra që u interesojnë të punësuarëve në biblioteka, por ndoshta tërheqëse edhe per të tjerët.
    Veb-llog është emër i prodhimit softuerik nga Koreja Jugore që analizon qasjen deri te ndonjë veb-faqe (ditari i qasjeve) dhe paraqet numrin e vizitorëve, numrin e vizitave, kontrollave të bëra, faqeve më të frekuentuara, etj.
    Karakteristikat më të rëndësishme të bllogut janë forma e ditarit që ka, shënimet tipike të përditshme dhe stili joformal, si dhe fakti që paraqet numrin e vizitorëve, numrin e vizitave, kontrollave të bëra, faqeve më të vizituara, etj.
    Autori i një bllogu shpesh quhet blloger.
    Vizitoni bllog serverin www.blogger.com për të krijuar dhe punuar me bllogje.)
    "Veb-bllogu" është veb-faqe që përmban përmbajtje të shkurta të informatave, të paraqitura në formë kronologjike. Bllogu mund të ketë formën e ditarit, të jetë një faqe e re në sajt ose link për veb-faqet tjera" (Pitër Skot).
    Bllogjet (veb-bllogjet) mundësojnë hapësirë komunikimi që mësimdhënësit mund ta përdorin me nxënësit çdoherë kur programi mësimor parasheh ushtrim me shkrim, shkëmbim ideshë dhe kur duhet të jepet refleksion për aktivitetet në klasë.
    Zhvillimi i softuerit për bllogim, që nuk kërkon njohuri të html-së dhe është i thjeshtë për t'u përdorur, ka rritur jashtëzakonisht numrin e atyre që shkruajnë për satisfaksion personal dhe që përjetojnë atë faqe si vend ku mund të komunikojnë, e jo vetëm faqe për të lexuar përmbajtjet e paraqitura.
    Nga perspektiva edukative, mundësia dhe lehtësia e përdorimit të softuerit per bllogim e bën krijimim e veb-bllogjeve aktivitet klasor praktik, e poashtu shërben edhe si mjet për mësimdhënësit për të komunikuar me mësimdhënësit tjerë.
    Veb-bllogjet, një formë jashtëzakonisht e njohur e veb-publikimit, gjithashtu të njohura edhe si bllogje ose bllogim, ofron një forum të ri interesant për komunikim online. Duke mundësuar publikim të menjëhershëm dhe duke dhënë hapësirë për dialog mes autorit të tekstit dhe audiences, veb-bllogjet zgjojnë interes në sfera të ndryshme: gazetari, çështje botërore, lajme nga mjekësia, të arriturat në medicine, etj. Por, kjo akoma është një territor i ri për shumicën e mësimdhënësve.
    Mësimdhënësit duhet ta kuptojnë se si teknologjia do ta përmirësojë menaxhimin e projekteve, e gjithashtu do të hapë edhe kanale të reja për komunikim me prindërit. Është sikur të keshë një tabelë, një hapësirë që asnjëherë nuk mbushet, si dhe një sistem komunikimi që mund ta përdorësh në çdo kohë dhe në çdo vend.

    English-Albanian dictionary > blog

  • 13 Hawaii

    [hë'waii:] n. gjeog. Havai (Havai-shtet në SHBA që përbëhet nga një grup ishujsh në Oqeanin Pacifik. Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu.)
    - Polinezia përbëhet prej një numri të shumtë të ishujve të shpërndarë prej 30° të gjërësisë jugore. Përbëhet prej ishujve Havaje në veri, Qendrore në mes dhe ishujve të Shoqërisë dhe Tuamotu në jug. Ndër më të njohurit janë Ishujt Havaje.
    - Ishujt Havaje zënë pozitën veriore të Polinezisë. E përbëjnë 8 ishuj të banuar dhe një numër i madh ishujve të pabanuar. Të gjithë këta zënë një sipërfaqe prej 16,705 km2, të cilët kanë qenë të banuar me 770.000 banorë (1970); 1.100.000 (2006). Havai është ishulli më i madh e të gjithë të tjerët të këtij grupi quhen më këtë emër. Vetëm ai zë 10.414 km2 ose afro 90 për qind të tërë ishujve të këtij grupi. Malet vullkanike të Ishullit Havai ngriten mbi 4.000 m. Në pjesën veriore është vullkani i shuar Mauna Kea (Mali i Bardhë) në lartësi 4.205 m, i cili në pjesën e sipërme është e mbuluar me borë. Më në jug të këtij është vullkani aktiv Mauna Lea (Mali i Gjatë) i lartë 4.160 m, i cili për sasinë e lavës së hedhur është ndër vullkanet e parë në botë. Vetë fakti se në afërsi të këtij ishulli thellësia e oqeanit arrin 5.000 m dhe ngritja e kupës vull­kanike mbi 4.000 m lartësi tregon se sa ka qenë ky proces intensiv në formimin e maleve vullkanike prej fundit të oqeanit deri në pikën më të lartë të kupës vullkanike. Vullkani si fenomen natyror është mjaft interesant dhe tërheqës. Shumë vizitorë, që vijnë këtu, dëshirojnë ta shohin këtë dukuri të rrallë natyrore.
    - Pozita në mes të 19 e 22° të gjerësisë veriore ia përcakton një klimë të nxehtë me reshje të bollshme. Në Honolulu temperatura mesatare vjetore është 23,3 muajit më të nxehtë të gushtit 25,3 dhe muajit më të ftohtë janarit 21,3°C. Gjatë gjithë; vitit bien reshje të cilat bien 3.000 deri 6.000 mm në vjet. Këto elemente klimatike janë faktorë të rëndësishëm në paraqitjen e bimësisë së llojllojshme dhe të vrullshme.
    - Popullsia më e vjetër e këtyre ishujye janë kanakët, të cilët sot janë të përfaqësuar me një numër të vogël (90.000 banorë). Pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë të bardhët (afro 300.000 banorë).
    Një pjese të popullsisë së këtyre ishujve e perbëjnë kinezët, japonezet, filipinët dhe korejasit. Për kah numri më i madh i popujve të racës mongole dallohen japonezët.
    - Në ekonominë e ishujve bujqësia ështe veprimtaria themelore. Klima e favorshme (temperatura e lartë, lagështia e shprehur, drita e madhe) ka mundësuar ngritjen e plantacioneve të kallamit të sheqerit dhe të ananasit. Për prodhimet e ananasit Ishujt Havaje janë ndër të parët në botë, e me 1,2 milion tonë sheqer zënë vend të lartë ne ranglistën botërore. Krahas këtyre kulturave kultivohet edhe orizi, kafja dhe kauçuku. Për bukuritë natyrore që ofron ky ambient me klimë aq terheqëse, për praninë e shumë vullkaneve, shpërthimet e të cileve ofrojnë përjetime të rralla të një dukurie të jashtësakonshme natyrore, e bëjnë shumë tërheqëse për vizitorë. Vetëm në vitin 1978 e kanë vizituar afro 3,7 milionë turistë, përkatësisht sa ka pasur Greqia turistë në vitin 1977.
    - Në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij SHBA Ishujt Havaje i bënë për vete e pas Luftës së Dytë Botërore pjese të territorit të tij (1959), përkatesisht shtetin federal të 50 të SHBA. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Ishujt Havaje kanë luajtur rol të rëndesishëm si vende strategjike në brendësi të Oqeanit Paqësor.
    - Kryeqendra e këtyre ishujve ështe Honolulu (325.000 banorë) në Ishullin Oahu e vendosur në bregdetin e gjatë 16 km. Në vitin 1900 ka pasur afro 40.000 banorë e për këto shtatë decenie ka arritur të grumbullojë 325.000 e me paralagje arrin në 630.000 banorë. Shquhet për muzeun etnologjik, me eksponate shumë të rralla të popullsisë së Polinezisë. Është qendër umiversitare e themeluar qysh në vltin 1920. Rëndësi të posaçme ka observatori seizmologjik dhe magnetologjik. Hono­lulu është qendër me industrinë e sheqerit, konservimin e pemëve, peshkut, industrisë metalike dhe të anijendërtimtarisë. Me anë të këtij porti eksportohet sheqeri, ananasi, kafja e importohen prodhimet industriale, artikujt ushqimorë, makinat, nafta etj. Në perëndim të Hono­lulu shtrihet porti luftarak Perl Harbur (Pearl Harbor), nga i cili në vitin 1941 ka qenë dëmtuar shumë marina amerikane prej aviacionit japonez.

    English-Albanian dictionary > Hawaii

  • 14 search engine

    [së:ç 'enxhin ] makinë kërkimi (Kur kërkojmë ndonjë dokument, shfletuesit ua përcjellin kërkesën makinave për kërkim ( search engines ), të cilat kanë për detyrë ta gjejnë dokumentin e kërkuar dhe adresën e tij.
    - Programe më të njohura për kërkim janë:
    Yahoo (http://www. yahoo.com)
    Google (http://www.goople.com)
    Alta Vista (http://altavista.digital.com)
    Lycos (http://www.lycos.com)
    Hot Bot (http://www.hotbot. com)
    Infoseek (http://www.infoseek. com)
    Magellan (http://mckinley.com) etj.
    - Çdo vjet revista kompjuterike me renome i rangojnë këto kërkues sipas shpejtësisë së gjetjes së një dokumenti dhe mënyrat e ndryshme me të cilat vijnë deri të informatat e caktuara.
    Makinat kërkuese kërkojnë dokumentin ose dokumentet, në bazë të disa fjalëve kyçe. Ato automatikisht ndërlidhen me veb-faqet dhe i kategorizojnë përmbajtjet e tyre (bëjnë tabela për përmbajtjet e çdo faqeje të paraqitur te këto kërkues), pastaj lidhen me faqet linqet e të cilave janë gjetur dhe përsërisin procesin e njëjtë. Në këtë mënyrë serviset formojnë baza të të dhënave për veb dokumentet (dokumentet që gjenden në veb-faqet e kërkuara).
    - Për shembull, nëse doni të lexoni diçka më shumë për observatoriumin Kokino, e shënoni fjalën kyçe Kokino dhe klikoni mbi tastin Search. Do të fitoni listë të veb dokumenteve që përmbajnë këtë fjalë. Kërkuesi do t'Ju informojë se janë gjetur gjithsej 775 veb-faqe, ku përmendet fjala e kërkuar dhe se kërkimi i përfunduar është realizuar për 0,27 sekonda.
    - Ka disa mënyra se si ta/t'i shënojmë fjalën/fjalët kyçe:
    1. +Kokino +Shkup - jep listë dokumentesh që i përmbajnë të dyja fjalët,
    2. +Kokino -Shkup - jep listë dokumentesh që përmbajnë fjalën e parë, por jo të dytën,
    3. Kokino Shkup -jep listë dokumentesh që përmbajnë së paku njërën nga fjalët e shënuara,
    4. "Kokino, Shkup" -jep listë dokumentesh që përmbajnë frazën nën thojza, ashtu siç është shkruar

    English-Albanian dictionary > search engine

  • 15 stand out in contrast

    [stænd aut in 'kontræst, -tra:st] spikat; bëjnë kontrast (ngjyrat)

    English-Albanian dictionary > stand out in contrast

  • 16 two halves make a whole

    [tu: ha:vz meik ë hëul] dv gjysma bëjnë një të tërë /një njësi

    English-Albanian dictionary > two halves make a whole

См. также в других словарях:

  • Nexhmije Pagarusha — ‹ The template below (BLP IMDb refimprove) is being considered for deletion. See templates for discussion to help reach a consensus.› Nexhmije Pagarusha Born 7 May 1933 (1933 05 07) (age 78) Pagaruša (near Mališevo) …   Wikipedia

  • Nexhmije Pagarusha — (née le 7 mai 1933) est une chanteuse et actrice albanaise du Kosovo. Sommaire 1 Biographie 2 Chansons 3 Filmographie 4 Liens externes …   Wikipédia en Français

  • Tish Daija — Pas d image ? Cliquez ici. Biographie Nationalité …   Wikipédia en Français

Поделиться ссылкой на выделенное

Прямая ссылка:
Нажмите правой клавишей мыши и выберите «Копировать ссылку»